Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Nga Danielle Pletka ?The Washington Post?
Në vitin 2016, nuk mendova në asnjë moment të votoja për Donald Trumpin. Sjellja e tij arrogante më dukej si degradimi më i keq i politikës amerikane. Por në vitin 2020, unë mund të detyrohem të votoj për të.
Më dëgjoni. Unë nuk kam shumë nevojë të parashtroj këtu rezervat e mia ndaj Trumpit, postimet e tij agresive në rrjetet sociale, mendjemadhësinë e tij kronike dhe vrazhdësinë që karakterizon në përgjithësi sjelljen e tij.
Gjatë 4 viteve të fundit, si një njollë nafte që bën pis të gjitha ato që prek, vetë Trump ka arritur të errësojë arritjet më thelbësore të administratës së tij, si fokusimi i vëmendjes së botës tek kërcënimi që paraqet Kina për sigurinë globale, dhe për ndërmjetësimin e një epoke të re të paqes në Lindjen e Mesme.
Unë kam frikë nga vendimmarrja kaotike, e diktuar nga personaliteti i vetë Trump. Përbuzja e tij ndaj NATO-s është alarmante, ashtu si dhe lajthitja e tij se ai mund të mbajë nën kontroll udhëheqësit autoritarë. Unë nuk dyshoj se padurimi i tij për të tërhequr trupat amerikane nga misionet e tyre në vende të tilla si Afganistani dhe Iraku, do të inkurajojë konfliktet dhe terrorizmin.
Dhe shqetësohem se qëndrimi i tij çuditërisht izolacionist ndaj tregtisë ndërkombëtare, do ta dëmtojë ekonominë e SHBA-së, dhe do të shpërbëjë mekanizmat tregtarë globalë që gjatë gjysmëshekullit të kaluar i kanë sjellë botës një prosperitet të mahnitshëm, duke nxjerrë qindra miliona njerëz nga varfëria ekstreme.
Por nga ana tjetër unë u trembem akoma më shumë ekstremistëve të së majtës brenda Partisë Demokratike. E nga çfarë duhet të frikësohemi? Unë druhem se ish-zv/presidenti Xho Bajden do të ishte një president lolo, sa për figurë, i paaftë për t?u fokusuar në detyrat e tij dhe për të udhëhequr, një presidenti që do ta drejtonte presidencën me teleprompter, me fjalimet e hartuara nga ideologët e majtë të partisë së tij.
Unë kam frikë se një Kongres dhe Senat i kontrolluar nga demokratët – një skenar thuajse i sigurt nëse Bajden fiton në nëntor – do të shënonte fillimin e një sulmi ndaj institucioneve që ruajnë demokracinë e vogël.
Këtu mund të përfshihen krijimi i një bashkimi qeveri-parlament me një pushtet të pakufizuar politik; një rritje e numrit të vendeve në Gjykatën e Lartë për të siguruar një super-shumicë liberale; miratimi i masave shkatërruese ekonomike siç është Marrëveshja e Re e Gjelbër; shtetëzimi i kujdesit shëndetësor; çmontimi i kufijve të SHBA-së, dhe zbatimi i masave të frymëzuara nga socialistët, të gjitha këto do të shkatërronin një ekonomi që duhet ende ta marrë veten nga mbyllja për shkak të pandemisë.
Unë kam frikë nga përhapja e zakoneve progresive që po depërtojnë gjithnjë e më shumë në gazeta, programet mësimore të fëmijëve të mi dhe qeverinë time lokale. Unë kam frikë nga bullistët që mendojnë se përfaqësojnë virtytin, të cilët gjithnjë e më shumë po përpiqen të dominojnë ose heshtin ligjërimin publik.
Dhe që i inkurajojnë fëmijët e mi të mendojnë, se të qenit të bardhë është diçka thelbësisht e keqe, dhe se establishmenti i Amerikës është i ngjashëm me mëkatin origjinal. Ndërkohë, kam frikë edhe nga vetë-censura në rritje që po dikton çdo qëndrim të shumë njerëzve.
Të majtët e shohin çdo zgjedhje personale – nga recetat tek stili i flokëve – përmes prizmave të tyre të shtrembëruar të politikës dhe kulturës. Një Uashington i drejtuar plotësisht nga Demokratët, i nxitur nga aleatët e progresistëve në media, pa dyshim që vetëm sa do t?i përshpejtonte këto prirje.
