"Përgjegjësit u dënuan"/ Blendi Klosi: Rrethimi në Zvërnec është hequr
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka bërë me...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka bërë me...
Nga Ivan Krastev
Për një evropian-lindor të brezit tim, vëzhgimi i protestave aktuale në Bjellorusi është si të kalosh nëpër duar një album të vjetër fotografish. Skenat e punëtorëve greviste që brohorisnin në kantieret e anijeve në Gdansk të Polonisë dhe lëvizjen e Solidaritetit të viteve 1980. Dilema e Moskës nëse do t?i ofrojë apo jo mbështetje ?miqësore? regjimit të presidentit Aleksandër Llukashenko, më kujton Çekosllovakinë e vitit 1968, kur trupat sovjetike hynë në kryeqytet për të shtypur ?Pranverën e Pragës?.
Dhe paaftësia e dukshme e Perëndimit për të mbështetur shoqërinë civile në Bjellorusi rrezikon të përsërisë tragjedinë e vitit 1989, që fatmirësisht ndodhi jo në Evropën Lindore, por në Kinë. Çështja aktuale,s është nëse Llukashenko do të përsërisë tragjedinë e Tiananmenit.
Ajo për të cilën kam menduar më shumë, nuk është një lëvizje proteste e kohës së rinisë sime, por një katastrofë natyrore. Kryengritja në Bjellorusi qëndron nën hijen e Çernobilit, katastrofës më të rëndë bërthamore në historinë njerëzore, e cila ndodhi në republikën fqinje sovjetike të Ukrainës.
Tridhjetë e katër vjet më vonë, qytetarët e kanë kuptuar se asgjë nuk ka ndryshuar në vendin e tyre, dhe se ata drejtohen nga një qeveri që është e gatshme t?i sakrifikojë njerëzit e saj, vetëm që të fshehë degradimin e regjimit.
Këtë pranverë, kur e gjithë Evropa ishte në karantinë për të luftuar pandeminë e koronavirusit, Llukashenko u tha bjellorusëve se nuk kishte asgjë për t?u frikësuar. Gjëja më e mirë që mund të bënin qytetarët, tha ai, ishte ta injoronin histerinë globale, të shkonin masivisht në stadiumet e futbollit dhe të mbështesnin klubet e tyre të preferuara.
Shumë njerëz e bënë këtë gjë; shumë prej tyre u infektuan nga koronavirusi dhe vdiqën. Ne mundet vetëm të spekulojmë se sa bjellorusë do të kishin dalë në rrugë, po të mos ishte për Covid-19. Por është e qartë se reagimi skandaloz i qeverisë ndaj pandemisë ishte një pikë kthese.
Protestat në Bjellorusi, duhet të na detyrojnë të ri-mendojmë marrëdhëniet midis pandemisë dhe autoritarizmit. A infekton virusi shoqëritë tona që kanë një qeverisje autoritare, apo e kundërta, a mund të forcojë ai imunitetin e demokracisë?
Disa njerëz druhen se më shumë se sa çdo krizë tjetër, një urgjencë e shëndetit publik si kjo do t?i nxisë njerëzit të pranojnë kufizime të lirive të tyre, me shpresën e përmirësimit të sigurisë personale. Pandemia e ka rritur tolerancën e mbikëqyrjes së gjerë nga autoritetet, përmes kamerave të sigurisë dhe ndalimin e lirisë së tubimit.
Në disa vende perëndimore ? përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë ? ka pasur protesta publike kundër mbajtjes së maskave dhe masave të forta bllokuese. Njëkohësisht, pandemia e ka gërryer pushtetin e liderëve autoritarë dhe atyre me prirje autoritare.
Reagimi instiktiv i liderëve si Llukashenko në Bjellorusi, Vladimir Putin në Rusi, Zhair Bolsonaro në Brazil dhe Donald Trumpit në SHBA nuk ishte për të përfituar nga gjendja e jashtëzakonshme për të zgjeruar autoritetin e tyre, por për të zbehur seriozitetin e një pandemie.
Por pse udhëheqësit autoritarë që lulëzojnë nëpër kriza, dhe që mbështeten rregullisht tek politika e frikësimit, hezitojnë të përqafojnë edhe mundësinë aktuale? Pse duket se ata e urrejnë një krizë, të cilën në fakt do të duhet ta duan?
Përgjigja është e drejtpërdrejtë:Autoritaristët përfitojnë vetëm nga ato kriza që i kanë prodhuar vetë. Ata kanë nevojë për armiq që t?i mposhtin, dhe jo për probleme që duhen zgjidhur. Liderët autoritarë e çmojnë shumë lirinë për të zgjedhur se cilat kriza e meritojnë një përgjigje.
Është ky kapacitet që u jep atyre mundësi të projektojnë imazhin e një fuqie të perëndishme. Në Rusinë e para-koronavirusit, Putini mund të ?zgjidhte? një krizë duke shkaktuar një tjetër.
Ai e rikuperoi rënien e popullaritetit të tij pas lëvizjes protestuese të viteve 2011-2012 duke aneksuar në mënyrë dramatike Krimenë nga Ukraina.
Trump pretendonte dikur se karvanët me emigrantë nga Meksika, ishin kërcënimi më i madh me të cilin po përballej vendi i tij, dhe nga ana tjetër nuk e përfilli kërcënimin mbarë global që na vjen nga ndryshimi i klimës. Në epokën e koronavirusit, kjo gjë nuk është më e mundur.
Ekziston vetëm kjo krizë, këtu dhe tani:pandemia. Dhe qeveritë po gjykohen nga mënyra se si po e menaxhojnë atë. Liderët autoritarë jo vetëm që i urrejnë krizat që ata nuk i kanë zgjedhur lirisht për t?u ballafaquar, por gjithashtu nuk u pëlqejnë ?situatat e jashtëzakonshme? që i detyrojnë të reagojnë me rregulla dhe protokolle të standardizuara, sesa me lëvizje të improvizuara.
Sjelljet si distancimi fizik, vetë-izolimi dhe larja e duarve, janë mënyrat më të mira për të ndaluar përhapjen e virusit. Por ndjekja e rregullave, nuk është e njëjtë me respektimin e urdhrave. Edhe më kërcënues për elitat autoritare në botën e Covid-19, është fakti se atyre
u mungon përparësia kryesore që gëzojnë të gjithë liderët demokratikë:luksin për të mbijetuar edhe kur duken të dobët.
Imagjinoni sikur Putini t?i urdhërojë të gjithë qytetarët rusë të mbajnë maska në fytyrë, dhe gjysma e popullsisë ta refuzojë këtë gjë. Për një udhëheqës demokratik, ky do të ishte një moment i sikletshëm; për një autoritar, një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj pushtetit të tij.
Kudo-ndodhshmëria e sëmundjes, paraqet gjithashtu sfida për autoritaristët. Për shkak se pandemia prek çdo vend në botë, qytetarët mund t?i krahasojnë veprimet e qeverive të tyre me ato të vendeve të tjera.
Suksesi apo dështimi në rrafshimin e kurbës së pandemisë, ofron një metrikë të përbashkët, duke bërë të mundur krahasimet ndërkombëtare, dhe duke ushtruar presion mbi qeveritë që më parë kanë pasur sukses në izolimin e vetes nga kritikat publike.
Në këtë kontekst, Covid-19 është bërë shumë më i rrezikshëm për rrëzimin e regjimeve autoritare, si ai i Llukashenkos në Bjellorusi. Ka ende gjasa që ?pacienti? në fjalë të mbijetojë nëse vendoset në koma artificiale në ?dhomën e urgjencës? së Vladimir Putinit.
Por tanimë është e qartë që virusi është më tepër një mallkim, sesa një bekim për udhëheqësit autoritarë si ai. Në vitin 1986, tragjedia e Çernobilit i bëri qytetarët e Bashkimit Sovjetik ta shohin qartë realitetin e sistemit komunist, që ishte fshehur pas propagandës shtetërore: URSS nuk ishte i plotfuqishëm. Në fakt, ai nuk ishte as kompetent. Regjimi zgjati edhe vetëm disa vite, para se të shembej.
Shënim: Ivan Krastev, është bashkëkryetar i ECFR, kryetar i Qendrës për Strategji Liberale në Sofje, dhe bashkëpunëtor në Institutin për Shkencat Humane me seli në Vjenë.
?European Council on Foreign Relations? ? Bota.al
Sa rrezikojmë të prekemi nga Covid-19, kur udhëtojmë me avio...
Nga Jerry Dunleavy “Washington Examiner”Një raporti i republ...
Emri i makinës është “Cadillac One”, por njihet më shumë si ...
Katër shtetet e Vishegradit: Hungaria, Polonia, Republika Çe...
Nga HR.Mcmaster “National Interest”* Partia Komuniste Kineze...
Nga Jamie Metzl “The Hill”Ndërsa Asambleja e Përgjithshme e ...
Sipas një teorie, “ruleta ruse” u shfaq për herë të parë në ...
Nga Eva Hamrud ”Science Alert”Si specie, njerëzit kanë popul...
Nga Emma Reynolds “CNN”Pasi shtypi me sukses valën e parë t...
Misteret mbi Antarktidën, kanë ndezur gjithmonë imagjinatën ...
Mbetet një nga zbulimet shkencore më të papritura të këtij v...
Nga Robby Starbuck “The Federalist”Që prej vitit viti 2015, ...
Nga Thomas Trask & Jonathan Ruhe “National Interest”Duke pas...
Nga Colin Axon & Robert Dingëall “The Spectator”* Sa njerëz ...
Nga David Harsanyi ”National Riview”* Në një episod të seria...
Nga Matthew Ward “The Conversation”Pandemia e koronavirusit,...
Pandemia e koronavirusit, u ka siguruar një armë shumë të vl...
Nga Sergei Kuznetsov “Politico”Minsk – Svetlana Aleksieviç ë...
Nga Newt Gingrich “American Mind”Gjatë ditëve të fundit kam ...
Shumica e këtyre traditave, janë tashmë pjesë e historisë, o...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...