Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Sa rrezikojmë të prekemi nga Covid-19, kur udhëtojmë me avion? Kjo është një pyetje që ia kemi bërë shpesh vetes, por gjithashtu edhe shkencëtarët. Kjo pyetje lind natyrshëm për shkak të afërsisë së udhëtarëve në bord, nga fakti që nganjëherë qëndrimi aty është i gjatë, dhe se është një ambient i mbyllur, edhe pse me një ventilim të madh të ajrit (me ligj ajroset çdo 3 minuta).
Tashmë dy studime të reja që përshkruajnë 2 episode të infektimit në bordin e avionit, tregojnë se rreziku i infektimit, nëse ka një ose më shumë pasagjerë pozitivë me koronavirus, ekziston dhe është i lidhur kryesisht me distancën dhe kohëzgjatjen e udhëtimit.
Pasja e sa më shumë informacioni mbi transmetimin e Sars-Cov-2, është gjithashtu e rëndësishme për të marrë të gjitha masat e nevojshme paraprake, dhe për të pasur një strategji alternative. Po cilat? Për shembull, ndarjen e udhëtimit në disa fluturime më të shkurtra, edhe nëse kjo është më pak e pëlqyeshme, siç sugjerohet nga dy epidemiologë amerikanë në një artikull në ?The Conversation?, duke e ditur që kur rezervoni një udhëtim veçanërisht të gjatë, mund të ketë këto rreziqe.
Kjo pasi, nëse do të ketë një udhëtar pozitiv në Sars-Cov-2, periudha kohore e qëndrimit në bord do të zvogëlohej, duke e ulur kështu probabilitetin e infektimit. Studimi parë, i kryer nga Instituti Kombëtar i Higjienës dhe Epidemiologjisë në Hanoi të Vietnamit, analizon rastin e një epidemie të Covid-19 të shpërthyer në një avion ku fluturimi zgjati 10 orë, në të cilën prania e një pasagjeri simptomatik, në një fazë të hershme të epidemisë (në mars 2020) shkaktoi transmetimin e virusit tek 16 njerëz.
Një menaxhere vietnameze me banim në Londër që nga shkurti i vitit 2020, është ndoshta ?rasti nr.1? nga i cili filloi infeksioni në këtë vend. Pas rindërtimit të lëvizjeve të saj, në fund të shkurtit, u mësua se gruaja kishte udhëtuar me motrën e saj në Itali, në dy raste të tjera edhe në Francë, për t`u nisur më pas më 1 mars 2020 për në Hanoi.
Ajo filloi të përjetonte simptoma si dhimbje fyti dhe kollë, më 29 shkurt (një ditë para se të nisej). Gjatë fluturimit, simptomat u përkeqësuan, me ethe dhe lodhje. Të 217 personat në bord, përfshirë pasagjerët dhe stafin, u vendosën në izolim në pritje të tamponit për Sars-Cov-2, dhe 16 nga pasagjerët rezultuan pozitivë.
Prej tyre, 12 (75 për qind) ishin ulur në klasin e biznesit, bashkë me personin tashmë pozitiv ndaj koronavirusit. Në këtë rast, distanca është një element thelbësor. Pasi sipas studimit nga 12 personat në të njëjtin klas, 11 prej tyre ishin një ose dy poltrone larg gruas, dhe vetëm 1 person ishte më shumë se dy vende larg.
Duke përjashtuar çdo kontakt tjetër me njerëz pozitivë para dhe pas fluturimit, studimi ka kufizime, meqë nuk është e mundur të përcaktohet në mënyrë unike nëse infektimi i disa prej udhëtarëve ishte shkaktuar nga kontakti me pasagjeren e parë (menaxheren vietnameze).
