Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Kur gjermanët rrethuan Leningradin (sot Shën Petersburg) më 8 shtator 1941, ata planifikuan të shkaktonin ngrirjen dhe vdekjen e banorëve nga uria. Por ata nuk e kishin e idenë se çfarë tmerresh do të ishin të gatshëm të duronin sovjetikët pa u dorëzuar. Rrethimi hyri në histori si një nga më të gjatët por edhe më vdekjeprurësit. Ja cilat janë disa nga faktet me rrëqethëse të atij rrethimi.
Numri i të vdekurve i kaloi 1 milionë
Numri i të vdekurve nga Rrethimi i Leningradit, varion diku midis 600.000 deri në 2.000.000 njerëz, por shumica e studiuesve flasin për rreth 1.500.000 të vdekur. Shumë nga vdekjet ndodhën për shkak të urisë dhe ngrirjes nga të ftohtit.
Shumë të tjerë u vranë nga bombardimet e vazhdueshme të gjermanëve. Pati 3 përpjekje për të evakuuar Leningradin, teksa nga 3 milionë banorë vetëm 1.4 milionë, kryesisht gra dhe fëmijë ia dolën të largohen gjatë 3 fazave gjatë viteve 1941-1942.
Uria e madhe solli shumë raste kanibalizmi
Qyteti nuk ishte i përgatitur për një rrethim të gjatë. Ai kishte furnizime vetëm për 1 deri në 2 muaj, prandaj racionimi i ushqimit nisi që para se të fillonte rrethimi më 8 shtator 1941. Por qyteti i ishte nënshtruar bombardime të mëdha që nga muajit gusht të cilat shkatërruar shumë nga magazinat me furnizimet ushqimore.
Në nëntor 1941, racioni ditor ishte 250 gramë bukë në ditë për punëtorët e krahut dhe 150 gram për të gjithë civilët e tjerë. Buka bëhej me atë pak drithë që mund të gjendej, dhe pastaj përzihej me tallash ose mbushës të tjerë për ta bërë bukën të dukej e fryrë, edhe nëse nuk kishte vlera ushqyese.
Ndërkohë në fillimin e vitit 1942 qytetarët ishin shumë të dëshpëruar për ushqim. 125 gramët e bukës nuk ishin të mjaftueshme për t?i mbijetuar temperaturave tejet të ulëta nën zero gradë. Ndaj pati raporte të shumta për njerëz që hanin trupat e atyre që kishin vdekur nga uria ose më keq, vrasjen e qëllimtë të njerëzve për t?i ngrënë.
Dënimi për vjedhjen e ushqimit ishte vdekja
Kur ushqimi filloi të pakësohej dhe uria po bëhej e shfrenuar, vjedhja e ushqimit u bë më se e zakonshme. Bandat e hajdutëve endeshin rrugëve për të vjedhur tollonat e racionit ose ushqime të ndryshme. Policia u përpoq të vendoste disi rregull, ndërsa ata që u kapën u përballën me dënime të ashpra deri dhe me vdekje.
Autorët më të zakonshëm ishin shoferët e kamionëve që transportonin ushqimet. Dënime kishte edhe për ata që kapeshin me akte kanibalizmi. Të gjithë ata që besohej se ishin përfshirë në kanibalizëm u përballën me akuza penale dhe disa u dënuan me vdekje.
Libra dhe veprat e artit u dogjën si dru zjarri për t?u ngrohur dimrit
Dimri i vitit 1941 ishte dimri i vështiri i rrethimit. Temperaturat ranë nën -40 gradë Celcius. Njerëzit nisën të digjnin gjithçka që kishin në shtëpi për t?u ngrohur, nga raftet tek mobiliet, rrobat. Pasi i mbaruan ato iu kthyen librave në bibliotekat e tyre dhe veprat e artit që ndereshin nëpër muret e shtëpisë. Ndërkohë bombardimet shkatërruan muzetë. Nazistët plaçkitën dhe vandalizuan atë që mundën, edhe kur punonjësit e muzeumeve u përpoqën të fshihnin ndonjë vepër të çmuar arti.
