Pesë mënyrat sesi sulmet e 11 shtatorit 2001 e ndryshuan Amerikën
11 shtatori 2001 është një pikë kthese në historinë e Amerik...
Ndërsa e gjejmë veten të zënë me rutinat tona të përditshme, është e lehtë të harrojmë se sa magjepsëse është në të vërtetë bota në të cilën jetojmë. Ne harrojmë të gjitha vendet misterioze dhe gjërat e pabesueshme që presin të eksplorohen.
Pyje të errët ogurzinj, qytete të braktisura, spitale të shkretuara, dhe çudira të tjera janë praktikisht kudo. Dhe pavarësisht sesa larg apo pranë mund të jenë, dhe si vende ku vetëm pak njerëz guxojnë të shkojnë, disa aventurierë në mbarë globin janë të gatshëm të pasurojnë përvojën e jetës së tyre.
Por ka disa që edhe aventuristi më i marrë do ta kishte problem të shkonte. Vende të cilat, nëse i vizitoni, mund t?iu çojnë në burg, apo më keq akoma drejt vdekjes. Nga spitalet e dikurshme psikiatrike tek shpellat sekrete dhe ishujt e tejmbushur me gjarpërinj, ja cilët janë disa prej destinacioneve më të frikshme sot në botë.
Povelja (Itali)
Ky ishull i vogël i ndodhur në zemër të Lagunës Veneciane, midis Venecias dhe Lidos, ka qenë herë pas here i pabanuar gjatë gjithë historisë. Në fundin e shekullit XVIII-të dhe fillimin e XIX-të, Povelja u përdor si një stacion karantine për udhëtarët e detit të dyshuar se bartnin sëmundje të ndryshme, ndërsa në vitin 1922 u shndërrua në një spital psikiatrik. Besohet se gjatë atyre viteve, pacientët e shtruar në spital iu nënshtruan eksperimenteve dhe torturave të ndryshme, derisa një mjek u vetëvra duke u hedhur nga godina kryesore.
Në vitin 1968 spitali u mbyll, dhe më pas ishulli u braktis. Një tabelë e gdhendur me shkronjat ?Reparto Psichiatria? varet ende në muret e spitalit përgjatë kambanoreve, që është edhe një nga disa prej ndërtesave të mbijetuara në ishull. Ishulli është për momentin një zonë me qasje të kufizuar, pasi qeveria italiane synon t?ia shesë pronën ofertuesit më të lartë për shndërrimin e strukturave aktuale në një hotel luksoz.
Ishulli i Sentinelit Verior (Arkipelagu Andaman)
Në Gjirin e Bengalit, ekziston një ishull ku koha ka ndalur, dhe ku banorët vendas janë të gatshëm të vrasin këdo që përpiqet të shkelë në tokën e tyre. Thuhet se fisi sentinelez që jeton në Ishullin Sentinelit Verior në Arkipelagun Andaman, nuk ka fare kontakte me botën e jashtme.
Ai nuk e njeh se çfarë është bujqësia, dhe jeton ende me gjueti si njerëzit e tjerë në Epokën e Gurit. Shumë studiues janë përpjekur të vendosin kontakte dhe të komunikojnë me fisin, por çdo herë ata refuzohen me dhunë. Duket sikur banorët e ishullit hezitojnë të kenë çfarëdolloj lidhje me botën e jashtme dhe duan të lihen rehat në botën e tyre. Përveç disa udhëtimeve të izoluara antropologjike, kushdo që guxon të kapërcejë bregun e detit qëllohet me shigjeta.
Banka botërore e Farërave Svalbard (Norvegji)
Ajo gjendet 119 metra poshtë një mali ranor në ishullin Spitsbergen. Pa asnjë aktivitet tektonik dhe me një klimë të acartë gjatë gjithë kohës përreth objektit, Spitsbergen është klima ideale për 1.750 depozitat e farërave nga e gjithë bota dhe mostrat e tyre të rralla të çmuara që janë mbledhur ndër dekada.
Farërat po mbahen në dhoma në temperaturë -18 gradë Celcius larg civilizimit, larg luftës. Pra edhe nëse ndodh apokalipsi, atje ato të mbijetojnë për shkak të mjedisit të ftohtë që do të parandalojë plakjen e farave. Nëse nuk jeni studiues i pajisur me një leje të veçantë apo pronar i njërës prej depozitave, nuk lejoheni kurrsesi të hyni në këtë objekt.
Ilha da Queimada Grande (Brazil) – Ishulli i Gjarpërinjve
Në këtë pjesë të mrekullueshme, por plotësisht të braktisur të pyjeve të shiut në Oqeanin Atlantik, buzë brigjeve të Brazilit, gjendet habitati i njërit prej gjarpërinjve më vdekjeprurës Bothrops Insularis ose Nepërka e Artë.
Mijëra nga këto nepërka kanë mbetur të bllokuara në Ilha da Queimada Grande disa shekuj më parë kur nivelet e detit u rritën, dhe e mbuluan tokën që bashkonte ishullin me kontinentin. Më vonë njerëzit u larguan tërësisht nga ishulli, dhe pa praninë e njerëzve popullata e gjarpërinj u shtua me shpejtësi, duke e shndërruar ishullin në ?mbretërinë? e tyre vdekjeprurëse.
Tani aty ka një gjarpër për çdo 1 metër katror të ishullit. Qeveria braziliane vendosi disa vite më parë ta mbyllë vendin për çdo vizitor i zakonshëm, përveçse për qëllime të veçanta shkencore. Një far i ndërtuar në ishull në vitin 1909 shërben si paralajmërim për anijet e bllokuara dhe për këdo që nuk është i informuar.
Shpellat Lasko (Francë)
Disa nga pikturat më të bukura prehistorike në historinë e njerëzimit dhe që datojnë para 32.000 vjetësh u zbuluan më 12 shtator 1940, nga 18 vjeçari Marsel Ravidat i cili e zbuloi rastësisht hyrjen e shpellave. Ato u hapën për publikun e gjerë në vitin 1948, duke i dhënë mundësi vizitorëve të vëzhgonin pikturat e ndryshme murale, përfshirë ?Sallën e Demave?, ?Shtegun?, ?Boshti?, ?Bucela?, ?Dhoma e tigrave?.
Por kjo shkaktoi jo pak dëme pasi dioksidi i karbonit, nxehtësia dhe lagështia e prodhuar nga 1.200 vizitorë e përditshëm i dëmtoi pikturat. Në vitin 1963, Shpellat Lasko u mbyllën për publikun, ndërsa pikturat e lashta u restauruan plotësisht.
Regjisori i mirënjohur gjerman Verner Herzog u lejua përmes një leje të veçantë nga Ministri Francez i Kulturës që të hyjë në shpellë dhe për të xhiruar dokumentarin e tij të vitit 2010, ?Shpella e ëndrrave të harruara?. Ai dhe ekipi i tij u lejuan të hyjnë vetëm për 6 ditë nga 4 orë në secilin rast./ thevintagenews.com–Përshtatur nga CNA.al
11 shtatori 2001 është një pikë kthese në historinë e Amerik...
Nga Russell A.Berman “National Interest”Presidenti amerikan ...
Kur gjermanët rrethuan Leningradin (sot Shën Petersburg) më ...
Kampi më i madh i refugjatëve në ishullin grek Lesbos u dogj...
Në këto kohë pandemie, janë të shumta lajmet mbi njerëzit sh...
Miliona nxënës dhe studentë të universitetit janë rikthyer s...
Kur evropianët nisën të lundronin për herë të parë përtej Oq...
Në mbarë botën, mbi 1.5 miliardë fëmijë dhe të rinj u privua...
Nga Paul Roderick Gregory “The Hill”* Vladimir Putin, është ...
Një studim i botuar së fundmi, vëren se hëna po “ndryshket”...
Ligjet që rregullojnë përdorimin e gazit lotsjellës nga ana ...
“Një fustan martese, përfaqëson shumë më tepër sesa thjesht ...
Ndërsa viti shkollor po fillon në mesin e një pandemie globa...
Nga Ryan C.Berg & Ivana Stradner “American Enterprise Instit...
Nga Curtis Ellis “American Greatness”* Një raporti i ri i Pe...
Ndërsa të gjithë në shkollë kemi mësuar shumë gjëra mbi mons...
Maria Branias, 113-vjeçe, që besohet se është aktualisht gru...
Nga Gabriel Gavin ” Reaction”Kinës i njihet shpesh merita se...
Nga Patricia Ortega Dolz “El Pais”Nuk ishte një rastësi që p...
Nga Terry Glavin “National Post”Tani që regjimi i diktatorit...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...