As qasja e Bajden ndaj çështjes së sigurisë kombëtare nuk është më pak shqetësuese. Ndërsa ai premton një ndryshim të mirëpritur të aleancave të SHBA, Bajden ashtu si Trump, do që të tërheqë trupat tona nga Lindja e Mesme dhe Azia e Jugut.
Më keq akoma, ai do të shkurtojë shpenzimet në fushën e mbrojtjes, dhe ka të ngjarë të rinovojë lidhjen e gabuar të dashurisë së administratës Obama me tiranët e Iranit. Pastaj është armiqësia e Partisë Demokratike ndaj shtetit të Izraelit. Mbështetësit e Bajden do të bërtasin me të madhe se historia e kandidatit të tyre është shumë pro-Izraelit.
Por si president, a do të ishte ai aq i fortë sa t?i rezistonte mbështetjes më pak të zjarrtë të Partisë së re Demokratike ndaj shtetit hebre? A ka probleme në të djathtë, me fanatikët e tmerrshëm në të njëjtin nivel me protestuesit e dhunshëm, që kohët e fundit kanë shkaktuar dëme të papara në shumë qytete dhe biznese në SHBA?
Sigurisht që po. Këta racistë që bredhin nëpër rrugë me armë, kanë marrë inkurajimin e heshtur nga Trump. Por ato nuk përfaqësojnë rrymën kryesore të Partisë Republikane, apo bazën më të gjerë të anëtarëve të kësaj partie.
Një vit më parë, mendova se Partia Demokratike ishte e izoluar nga e majta ekstreme. Por sot nuk mendoj kështu. Pasi mendimi i partisë sot drejtohet nga senatorët Berni Sanders, Elizabet Uorren, Aleksandria Okasio-Kortez, dhe Rashida Tlaib, që dikur ishin në periferinë e politikës së brendshme të PD.
Me Donald Trump, unë e di se çfarë po marr. Për mirë apo keq, ai e drejton administratën e tij. Unë shqetësohem më shumë për paaftësinë dhe lëkundjet e tij, sesa për çdo tendencë diktatoriale.
Por nga ana tjetër, unë jam gjithnjë e më e bindur se ajo që shoh tek Xho Bajden, të cilin e kam takuar për herë të parë në vitin 1992, dhe që e besoj se është një njeri i mirë, do të ishte thjesht fasada e një administrate, e mbështetur plotësisht nga Senati dhe Kongresit, me një axhendë që do të dëmtonte seriozisht SHBA-në.
Ekstremizmi gërryes i krahut të majtë, do të ishte një gangrenë për kombin. Pavarësisht gjithë të metave të tij, Trump mund të jetë një digë midis demokracisë sonë të papërsosur, dhe tiranisë së të majtës së ringjallur./ CNA.al
Nga Dalibor Rohac “American Interest”Pas Luftës së Dytë Botë...
Një raport i OKB-së thekson, se më të varfrit dhe refugjatët...
Në vjeshtë, katolikët dhe disa kisha të tjera të krishtera f...
Nga William ParkVënia e rripit të sigurimit në makinë apo mb...
Nga Adam O’Neal “The Wall Street Journal”Nëse Italia do të m...
Nga Andrew A.Michta “The Wall Street Journal”Një nga hilet q...
“Der Spiegel”* Shahrzadi ia doli. Ajo arriti t’u shpëtonte f...
Nga Lee Edwards “Nationl Riview”* Kur kongresmenet e ekstrem...
Nga Jana Tsoneva “Al Jazeera”Më 2 shtator, protestat 2-mujor...
Në shumë raste në të dyja luftërat botërore, vetëm pamja e n...
Nga Sebastian Gorka “American Greatness”E mbani mend ISIS-in...
Nga Etienne Lefebvre “Les Echos”Ajo që ndodhi ishte një zbri...
Në kohën e këtij shkrimi, faqja “worldometer” e statistikave...
Deri më tani e dimë, që koronavirusi i ri sulmon jo vetëm mu...
Nga Lindsey Kennedy & Nathan Paul Southern “Foreign Policy”*...
Nga Steven W.Mosher “American Greatness”* Gazeta “The New Yo...
Ndërsa e gjejmë veten të zënë me rutinat tona të përditshme,...
11 shtatori 2001 është një pikë kthese në historinë e Amerik...
Nga Russell A.Berman “National Interest”Presidenti amerikan ...
Kur gjermanët rrethuan Leningradin (sot Shën Petersburg) më ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...