Xhorxh Soros po merr peng sistemin e drejtësisë në SHBA
Nga Newt Gingrich “American Mind”Gjatë ditëve të fundit kam ...
Nga Sergei Kuznetsov ?Politico?
Minsk – Svetlana Aleksieviç është një personazh shumë i rrallë në Bjellorusi. Kjo jo vetëm për faktin se ajo është fituese e Çmimit Nobel për Letërsi, por gjithashtu se është një nga të paktët udhëheqës të opozitës që nuk është nën arrest ose në internim.
Aleksieviç është e fundit nga 7 anëtarët e vjetër të Këshillit të Koordinimit, një organ opozitar i ngritur për të siguruar një transferim paqësor të pushtetit nga Aleksandër Llukashenko, i cili vazhdon të ketë ende një lloj lirie.
Ajo e ka ruajtur lirinë e saj falë pranisë së përhershme të diplomatëve të huaj në banesën e saj në Minsk, duke e bërë arrestimin e saj një katastrofë të mundshme për PR (piarin) e qeverisë së Llukashenkos.
Por ky nuk është rasti për shumicën e figurave të tjera të larta në lëvizjen pro-demokracisë, pasi forcat e sigurimit të Llukashenkos po e shtypin opozitën, duke arrestuar dhe rrahur numrin në rritje të protestuesve, dhe duke distancuar organizatorët dhe figurat publike me autoritet.
Maria Kolesnikova u arrestua pasi autoritetet bjelloruse nuk arritën ta dëbojnë me forcë në Ukrainën fqinje javën e kaluar, ndërsa një tjetër udhëheqës i këshillit, avokati Maksim Znak, u arrestua në selinë e lëvizjes në Minsk.
Para kësaj, dy udhëheqës të tjerë u detyruan të shkojnë në Poloni:ish-ministri i Kulturës dhe diplomati Pavel Latushko, dhe Olga Kovalkova. ?Po, Këshillit të Koordinimit i është ?prerë? koka?- konfirmoi Svetlana Tikanovskaja, rivalja kryesore e Llukashenkos në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar, përgjatë një video konference.
Ajo ndodhet aktualisht e mërguar në Lituani. ?Megjithatë, ai nuk do të shpërbëhet, por do të mbetet instrumenti kryesor për dialog midis popullit bjellorus dhe të ashtuquajturës qeveri?- tha ajo. Edhe pse shëndeti i dobët e pengon të marrë pjesë në protestat publike në rrugët e qyteteve bjelloruse, Aleksieviç mbetet simboli kryesor i kryengritjes kundër regjimit të Llukashenkos.
Pavarësisht përpjekjes së qeverisë për t?i ?prerë? kokën opozitës, kundërshtarët e Llukashenkos nuk po dorëzohen. Të shtunën, Këshilli i Koordinimit tha në një deklaratë se nëse 7 anëtarët e komitetit të tij ekzekutiv nuk janë në gjendje të marrin vendime, atëherë një grupim më i gjerë anëtarësh do t?i miratojë vendimesh me një shumicë të thjeshtë votash.
?Kështu, aktivitetet e këshillit vazhdojnë dhe vendimmarrja është e mundur?-thuhej në deklaratë. 50 anëtarët kryesorë të këtij organi janë aktivistë të njohur civilë, biznesmenë dhe përfaqësues të komiteteve të grevës në ndërmarrjet kryesore.
Andrei Kureiçik, është një dramaturg dhe regjisor i shquar bjellorus, si dhe anëtar i komitetit. Ai beson se goditja e Llukashenkos ndaj udhëheqësve të këshillit, nuk do t?i ndalojë protestat e mëtejshme në rrugë, të cilat kanë tentuar të organizohen përmes mediave sociale dhe iniciativave nga poshtë-lart.
?Që nga fillimi, protestat në bjellorusi nuk ishin të koordinuara nga udhëheqës, por kishin një karakter spontan, duke u organizuar nga vetë bjellorusët. Ndaj as kjo taktikë nuk do të arrijë absolutisht asgjë?- tha ai për ?POLITICO?.
