Video- Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Nga Steven W.Mosher ?American Greatness?
* Gazeta ?The New York Times? botoi të hënën një artikull me titull ?Udhëtimi në Kinë i Xho Bajdenit?. Të tre autorët e shkrimit bënë një përpjekje të qartë për të shpjeguar marrëdhëniet e gjata dhe komode të ish-zv/presidenti amerikan me Kinën komuniste.
Tani, ata sugjerojnë se Bajden është gati të sillet ashpër me Kinën. Madje edhe më ashpër se sa Trump. Në fakt Bajden ka çuar përpara interesat e Pekinit për aq kohë sa unë jam marrë me politikën e këtij vendi.
Punëtorët amerikanë, kanë paguar një kosto të madhe me kombinimin e naivitetit dhe lakmisë, që kanë karakterizuar pikëpamjet e Bajdenit mbi Kinën gjatë dekadave. Natyrisht, në fillim ishte naiviteti më vonë lakmia. Në vitet 1990, Bajden ushtroi presion dhe votoi vazhdimisht në mbrojtje të statusit tregtar të Kinës si ?kombi më i favorizuar?.
Kjo gjë garantoi që mallrat e lira të prodhuara nga Kina të vërshonin në dyqanet amerikane. Edhe më keq akoma, ai mbështeti anëtarësimin e Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë nën kushtet që favorizonin shumë gjigantin komunist.
Ky gabim, i kushtoi Shteteve të Bashkuara zhvendosjen e 60.000 fabrikave dhe 3.5 milionë vendeve të punës. Bajden i bëri që të gjitha këto, pavarësisht se e pranonte se Kina kishte një rekord ?të dënueshëm? në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe ?praktikave të padrejta tregtare?.
Por, me politikanët e vjetër, duhet të shkosh përtej retorikës, për të parë se çfarë bëjnë ata në të vërtetë. Veprimet e Bajdenit në lidhje me Pekinin, padyshim që i kanë sjellë dobi Kinës dhe vitet e fundit edhe familjes së tij. Një përjashtim në agjendën e tij ?Made in China?, është mbështetja e tij ndaj Radios Azia e Lirë.
Mbrojtësit e kandidatit demokrat, pretendojnë se ai ishte i dobishëm në krijimin e një rrjeti mediatik të financuar nga SHBA për të promovuar vlerat demokratike brenda Kinës. Pastaj ishte debati në shtatorin e vitit 2000, mbi dhënien ose jo Kinës të statusit të përhershëm të ?kombit më të favorizuar?.
Ata nga ne që kundërshtuan idenë, argumentuan se dominanca e SHBA-së mbi Kinën në aspektin tregtar, i jepte Uashingtonit fuqinë e nevojshme për të mbajtur nën kontroll sjelljen e keqe të Kinës brenda dhe jashtë vendit. Megjithatë, Bajden votoi pro për t`i dhënë Kinës statusin e përhershëm të kombit më të favorizuar.
Ai vazhdoi ta mbështeste pranimin e Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë. Në fillim ai rrëzoi mitin se ngritja e Kinës ishte jo vetëm e pashmangshme, por se Shtetet e Bashkuara duhet ta mirëprisnin një gjë të tillë. Në fakt, ai e ka kaluar pjesën më të madhe të çerekshekullit të fundit në përpjekje për të bindur Uashingtonin se një Kinë në rritje ?është një zhvillim tepër pozitiv jo vetëm për Kinën, por edhe për SHBA-në dhe pjesën tjetër të botës?. Në postin e zv/presidentit, ai shtoi përpjekjet për të mundësuar rritjen e Kinës.
Në majin e vitit 2013 ai ndihmoi në miratimin e një ?memorandumi mirëkuptimi? me Republikën Popullore të Kinës, për përjashtimin e korporatave kineze nga statutet dhe rregulloret e letrave me vlerë të SHBA-së.
Kjo do të thoshte që Partia Komuniste Kineze mund të mblidhte triliona dollarë nga borxhet dhe tregjet tona të kapitalit me kushte preferenciale, duke iu dhënë atyre avantazh ndaj kompanive amerikane. Ndër të tjera, ky memorandum i përjashtoi kompanitë kineze të listuara në bursat amerikane nga auditimet e pavarura, duke i lejuar ato të vazhdojnë të mbledhin miliarda nga investitorët amerikanë.
Rekordi i Bajden mbi çështjet e sigurisë në Azi është po aq mbresëlënës. Si zv/president, ai kishte për detyrë të siguronte aleatët tanë në rajon, dhe të kundërshtonte qasjen agresive ushtarake të Kinës. Sidoqoftë ndërsa Kina militarizoi Detin e Kinës Jugore dhe provokoi fqinjët më të vegjël si Filipinet dhe Vietnami për të pranuar pretendimet e saj, reagimi i Bajden ishte i dobët.
Në dhjetorin vitit 2013 ai mori me veten djalin e tij Hanter gjatë vizitës që zhvilloi në Pekin. Dhjetë ditë më vonë, Rosemont Seneca Partners, kompania e Hanter Biden, nënshkroi një marrëveshje prej 1 miliardë dollarë me qeverinë kineze, që më vonë u rrit në 1.5 miliard dollarë.
Bajden ende pretendon se ?Kina nuk është armikja jonë?. E pse ai mund t?i japë fund tarifave të presidentit Trump ndaj Kinës, pa marrë asgjë në këmbim për Shtetet e Bashkuara? Pse nuk e konsideron Kinën përgjegjëse për lëshimin e koronavirusit në botë, por në mënyrë absurde po përpiqet ta fajësojë Trumpin për pandeminë?
Ndërsa po i afrohemi zgjedhjeve të nëntorit, Bajden ka nisur më në fund të denoncojë me kujdes Kinën si një ?diktaturë?. Kjo është si ta quash ?një fllad ere? një uragan të Kategorisë 5. Tirania e teknologjisë së lartë që po e dominon popullin kinez – dhe ëndërron të shtrijë tentakulat e saj në mbarë botën – është si asnjë kundërshtar tjetër që ka hasur me herët Shtetet e Bashkuara.
Partia Komuniste Kineze, si të gjitha partitë komuniste, është një parti e luftës. Ajo është e organizuar përgjatë linjave ushtarake, dhe është në thelb ekspansioniste. Udhëheqësit e saj e kanë kuptuar prej kohësh se ekzistojnë ndryshime të papajtueshme midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, midis ?socializmit me tipare kineze?, dhe demokracisë së tregut të lirë, dhe midis rendit aktual ndërkombëtar të dominuar nga SHBA-së dhe atij kinocentrik me të cilin Pekini shpreson që ta zëvendësojë.
Kjo do të thotë se s?ka asnjë skenar të favorshëm që përfshin Amerikën demokratike dhe Kinën Komuniste. Mes tyre ka vetëm armëpushime të përkohshme. Lufta e re e Ftohtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës është një lojë me shumë zero, e cila do të marrë fund vetëm kur njëri sistem të triumfojë me vendosmëri mbi tjetrin.
Presidenti Trump, e kupton këtë gjë. Ndërsa Bajdeni jo, për arsye që përfshijnë si bizneset e djalit të tij Hanter, por edhe të krahut të majtë të partisë së tij. Në vend të kësaj, ai po përpiqet të zbusë tensionet aktuale me Kinën, me synim rivendosjen e statuskuosë së vjetër, që e favorizoi aq shumë Kinën, për të mos përmendur pasurimin e madh të familjes Bajden.
Pakkush u habit kur Drejtori Kombëtar i Kundërzbulimit dhe Sigurisë, Uilliam Evanina deklaroi në gusht se Kina po punon për të ndihmuar në fitoren e Bajdenit në nëntor. Ish-zv/presidenti u përpoq që të tallej me raportin. Por kërcënimi që paraqet Kina nuk është për të qeshur, sidomos nëse një kandidat i kompromentuar si Bajden fiton zgjedhjet./ Përshtatur nga CNA.al
Ndërsa e gjejmë veten të zënë me rutinat tona të përditshme,...
11 shtatori 2001 është një pikë kthese në historinë e Amerik...
Nga Russell A.Berman “National Interest”Presidenti amerikan ...
Kur gjermanët rrethuan Leningradin (sot Shën Petersburg) më ...
Kampi më i madh i refugjatëve në ishullin grek Lesbos u dogj...
Në këto kohë pandemie, janë të shumta lajmet mbi njerëzit sh...
Miliona nxënës dhe studentë të universitetit janë rikthyer s...
Kur evropianët nisën të lundronin për herë të parë përtej Oq...
Në mbarë botën, mbi 1.5 miliardë fëmijë dhe të rinj u privua...
Nga Paul Roderick Gregory “The Hill”* Vladimir Putin, është ...
Një studim i botuar së fundmi, vëren se hëna po “ndryshket”...
Ligjet që rregullojnë përdorimin e gazit lotsjellës nga ana ...
“Një fustan martese, përfaqëson shumë më tepër sesa thjesht ...
Ndërsa viti shkollor po fillon në mesin e një pandemie globa...
Nga Ryan C.Berg & Ivana Stradner “American Enterprise Instit...
Nga Curtis Ellis “American Greatness”* Një raporti i ri i Pe...
Ndërsa të gjithë në shkollë kemi mësuar shumë gjëra mbi mons...
Maria Branias, 113-vjeçe, që besohet se është aktualisht gru...
Nga Gabriel Gavin ” Reaction”Kinës i njihet shpesh merita se...
Nga Patricia Ortega Dolz “El Pais”Nuk ishte një rastësi që p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...