SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Mbetet një nga zbulimet shkencore më të papritura të këtij viti. Për habinë e tyre, shkencëtarët britanikë zbuluan javën e kaluar prova të forta se fosfina – një gaz toksik dhe i thatë i prodhuar nga mikrobet – ekziston në atmosferën e shkrumbuar të lagur me acid të Venusit.
Si rregull, ky gaz nuk duhet të ekzistonte aty. ?Të gjitha mënyrat gjeologjike dhe fotokimike që mund të hipotetizojnë në këtë rast nuk mund të prodhojnë fosfinën që kemi parë?- tha astronomia e Universitetit të Kardift, Xhejn Grivs, udhëheqëse e ekipit që bëri zbulimin.
Dhe ky zbulim i bën shkencëtarët të mendojnë se aktiviteti mikrobik – burimi kryesor i fosfinës në Tokë – mund të ndodhë në retë acide që rrethojnë planetin Venus.
Nga ana tjetër nuk është për t’u habitur, që ky lajm pushtoi faqet e para të mediave. Ndërsa astronomët nuk kanë zbuluar ende forma të jetës aliene, shumica prej tyre janë të sigurt se një ditë do të kenë sukses. Dhe kjo është një aspiratë e vjetër.
Në fundin e shekullit XIX-të, dhe gjatë pjesës më të madhe të shekullit XX-të, shumica e astronomëve ishin të sigurt se një ditë do të gjenin jetë në sistemin diellor. Dhe dy botë, planetet veçanërisht premtues:Marsi dhe Venusi, fqinjët tanë planetarë më të afërt. Teleskopët tregonin se Venusi ishte gjithnjë i mbuluar me re. Prandaj supozohej se ai planet ishte një botë e mbuluar me xhungla me avull dhe me plot kafshë ekzotike. Në të njëjtën kohë, vëzhgimet mbi Mars sugjeronin se atje po ndodhnin ndryshimet sezonale të bimësisë.
Madje disa astronomë pretendonin se mund të shihnin shenja të kanaleve që ishin ndërtuar në planetin e kuq. ?Pastaj, në fillim të viteve 1960, ne dërguam sondat tona të para hapësinore në planet, dhe zbuluam se Marsi ishte në fakt një shkretëtirë e ngrirë, ndërsa Venusi ishte një ferr i vërtetë?- thotë astrobiologu Luis Dartnell, nga Universiteti i Uestminsterit. ?Perspektivat për të gjetur jetë aliene në sistemin tonë diellor u zbehën shumë?- tha ai.
Por vitet e fundit, shpresat janë ringjallur. Në Tokë, organizmat me bazë karbonin të quajtur ekstremofile janë zbuluar në disa ambiente shumë të ashpra:tek mbetjet bërthamore; në ujëra shumë acidë; tek vullkanet nënujore ku temperaturat dhe presioni është shumë i madh; dhe në panele të mbyllura në pjesën e jashtme të stacionit hapësinor ndërkombëtar të ekspozuara për vite me radhë ndaj vakuumit të hapësirës.
Dhe nëse mikrobet mund të mbijetojnë në kushte kaq ekstreme në Tokë, mbase disa organizma mund të durojnë edhe mjediset e ashpra të Marsit ose pjesëve të tjera armiqësore të sistemit diellor. Përveç kësaj, sondat ndërplanetare të SHBA-së, që nisën të eksplorojnë skajet e largëta të sistemit diellor, sollën të dhëna që kanë shtuar shpresat.
U zbulua se Jupiteri ka satelitë natyrorë që kanë oqeane të thella nëntokësore, ndërsa Titani kishte një atmosferë që përmbante kimikate organike, që janë ?blloqet ndërtuese? të jetës dhe në sipërfaqen e tij liqene me lëndë hidrokarbure si etani dhe metani.
Kur inxhinierët amerikanë të hapësirës, u përpoqën të dërgonin misione të reja në Mars, ato zbuluan përrenj të lashtë dhe shtretër lumenjsh përmes të cilëve uji kishte rrjedhur lirshëm. Ndoshta, jeta në planetin e kuq kishte evoluar, dhe mund të jetë ende aktive në xhepat nëntokësorë.