Hitleri donte që të gjithë qytetarët e Leningradit të vdisnin urie
Hitleri kishte një plan për Leningradin, të cilin e kishte analizuar me ekspertë. Ai besonte se Leningradi do të ishte shumë i vështirë për t?u pushtuar me një betejë normale. Kështu hartoi planin për të rrethuar qytetin dhe për ta shfarosur atë nga uria. Dyqanet e ushqimit ishin në shënjestër të bombardimeve, si dhe çdo përpjekje për të futur ushqime në qytet.
Ekspertët e Hitlerit llogaritën sa do të zgjaste ushqimi në qytet, dhe e siguruan Hitlerin se Leningradi do të ngordhte vetë brenda disa javësh. Ditarët nga gjeneralët e tij, zbuluan më vonë se plani ishte ta linte popullsinë të vdiste nga uria, dhe ta rrënonte deri në themel qytetin historik rus.
Drejtuesit e qytetit u arrestuan dhe u ekzekutuan pas rrethimit
Drejtuesit e qytetit u përpoqën gjatë gjithë rrethimit, jo vetëm të mbanin njerëzit gjallë, por edhe të garantonin funksionimin e fabrikave të prodhimit të municioneve, si dhe ruajtjen e rendit publik. Por kjo mjaftoi për të kënaqur KGB-në dhe Ushtrinë e Kuqe.
Këto të fundit u ankuan se disa udhëheqës nuk kontaktonin shpesh me Moskën, apo se i kishin tradhtuar qytetarët e Leningradit. Në vitin 1949 disa nga këta zyrtarë u arrestuan me akuza të trilluara dhe pas disa gjyqeve sekrete u dënuan me vdekje. Rreth 2.000 anëtarë të tjerë të partisë komuniste në Leningradit u burgosën ose u internuan.
Katër vagona trenash të mbushura me mace, u çuan aty për t?u konsumuar nga banorët
Kur u dërguan në fillim me tren ato nuk ishin menduar si ushqim, por për të kursyer ushqimin e pakët që kishte qyteti. Numri i madh i kufomave shtoi shumë numrin e minjve që po dëmtonin shumë furnizimet me ushqime. Kur rrethimi u ça në vitin 1944, 4 vagonë me mace u dërguan në Leningrad. Disa prej tyre u lëshuan në rrugë, të tjerat u shpërndanë për t?u ngrënë./ historycollection.com–Përshtatur nga CNA.al
Kampi më i madh i refugjatëve në ishullin grek Lesbos u dogj...
Në këto kohë pandemie, janë të shumta lajmet mbi njerëzit sh...
Miliona nxënës dhe studentë të universitetit janë rikthyer s...
Kur evropianët nisën të lundronin për herë të parë përtej Oq...
Në mbarë botën, mbi 1.5 miliardë fëmijë dhe të rinj u privua...
Nga Paul Roderick Gregory “The Hill”* Vladimir Putin, është ...
Një studim i botuar së fundmi, vëren se hëna po “ndryshket”...
Ligjet që rregullojnë përdorimin e gazit lotsjellës nga ana ...
“Një fustan martese, përfaqëson shumë më tepër sesa thjesht ...
Ndërsa viti shkollor po fillon në mesin e një pandemie globa...
Nga Ryan C.Berg & Ivana Stradner “American Enterprise Instit...
Nga Curtis Ellis “American Greatness”* Një raporti i ri i Pe...
Ndërsa të gjithë në shkollë kemi mësuar shumë gjëra mbi mons...
Maria Branias, 113-vjeçe, që besohet se është aktualisht gru...
Nga Gabriel Gavin ” Reaction”Kinës i njihet shpesh merita se...
Nga Patricia Ortega Dolz “El Pais”Nuk ishte një rastësi që p...
Nga Terry Glavin “National Post”Tani që regjimi i diktatorit...
Nga James Stavridis “Bloomberg”Si një greko-amerikan që kam ...
Sot shumë njerëz besojnë se alkimia është një degë e pseudos...
Për këtë armë, ia vlen çdo aspekt i frazës “armë e shkatërri...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...