?Stimuli kryesor për të dalë në rrugë, nuk vjen nga politikanët e opozitës, por nga veprimet e Llukashenkos dhe represioni i tij, për të cilin njerëzit duan që të marrë fund?- shtoi Kureiçik. Përkundër përpjekjeve të qeverisë për t?i zhdukur udhëheqësit e opozitës, të dielën u panë protesta masive në rrugë, me më shumë se 100.000 njerëz që marshuan në Minsk, gjë që e pamundësoi kontrollin e tyre nga policia.
Gjatë pesë javëve të protestave pas-zgjedhore, më shumë se 10.000 demonstrues dhe aktivistë të opozitës janë ndaluar dhe arrestuar. Disa prej tyre vazhdojnë të mbeten ende në paraburgim të akuzuar për vepra kriminale. Qindra njerëz janë rrahur nga policia përgjatë trazirave, dhe të paktën tre persona kanë vdekur.
Forcat e sigurisht nuk kanë kursyer nga dhuna as njerëz me pozicione të rëndësishme, duke filluar nga gazetarët e deri te aktivistët e klimës. Llukashenko e ka bërë të qartë, se nuk po planifikon të dorëhiqet apo të hyjë në bisedime me opozitën.
?Ka disa vija të kuqe, të cilat nuk ka të drejtë t?i kapërcejë askush. Dhe akoma askush nuk i ka kaluar ato?- i tha ai të hënën presidentit rus Vladimir Putin, gjatë një samiti ku Putin i premtoi 1.5 miliardë dollarë ndihma. Kjo ndihmë nga Moska, nuk vlen shumë për të mbështetur legjitimitetin e humbur të Llukashenkos.
Kureiçik e pranon se ai ka frikë për jetën e tij, por ai e kupton se në Bjellorusi ?askush nuk është i imunizuar nga hakmarrja?. ?Frika është pikërisht ajo që të gjithë duam ta heqim qafe, përmes largimit nga pushteti të Llukashenkos. Unë nuk dua të kem frikë gjithë jetën time? ? thotë ai.
?Unë parashikoj edhe 2-3 muaj të tjerë ose protesta dhe trazira. Por nuk mund ta ndryshosh dot vullnetin e njerëzve. Llukashenos nuk mund të rifitojë përsëri dashurinë dhe mbështetjen e njerëzve përmes shtypjes. Dhe është e pamundur të qeverisësh një popull që të urren, dhe që është i përgatitur të të heqë qafe siç hiqet një kapele nga koka. Prandaj revolucioni do të jetë fitimtar, pavarësisht se çfarë ndodh?- përfundon Kureçik./Përshtatur nga CNA.al
Nga Newt Gingrich “American Mind”Gjatë ditëve të fundit kam ...
Shumica e këtyre traditave, janë tashmë pjesë e historisë, o...
Nga Michael Peck “National Interest”Arsyeja kryesore:Armët e...
Nëse keni menduar se një jetë e shëndetshme do të thotë sean...
Greta Garbo e arriti kulmin e famës së saj në kinemanë e vit...
Nga Anastasia Rusanova “The American Conservative”* Pavarësi...
Nga Dick Morris “Newsmax”Konventa Kombëtare e Partisë Demokr...
Nga Melissa Burkley “Psychology Today”Një pandemi globale, p...
Pas tmerreve të Holokaustit, kur kaq shumë gjermanë mbështet...
Ne e dimë se gjeografia e një vendi, luan një rol të madh në...
Nga Osama Al-Sharif “Arab News”Misioni i presidentit të SHBA...
Kur është fjala për anomali mjekësore, mjekësia moderne nuk ...
Nga Sinisa Vukovic & Majda Ruge “European Council on Foreign...
Nga Danielle Pletka “The Washington Post”Në vitin 2016, nuk ...
Nga Dalibor Rohac “American Interest”Pas Luftës së Dytë Botë...
Një raport i OKB-së thekson, se më të varfrit dhe refugjatët...
Në vjeshtë, katolikët dhe disa kisha të tjera të krishtera f...
Nga William ParkVënia e rripit të sigurimit në makinë apo mb...
Nga Adam O’Neal “The Wall Street Journal”Nëse Italia do të m...
Nga Andrew A.Michta “The Wall Street Journal”Një nga hilet q...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...