Për më tepër, nuk ka të dhëna për përdorimin e maskave, të cilat në kohën e fluturimit nuk ishin ende të detyrueshme as në bord ose në aeroport. Ndërkohë studimi i dytë, përshkruan një rast transmetimi në fazën e parë të epidemisë. Në një tjetër fluturim të datës 9 mars, dy bashkëshortë rezultuan pozitivë me koronavirusit pasi kishin udhëtuar në klasin e biznesit nga Bostoni në Hong Kong, duke shfaqur menjëherë simptoma sapo mbërritën në destinacion.
Çifti thuhet se infektoi dy persona të tjerë, një anëtar 25-vjeçar të stafit të avionit, që konsiderohet si kontakt i afërt, pasi u kishte shërbyer vaktin e tyre gjatë fluturimit, dhe një stjuardesë 51-vjeçare, e identifikuar gjithashtu si kontakt i ngushtë. Megjithatë, edhe në këtë rast, ne nuk kemi informacione mbi përdorimin e maskës.
Duke u kthye tek studimi i parë, në të cilin të infektuarit janë më shumë në numër dhe për të cilët ka më shumë informacion, madje edhe duke supozuar një skenar në të cilin njerëzit nuk mbanin maska, shifrat e transmetimit të virusit arrijnë kufijtë e sipërm të vlerësimeve të siguruara nga modelet e transmetimit të SarsCov-2 në avion.
Gjithsesi, autorët e studimit theksojnë se transmetimi i Sars-Cov-2 në bordin e avionit përmes spërklave të mëdha dhe përmes ajrit nuk dihet ende me siguri. Në rastin e transmetimit përmes ajrit nuk ka njohuri të thelluara dhe të qarta edhe në lidhje me infektimin në mjedise të tjera përveç avionit.
Por në çdo rast, ka prova se mund të ketë transmetim, pavarësisht nga masat paraprake të ventilimit në bord. ?Rruga më e mundshme e infektimit gjatë fluturimit është transmetimi përmes aerosolit në veçanti nga njerëzit e infektuar që ishin ulur në klasin e biznesit, pra në të njëjtin seksion të avionit?- shkruajnë autorët e studimit.
Ata arrijnë në përfundimin se rreziku i transmetimit të Sars-Cov-2 në bord gjatë udhëtimeve të gjata me avion është real, dhe mund të shkaktojë shpërthime epidemike të mëdha./Wired.it-Përshtatur nga CNA.al
Nga Jerry Dunleavy “Washington Examiner”Një raporti i republ...
Emri i makinës është “Cadillac One”, por njihet më shumë si ...
Katër shtetet e Vishegradit: Hungaria, Polonia, Republika Çe...
Nga HR.Mcmaster “National Interest”* Partia Komuniste Kineze...
Nga Jamie Metzl “The Hill”Ndërsa Asambleja e Përgjithshme e ...
Sipas një teorie, “ruleta ruse” u shfaq për herë të parë në ...
Nga Eva Hamrud ”Science Alert”Si specie, njerëzit kanë popul...
Nga Emma Reynolds “CNN”Pasi shtypi me sukses valën e parë t...
Misteret mbi Antarktidën, kanë ndezur gjithmonë imagjinatën ...
Mbetet një nga zbulimet shkencore më të papritura të këtij v...
Nga Robby Starbuck “The Federalist”Që prej vitit viti 2015, ...
Nga Thomas Trask & Jonathan Ruhe “National Interest”Duke pas...
Nga Colin Axon & Robert Dingëall “The Spectator”* Sa njerëz ...
Nga David Harsanyi ”National Riview”* Në një episod të seria...
Nga Matthew Ward “The Conversation”Pandemia e koronavirusit,...
Pandemia e koronavirusit, u ka siguruar një armë shumë të vl...
Nga Sergei Kuznetsov “Politico”Minsk – Svetlana Aleksieviç ë...
Nga Newt Gingrich “American Mind”Gjatë ditëve të fundit kam ...
Shumica e këtyre traditave, janë tashmë pjesë e historisë, o...
Nga Michael Peck “National Interest”Arsyeja kryesore:Armët e...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...