Shkencëtarët thonë se këto forma të jetës – nëse ekzistojnë – nuk do të përbëhen nga qenie inteligjente të afta për të ndërtuar kanale apo nga kafshë që popullojnë xhunglat. Ata presin që ato të jenë në formën e organizmave mjaft të thjeshtë. Gjithsesi, zbulimi i tyre do të kishte pasoja të mëdha.
Aktualisht, njerëzit njohin vetëm një botë që e mbështet jetën:botën tonë. Dhe nëse astronomët zbulojnë se jeta është shfaqur në mënyrë të pavarur në një vend të dytë në sistemin tonë diellor, kjo do të sugjeronte se jeta mund të ekzistojë në shumë planete në galaktikën tonë.
Por cilat janë vendet më premtuese për gjetjen e jetës në sistemin tonë diellor? Ku duhet ta fokusojmë kërkimin tonë për alienët? Venusi si një kandidat i ri në këtë drejtim. Po ku tjetër duhet të kërkojmë? Astronomët tregojnë disa vende të tjera premtuese, secili shumë i ndryshëm nga të tjerët.
Ata përmendin të parin Marsin. Ky planet ishte i ngjashme me Tokën disa miliarda vjet më parë, dhe jeta mund të jetë shfaqur atje rreth asaj kohe, ashtu si në planetin tonë. Dhe mund të gjendet ende në depozitat nëntokësore. Ai është gjithashtu një planet i lehtë për tu arritur, dhe që së shpejti do të vizitohet nga një flotë anijesh hapësinore, përfshirë robotin amerikan ?Perseverance?, që vitin e ardhshëm do të fillojë mbledhjen e shkëmbinjve, për t?u rikthyer në Tokë dekadën e ardhshme.
Ndërkohë, bota e ngrirë e Evropës, një nga hënat kryesore të Jupiterit, ofron perspektiva shumë të ndryshme për të siguruar shenja të jetës. E veshur tërësisht në akull, Evropa është trupi qiellor më i butë në sistemin diellor. Ajo s?ka male dhe as kodra, por vetëm kreshtat disa qindra metra të larta.
Por nën peizazhin e qelqtë të Evropës, sondat kanë zbuluar një oqean me ujë të kripur. Në vitin 2024, SHBA-ja ka planifikuar të lëshojë sondën ?Europa Clipper?, e cila do të kalojë mbi hënën e akullt në vitin 2030. Ky mision mund të pasohet nga një mision i veçantë, që do të kërkojë shenja të aktivitetit biologjik në oqeanin nëntokësor./ The Guardian-Përshtatur nga CNA.al
Nga Robby Starbuck “The Federalist”Që prej vitit viti 2015, ...
Nga Thomas Trask & Jonathan Ruhe “National Interest”Duke pas...
Nga Colin Axon & Robert Dingëall “The Spectator”* Sa njerëz ...
Nga David Harsanyi ”National Riview”* Në një episod të seria...
Nga Matthew Ward “The Conversation”Pandemia e koronavirusit,...
Pandemia e koronavirusit, u ka siguruar një armë shumë të vl...
Nga Sergei Kuznetsov “Politico”Minsk – Svetlana Aleksieviç ë...
Nga Newt Gingrich “American Mind”Gjatë ditëve të fundit kam ...
Shumica e këtyre traditave, janë tashmë pjesë e historisë, o...
Nga Michael Peck “National Interest”Arsyeja kryesore:Armët e...
Nëse keni menduar se një jetë e shëndetshme do të thotë sean...
Greta Garbo e arriti kulmin e famës së saj në kinemanë e vit...
Nga Anastasia Rusanova “The American Conservative”* Pavarësi...
Nga Dick Morris “Newsmax”Konventa Kombëtare e Partisë Demokr...
Nga Melissa Burkley “Psychology Today”Një pandemi globale, p...
Pas tmerreve të Holokaustit, kur kaq shumë gjermanë mbështet...
Ne e dimë se gjeografia e një vendi, luan një rol të madh në...
Nga Osama Al-Sharif “Arab News”Misioni i presidentit të SHBA...
Kur është fjala për anomali mjekësore, mjekësia moderne nuk ...
Nga Sinisa Vukovic & Majda Ruge “European Council on Foreign...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...