Pandemia supozohej t’i favorizonte udhëheqësit autoritarë/ Çfarë ndodhi?
Nga Ivan KrastevPër një evropian-lindor të brezit tim, vëzhg...
Një studim i ri evropian, ka zbuluar se të moshuarit e sotëm jetojnë zakonisht më gjatë dhe më të shëndetshëm se sa gjenerata e mëparshme. Konkretisht sot një 75 apo 80-vjeçar në Finlandë, duket se është më mirë fizikisht dhe mendërisht, se sa të moshuarit 30 vjet më parë.
Gjatë dekadave të fundit, jetëgjatësia e njeriut është rritur shumë. Një person në vitet 1960, jetonte mesatarisht rreth 52-vjeç në Finlandë, ndërsa sot mund të presë të jetojnë mbi 80 vjeç. Më pak e qartë është se sa prej viteve shtesë, ata i kanë kaluar në shëndet të mirë, me funksione mendore dhe fizike relativisht më të mira.
Mbi të gjitha, një jetë më e gjatë, nuk do të thotë domosdoshmërisht një jetë më cilësore, dhe disa shkencëtarë shqetësohen se ?jetës po i shtohen vitet? por ?jo jeta cilësore?. Në kuadër të këtij shqetësimi, Organizata Botërore e Shëndetësisë, prezantoi së fundmi një metrikë të re të njohur si jetëgjatësia e shëndetshme (HALE).
Ky është një hap pozitiv për një popullsi globale që po plaket me shpejtësi. Por gjetja e një mënyre për të matur një jetë të shëndetshme dhe funksionale në pleqëri, është e vështirë. Si i tillë, studimi aktual nëse jetëgjatësia është e lidhur me një shëndet më të mirë fizik dhe mendor, ka nxjerrë rezultate të paqëndrueshme, dhe shumë prej këtyre studimeve bazohen në vetëvlerësime.
Edhe kërkimet që përdorin matjet objektive, kanë dhënë rezultate të pasigurta. Ndërsa studime të gjera në popullatën evropiane, kanë treguar se forca e muskujve sot është më e dobët në mesin e të moshuarve se sa në të kaluarën, studime të tjera thonë se shpejtësia e ecjes dhe funksionet kardiovaskulare janë përmirësuar ndjeshëm.
Në Finlandë, shkencëtarët kanë qasje në një studim të bazuar tek popullata mbi njerëzit e moshuar nga gjenerata e fundit, duke përfshirë 500 pjesëmarrës të moshës ndërmjet moshës 75-80 vjeç. Duke përsëritur të njëjtat teste fizike dhe mendore si 28 vjet më parë, studiuesit zbuluan se 75 dhe 80-vjeçarët e sotëm, kanë përmirësime të dukshme dhe domethënëse në forcën e muskujve, shpejtësinë e ecjes dhe frymëmarrje.
Ne ende nuk e dimë me saktësi arsyen, por autorët kanë ofruar disa shpjegime të mundshme. Grupi i mëparshëm i njerëzve të moshuar, lindën në një kohë kur Finlanda ishte ende një rajon i pazhvilluar dhe bujqësor i Perandorisë Ruse.
Kjo do të thotë se me gjasë fëmijët konsumonin ushqime më pak cilësore, dhe kishte shumë të ngjarë që ata të punonin që në moshë të hershme. Kur u rritën, përjetuan një luftë civile dhe dy luftëra botërore, dhe mund të kenë marrë pjesë në të paktën njërën prej tyre.
Grupi më i ri, që përfshinte 726 pjesëmarrës, kishte në përgjithësi një edukim më të qëndrueshëm, dhe kjo mund të ketë lidhje me gjatësinë dhe peshën e tyre më të madhe, çka është një shenjë e ushqimit dhe zhvillimit të mirë.
Sipas të gjitha gjasave, argumentojnë autorët e studimit, rezultatet janë një kombinim i arsimimit më të mirë, mundësive më të mëdha ekonomike, ushqimit më të mirë, dhe aktivitetit më të madh fizik. Por jo të gjitha ndryshimet kanë qenë pozitive.
Testet e funksionit të mushkërive, dhanë rezultate të përziera. Autorët mendojnë se kjo mund të ketë lidhje me shtimin e pirjes së duhanit dhe ndotjes së mjedisit. Por në fund rezultatet sugjerojnë që njerëzit e moshuar që jetojnë sot në Finlandë, mund të presin të jetojnë më gjatë sesa 30 vjet më parë.
Ka lajme të mira edhe për shëndetin konjitiv. Krahasuar me rezultatet e përziera të plakjes fizike, studimet kanë tendencën të tregojnë se funksionet njohëse në moshën e thyer, janë më të mira tani sesa dikur. Fatmirësisht, studimi finlandez u bazua në një studim të ngjashëm 28 vjet më parë, që gjithashtu i testoi pjesëmarrësit mbi shëndetin e tyre konjitiv.
Duke përsëritur të njëjtat teste gati tre dekada më vonë, studiuesit thonë se grupi i sotëm i 75- 80-vjeçarëve, performoi më mirë në të gjitha rezultatet e matura. Kjo ishte e vërtetë për të dyja gjinitë, dhe autorët thonë se gjetjet mund të shpjegohen pjesërisht nga arsimimi më i gjatë në kohë, dhe një nivel më i lartë i aktivitetit fizik, të cilat dihet se e formojnë dhe ruajnë performancën njohëse ndërsa ne plakemi.
Ekipi studimor e pranon se gjetjet e tyre, nuk do ta frenojnë debatin nëse jemi në fakt duk u plakur më mirë sesa paraardhësit . Ata e pranojnë se rritja e mënyrës së jetesës duke qëndruar kryesisht ulur por edhe mbipesha, mund të ketë efekte anësore në brezin e ardhshëm të të moshuarve.
?Rezultatet mund të jenë unike për Finlandën. Por ka të ngjarë që ato të mund të përgjithësohen në vendet e tjera, që kanë pësuar ndryshime të ngjashme sociale gjatë 100 viteve të fundit?- theksojnë autorët e studimit./ sciencealert.com–Përshtatur nga CNA.al
Nga Ivan KrastevPër një evropian-lindor të brezit tim, vëzhg...
Sa rrezikojmë të prekemi nga Covid-19, kur udhëtojmë me avio...
Nga Jerry Dunleavy “Washington Examiner”Një raporti i republ...
Emri i makinës është “Cadillac One”, por njihet më shumë si ...
Katër shtetet e Vishegradit: Hungaria, Polonia, Republika Çe...
Nga HR.Mcmaster “National Interest”* Partia Komuniste Kineze...
Nga Jamie Metzl “The Hill”Ndërsa Asambleja e Përgjithshme e ...
Sipas një teorie, “ruleta ruse” u shfaq për herë të parë në ...
Nga Eva Hamrud ”Science Alert”Si specie, njerëzit kanë popul...
Nga Emma Reynolds “CNN”Pasi shtypi me sukses valën e parë t...
Misteret mbi Antarktidën, kanë ndezur gjithmonë imagjinatën ...
Mbetet një nga zbulimet shkencore më të papritura të këtij v...
Nga Robby Starbuck “The Federalist”Që prej vitit viti 2015, ...
Nga Thomas Trask & Jonathan Ruhe “National Interest”Duke pas...
Nga Colin Axon & Robert Dingëall “The Spectator”* Sa njerëz ...
Nga David Harsanyi ”National Riview”* Në një episod të seria...
Nga Matthew Ward “The Conversation”Pandemia e koronavirusit,...
Pandemia e koronavirusit, u ka siguruar një armë shumë të vl...
Nga Sergei Kuznetsov “Politico”Minsk – Svetlana Aleksieviç ë...
Nga Newt Gingrich “American Mind”Gjatë ditëve të fundit kam ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...