web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vala e dytë e Covid-19, ja ku gaboi Evropa

23 Shtator 2020, 06:33, Blog CNA

 Nga Emma Reynolds ?CNN?

Pasi shtypi me sukses valën e parë të infeksioneve dhe vdekjeve të mëdha në numër, Evropa gjendet tani në mesin e një vale të dytë të koronavirus, pikërisht teksa po i drejtohet dimrit. Kjo ka ngritur me të drejtë pyetjen se çfarë shkoi kaq.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), numri ditor i rasteve në Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe, arriti javën e shkuar shifrën rekord prej më shumë se 45.000 raste. Për këtë arsye, kufizime të reja po rivendosen në vendet që ishin hapur tashmë.

Udhëheqësit evropianë kanë shprehur publikisht frikën e tyre mbi presionin që mund të bjerë mbi spitalet gjatë muajve të ardhshëm, dhe mbi perspektivën e afërt të bllokimeve të reja kombëtare. Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Evropë ka qenë i qëndrueshëm për 72 ditë, edhe pse Bullgaria, Kroacia, Malta, Rumania dhe Spanja, po përjetojnë aktualisht një numër në rritje të viktimave.

Dhe ka disa prirje që mund të shpjegojnë përkeqësimin e situatës. Rritja vjen menjëherë pas përfundimit të sezonit të pushimeve verore, teksa punëtorët rikthehen në qendrat e qyteteve ndërsa fëmijët në shkollë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka sugjeruar që kjo rritje mund të jetë pjesërisht për shkak të lehtësimit të masave por dhe njerëzve që nuk janë më aq vigjilentë.

Dhe shifrat tregojnë se të rinjtë po sjellin valën e dytë të koronavirusit në Evropë. Pavarësisht numrit në rritje të rasteve dhe vdekjeve në Evropë, kontinenti është më mirë nëse krahasohet me Shtetet e Bashkuara. Evropa ka raportuar gjithsej 4.4 milionë raste dhe 217.278 të vdekur në një popullsi të përgjithshme prej 750 milionë banorësh.

Ndërsa SHBA-ja ka raportuar 6.7 milionë raste dhe 198.000 vdekje në një popullsi prej vetëm 330 milionë banorësh.

Kryeministri britanik Boris Johnson u tha të premten gazetarëve se Britania e Madhe ?po përjeton tani një valë të dytë?, duke shtuar se kjo gjë ishte ?e pashmangshme?. ?Unë nuk dua të shkoj drejt një bllokimi të dytë kombëtar. Dhe mënyra e vetme për ta shmangur këtë është që njerëzit të respektojnë masat mbrojtëse?- theksoi ai.

Ministri britanik i Shëndetësisë, Met Hankok, tha të dielën se vendi ishte ?në një pikë kthese? pas një rritjeje të re të rasteve kur Britania regjistroi vetëm të shtunën 4.422 raste të reja, shifra më e lartë që nga fillimi i majit. Protestuesit kundër masave kufizuese u përleshën me policinë të shtunën në Sheshin Trafalgar të Londrës.

Tridhjetë e dy njerëz u arrestuan për sulme ndaj policisë. Britania e Madhe njoftoi të dielën se nga 28 shtatori kushdo që rezulton pozitiv me koronavirus apo gjurmohet si një kontakt i ngushtë i një rasti do t?i kërkohet të vetë-izolohet, në të kundërt do të përballet me gjobë nga 1 deri në 10 mijë paund për shkelësit përsëritës.

Britania ka numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë, me më shumë se 40.000, dhe javës që shkoi u miratuan kufizime të reja në lidhje me tubimet shoqërore në të gjithë Anglinë. Xhonson po përballet me një reagim në rritje edhe nga mbështetësit e tij në shtypin e krahut të djathtë, që po vë në pikëpyetje planin e qeverisë.

Por kufizime të reja u njoftuan gjithashtu të premten e shkuar në Madrid, që përbën afërsisht një të tretën e të gjitha rasteve të reja në Spanjë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Spanjë pati 12.183 raste të reja vetëm më 11 shtator, ndërsa ky vend ka numrin më të lartë të rasteve në Evropë me më shumë se 600.000, dhe më shumë se 30.000 viktima.

Franca regjistroi 13.215 raste të reja me Covid-19 të premten, shifra më e lartë që nga muaji prill. Edhe shtrimet në spital janë shtuar, me 3.626 pacientë të rinj vetëm gjatë një jave. Në një qytet të madh francez, spitalet nuk ishin më të lira, dhe nuk kishte më asnjë shtrat bosh në pavionet e reparteve të ndihmës intensive.

Republika Çeke raportoi një shifër ditore rekord prej 3.130 rastesh të premten, teksa maskat u bënë sërish të detyrueshme në shkolla, në një kohë që Holanda raportoi 1.977 raste brenda një dite. Kryeministri holandez Mark Rute tha në një konferencë për mediat se numri i infeksioneve ditore të vendit ishte dyfishuar në pak më shumë se një javë.

Restorantet, kafenetë dhe baret në 6 rajone holandeze po përballen nga e djela me kufizime të reja. Italia regjistroi të premten numrin më të lartë që nga muaji maj me 1.907 raste ditore. Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge paralajmëroi ?nivele alarmante të transmetimit? dhe një ?situatë shumë serioze? në rajon, duke shtuar se rastet javore i kanë  tejkaluar ato të raportuara gjatë pikut të marsit.

Ndërsa ka një rritje të rasteve tek grupmoshat më të vjetra – ato të moshës 50 deri 79 vjeç – në javën e parë të shtatorit, tha Kluge, përqindja më e madhe e rasteve të reja, është ende midis 25-49 vjeç. Në fund të muajit gusht, Kluge tha se rritja graduale e rasteve në Evropë, mund të shpjegohet pjesërisht nga ?relaksimi i masave sociale?.

Në disa vende, rastet po rriten shumë shpejt në qytetet me popullsi të dendur, ku njerëzit po kthehen në zyra, shkolla dhe vende publike, pasi masat u lehtësuan pas kulmit të pandemisë në pranverë. Ashtu si Spanja, dhe Austria ka përjetuar një kulm të ri të madh në kryeqytetin e saj Vjenë.

Por gjithsesi Evropa mund të ngushëllohet nga përvoja e shkuar. Profesori Mark Uollhauz, epidemiolog në Universitetin e Edinburgut, në Skoci tha për CNN në fillim të këtij muaji se karantina që u vendos në fillim nuk ishte për të zgjidhur problemin për në Evropë ose kudo tjetër; por thjesht po e shtynte atë./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga