web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekreti i një jete të gjatë? Një dush i ngrohtë dhe sjellja e mirë me të tjerët

20 Shtator 2020, 06:27, Blog CNA

Nëse keni menduar se një jetë e shëndetshme do të thotë seanca të pafundme stërvitore në palestër, dhe një diete ekstreme me lakër jeshile dhe spirulinë, mendojeni sërish. Studimet më të fundit, kanë treguar se çelësi për të pasur një jetë të gjatë dhe të lumtur, ka të bëjë me kalimin e kohës me miqtë dhe familjen, po aq sa edhe me dietën dhe ushtrimet fizike.

?Ekziston një lidhje e fortë biologjike, midis jetës sonë sociale dhe shëndetit?- thotë ekspertja Marta Zaraska.?Dhe arsyeja për këtë, është se ne kemi evoluar në këtë mënyrë pasi jemi një specie shoqërore.Ashtu si shimpanzetë, kushërinjtë tanë, ne funksionojmë më mirë kur jemi të rrethuar nga të tjerët?- thotë ajo.

Marta beson se kur është fjala për shëndetin, ne jemi bërë shumë të ndërvarur nga rregullimet e shpejta të gjërave.?Ne jemi një shoqëri që i pëlqen zgjidhjet e lehta, dhe pilulat janë perfekte për këtë gjë. Ju gëlltisni disa prej tyre, dhe papritmas si për mrekulli besoni se do jetoni më gjatë ose se do jeni më të shëndetshëm. Mjerisht ky është një iluzion, nuk ka asnjë pilulë që bën mrekulli?- nënvizon ajo.
Por duke u fokusuar në jetën tonë sociale, ne jo vetëm që mund të jetojmë më gjatë por edhe të jemi më të lumtur. ?Përfitimet afatgjata mbi shëndetit tuaj përmes miqësisë, optimizmit dhe mirësisë, janë shumë më shpërblyese pasi ato ju bëjnë më të lumtur.Është më e këndshme, sesa të konsumosh suplemente, apo të zbatosh dieta të ndryshme?- vijon më tej ekspertja.Ja cilat janë sipas kësaj, këshillat kryesore për të pasur një jetë të gjatë dhe të lumtur:

Telefonojini një miku

Këto kohë, ne përdorim shpesh mesazhet me tekst apo media sociale për t?u lidhur me të tjerët.Por bisedat telefonike, janë ato që mund ta forcojnë shëndetin tonë.Kjo pasi kur dëgjojmë zërin e një personi të dashur, trupi ynë çliron hormonin oksitocinë – shpesh i njohur si hormoni i dashurisë – në sasi më të mëdha, sesa kur ne shkruajmë apo përdorim mediat sociale.

Bëni një dush të ngrohtë

Vetmia nuk është vetëm e pakëndshme, por ajo shton gjithashtu rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.Por nëse shoqërimi me të tjerët është i vështirë, sidomos tani në kohën e pandemisë, ka disa gjëra që mund të bëni për t?u ndjerë më të lidhur.Hulumtimet tregojnë se bërja e një dushi të ngrohtë, mund të aktivizojë një pjesë të trurit të quajtur insula, e cila lidhet me ndjenjën e lidhjes shoqërore.

Bëhuni një fqinj i mirë

Mirësia ka një ndikim të mahnitshëm tek mirëqenia.Të qenit një njeri i mirë, mund të ulë presionin e gjakut.Ka shumë mënyra për të qenë të sjellshëm me të tjerët.Për shembull, pse të mos piqni disa biskota për fqinjin tuaj, apo të ndihmoni të bëjë blerje në internet dikë që ka nuk ka shumë njohuri në këtë fushë?

Përqafoni të dashurit tuaj të zemrës

Dihet se të kesh një gamë të larmishme bakteresh në zorrë, e forcon shëndetin, nga tretja e ushqimit dhe luftimi i sëmundjeve, deri tek parandalimi i depresionit.Ushqimet e fermentuara si kosi, dihet se përmirësojnë larminë e baktereve të zorrëve. Por a e dini se kontakti me të tjerët mund të jetë po aq i dobishëm? Kjo sepse teksa përqafohen njerëzit, ata shkëmbejnë mikrobe midis tyre.Prandaj përqafojini ata që ndodhen më pranë jush.

Kaloni kohë me të dashurit tuaj

Kalimi i kohës me njerëzit tanë më të dashur nuk na bën vetëm më të lumtur, por mund të na ndihmojë të jetojmë më gjatë. Njerëzit e vetmuar, kanë 2-3 herë më shumë gjasa të vdesin para kohe.Ata kanë telomere më të shkurtra, pra ?kapakët? mbrojtës në fund të kromozomeve që përfshihen tek plakja e njeriut.

Mos u shqetësoni më

Kur studiuesit studiuan 100 e ca vjeçaren franceze Zhan Kalment, ata zbuluan një sekret befasues për jetën e saj të gjatë.Përveçse kishte gjene të mira, ajo kishte prirjen të mos shqetësohej për asgjë.Studimet tregojnë se optimizmi mund të zgjasë jetën deri me 10 vjet, ndërsa shmangia e shqetësimit për gabimet e së kaluarës e forcon sistemin imunitar tek të moshuarit. Ndoshta ky ishte sekreti i jetës së saj 122-vjeçare.

Angazhohu në punë vullnetare

Pasja e një dietë mesdhetare, e ul me 22 për qind rrezikun e vdekshmërisë. Por a e dini se edhe vullnetarizmi mund të ketë të njëjtin efekt? Fryma e përgjithshme, të qenit social dhe i ndërgjegjshëm, e forcon shëndetin tonë të paktën po aq sa faktorët tradicionalë të një jete të shëndetshme.

Gjejeni qëllimin tuaj në jetë

Shpesh kur mendojmë për Japoninë, kombin më njerëzit me jetëgjatë në botë, mendja na shkon tek dieta ushqimore. Por në Japoni, fokusi kryesor është tek qëllimi në jetë i çdo njeriu, aq sa Ministri japonez i Shëndetësisë e njeh idenë e të pasurit e qëllimit në jetë si një sjellje shëndetësore.
Studimet tregojnë se njerëzit jetojnë më gjatë, nëse kanë diçka për të arritur, pavarësisht nëse ky është suksesi në karrierë, sigurimi i jetesës së fëmijëve, të bërit punë bamirësie, apo diçka tjetër që është e rëndësishme për ta.

Përqendrohuni tek dashuria

Nëse doni të jetoni më gjatë, përpiquni të gjeni partnerin e duhur dhe martohuni me të,
pasi të qenit i martuar në një lidhje të shëndetshme, mund të ulë më 49 për qind rrezikun e vdekshmërisë. Oksitocina, ju bën të ndiheni gjithë energji kur jeni pranë të dashurve tuaj, por gjithashtu ajo zvogëlon dhimbjen dhe ka veti anti-inflamatore./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga