web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Bisha”/ Si është ndërtuar limuzina e blinduar e presidentit amerikan Donald Trump

25 Shtator 2020, 06:39, Blog CNA

Emri i makinës është ?Cadillac One?, por njihet më shumë si ?Bisha?. Arsyeja është e qartë: makina e fundit e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ajo me të cilën udhëton sot Donald Trump, është më e sigurta në botë.

Në fakt është një bunker i vërtetë me rrota:ajo mund të përballojë një sulm kimik, një sulm me armë zjarri, dhe madje edhe shpërthimin e një mine. Nga ana tjetër, siguria e presidentit amerikan ka qenë gjithmonë në plan të parë. Dhe historia amerikane na mëson se përveç Xhon Kenedit, viktimë e sulmeve kanë qenë edhe presidentë të tjerë të SHBA-së. Le të shohim super teknologjinë e këtij modeli presidencial që u shfaq për herë të parë në publik në vitin 2018.

Shoferi

Kjo makinë drejtohet jo nga një shofer dosido, por nga një ushtarak i trajnuar enkas nga shërbimet sekrete amerikane për çdo të papritur që mund të ndodhë, përfshirë edhe nevojën për të kryer manovra, si ato që zakonisht i shohim në filmat aksion.

Dritaret

Të përbëra nga 5 shtresa xhami dhe polikarbonati, ato janë të afta të përballojnë edhe plumbat e kalibrit 44 Magnum. Dritaret nuk mund të hapen, me përjashtim të asaj të shoferit, që mund të hapet vetëm 8 centimetra.

Sistemet e komunikimit

I inkorporuar me sediljen e presidentit është një telefon satelitor me një linjë të drejtpërdrejtë gjithmonë të hapur me zv/presidentin dhe Pentagonin, dhe selinë qendrore të Ministrisë së Mbrojtjes. E gjitha kjo është e mundur falë një ripetitori privat, i cili sinjalizon në rast se ka mungesë të sinjalit, dhe që përcillet nga një prej makinave të eskortës presidenciale.

Janë të blinduara dhe mbi 20 centimetra të trasha, më shumë se dyfishi i një makine normale. Pasi mbyllen, ato krijojnë një mjedis 100 për qind të izoluar, që i mbron ata që gjenden brenda edhe në rast të një sulmi kimik.

Pjesa e pasme

Në të mund të ulen presidenti dhe katër pasagjerë të tjerë, dhe është e ndarë nga një sipërfaqe qelqi e përforcuar, të cilën vetëm presidenti mund të vendosë ta ulë. Gjithashtu është e pajisur me një buton anti-panik dhe një furnizues oksigjeni shtesë.

Bagazhi i makinës

Ashtu si pjesa e përparme, edhe pjesa e pasme ka pajisjet e saj të sigurisë, me një portabagazh të pajisur me sistemet e fikjes së zjarrit, gaz lotsjellës dhe tymuese.

Pajisjet e emergjencës

Pavarësisht sigurisë që ofron ky bunker me rrota, nëse presidenti do të plagosej, në makinë gjendet një çantë e ndihmës së shpejtë, që përfshin një qese gjaku (që përputhet me grupin e gjakut të presidentit) në rast se nevojitet një transfuzion.

Serbatori

Ai është i blinduar dhe i veshur me një shkumë të veçantë, që nuk e lejon të shpërthejë edhe nëse goditet nga një plumb. Një kuriozitet:Cadillac One punon me naftë, dhe një nga të paktat raste që u ?neutralizua? ndodhi në 2013-ën, kur menaxheri i karburantit e mbushi plot… me karburantin e gabuar.

Trupi i makinës

I integruar me një armaturë të nivelit ushtarak dhe me trashësi afërsisht 13 centimetra, është dizenjuar nga një aliazh çeliku i përforcuar me alumin, titan dhe qeramikë, i aftë që të shkatërrojë edhe plumbat.

Korniza

Pjesa e poshtme e ?Bishës?, është e pajisur me pllaka çeliku të afta të sigurojnë mbrojtje për pasagjerët edhe në rastin e shpërthimit të një mine apo një granate nën makinë.

Pajisjet e sigurisë

Në bordin e makinës gjendet një arsenal i vërtetë dhe disa truke alla James Bond, si armë gjahu dhe pompa që lëshojnë gaz lotsjellës nga poshtë makinës. Po në rast se një mysafir

nuk di t?i përdorë ato? Mos u trembni – ka edhe një manual udhëzimi që quhet ?Futboll Bërthamor?.

Janë të përforcuara nga një fibër sintetike, që i reziston shumë nxehtësisë që quhet kevlar, dhe që është në gjendje t?i rezistojnë shpimeve dhe prerjeve. Dhe si të mos mjaftonte kjo, disqet prej çeliku do t?a lejonin shoferin që ta ngiste makinën, edhe nëse gomat do të ishin tërësisht të shkatërruara.

Kabina e shoferit

Nga kroskoti menaxhohen të gjitha zbulimet teknologjike të gjeneratës së fundit, me të cilat është pajisur limuzina presidenciale, përfshirë një sistem të drejtpërdrejtë të komunikimit me shërbimet e sigurisë dhe një sistem të integruar GPS që është gjithmonë aktiv. Në pjesën e përparme të makinës janë dhe dy kamera me rreze infra të kuqe, që lejojnë drejtimin e makinës përmes ekranit, madje edhe me drita të fikura dhe në errësirë ??absolute./ focus.itPërshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga