Pse Evropa vijon të fitojë?
Nga Andrew MoravcsikDisa muaj më parë, kur pandemia e Covid ...
Nga Jianli Jang & Peter Biar Ajak ?The American Interest?
Gjatë javëve të fundit, disa rajone në Kinën Jugore, Lindore dhe Qendrore, janë goditur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytje të mëdha. Rajonet e prekura përfshijnë provincën e Hubei, ku ndodhet Vuhani, epiqendra e pandemisë së Covid-19.
Deri më tani, kanë vdekur më shumë se 140 njerëz dhe mbi 200.000 të tjerë janë zhvendosur nga qytetet dhe fshatrat ku përmbytjet kanë dëmtuar shtëpitë dhe infrastrukturën. Në përgjithësi, nga këto përmbytje janë prekur rreth 37 milionë njerëz.
Dëmi ekonomik i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 3 miliardë dollarë, dhe mund të rriten më tej nëse situata vazhdon të përkeqësohet. Këto qytete janë të vendosura në rrjedhën e poshtme të digave që ka ndërtuar Kina vitet e fundit. Disa nga këto diga kanë hapur portat, teksa shirat kanë mbushur plot basenet.
Për pasojë, shumica e qyteteve dhe fshatrave në zonë kanë përjetuar përmbytje dhe dëme të mëdha. Këto përmbytje, sasitë e rritura të ujit që shkarkohen aktualisht nga digat në Kinë, dhe imazhet satelitore rritin shqetësimin në lidhje me stabilitetin strukturor të digave në vend, veçanërisht Digës së Tre Grykave (TGD).
Sezoni vjetor i përmbytjeve në këtë pjesë të Kinës fillon zakonisht rreth muajit korrikut, por autoritetet kishin nisur hapjen e portave të digave që në qershor. Ata kishin pohuar se hapja e portave synonte prodhimin e energjisë elektrike. Por disa ditë më vonë, Pekini e pranoi se hapja e tyre ishte pjesë e shkarkimit emergjent të ujërave të ardhura nga përmbytjet.
Autoritetet, kanë nisur ndërkohë të fajësojnë ?forcat e huaja?, që sipas tyre po përpiqen të ?njollosin? digën e madhe si dhe imazhin e qeverisë kineze. Siç u përmend më lart, lëshimi i këtyre ujërave nga digat, ka shtuar përmbytjet në rajonet aty pranë.
Kjo – dhe jo propaganda e huaj – ka qenë shkaku i ngritjes së pikëpyetjeve nga banorët vendas në lidhje me integritetin strukturor të digës TGD, dhe nëse hapja e portave ka të bëjë me dobësitë strukturore të digës. Edhe pse nevojitet më shumë informacion, dyshimet e vendasve nuk janë plotësisht të pabaza.
Që nga fillimi, diga TGD, e vendosur në Provincën e Hubeit, ishte një projekt i diskutueshëm për shkak të shtrirjes së saj të madh dhe ndikimit po aq të fortë në mjedis. Bazuar në kapacitetin e plotë, TGD, që u bë plotësisht funksional në vitin 2012, është aktualisht hidrocentrali më i madh në botë.
Por integriteti strukturor i kësaj dige, ka ngritur gjithnjë pikëpyetje. Për shembull, pak kohë pasi rezervuari u mbush për herë të parë, në digë u shfaqën gati 80 të çara. Edhe në qershor të vitit 2020, studiuesit dhe shkencëtarët ngritën alarmin mbi dobësinë strukturore të digës, por Pekini i hodhi poshtë këto pretendime.
Dhe dyshimet në lidhje me integritetin strukturor të digës, ngrenë pikëpyetje në lidhje me cilësinë dhe qëndrueshmërinë e projekteve infrastrukturore kineze jashtë vendit. Pekini ka iniciuar ose mbështetur disa projekte të ndërtimi të digave, rrugëve dhe gazsjellësve në shumë vende të huaja në Azi dhe Afrikë nën Nismën e Brezit dhe Rrugës (BRI).
Nëse diga e madhe e Kinës është strukturalisht e pasigurt, sa të sigurta mund të jenë projektet kineze të zbatuara nga kompanitë kineze në vendet e huaja? Për më tepër, ç?mund të ndodhte nëse një situatë si ajo në Kinë ndodh në zonat përreth digave në këto vende të huaja?
Aktualisht në Sudanin e Jugut, komunitetet po dëmtohen shumë nga derdhjet e naftës dhe ndotja nga një gazsjellës i ndërtuar nga Kinë në Nilin e Epërm. Gazsjellësi, që u ndërtua me një shpejtësi marramendëse në fund të viteve 1990 gjatë kulmit të luftës civile, është në pronësinë e kompanive kineze, dhe që atëherë ka shfaqur probleme të mëdha.
Derdhjet nga tubat e gazsjellësit dhe menaxhimi i dobët i mbetjeve të rrezikshme, kanë shkaktuar jo pak sëmundje tek komunitetet që jetojnë pranë fushave të naftës. Sipas një raporti, deformimet e lindjeve në Qarkun Ruveng të Sudanit Jugor janë rritur nga 19 për qind në 2015 në 54 për qind në 2017-ën.
Ndërkohë lindjet e parakohshme në të njëjtin qark janë 40-fishuar, nga 41 në vitin 2015 në 118 në vitin 2017. Për më tepër, sipas analizave laboratorike të mostrave të ujit, niveli i merkurit dhe manganit është përkatësisht shtatë dhe dhjetë herë, nga ajo që e cilëson të lejueshme Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit në SHBA.
Vetë ministria e Shëndetësisë e Sudanit të Jugut, ka kryer të paktën 2 studime (përveç raporteve të shumta të pavarura), që i kanë lidhur direkt sëmundjet me ndotjen e shkaktuar nga nafta. Por në vend se ta adresojë këtë emergjencë shëndetësore, qeveria sudaneze ka vendosur t?i fshehë këto raporte dhe të bëjë një sy qorr ndaj vuajtjeve të njerëzve të saj.
Ndërsa këta dy shembuj demonstrojnë paqëndrueshmërinë strukturore të projekteve infrastrukturore kineze, ato gjithashtu theksojnë se si funksionon korrupsioni zyrtar në Sudanin e Jugut. Qeveria nuk guxon të kritikojë klientët e saj në Pekin, edhe nëse është në rrezik jeta e qytetarëve të saj.
Siç e tregojnë ngjarjet në provincën Hubei, dobësitë strukturore të projekteve kineze si brenda ashtu edhe jashtë vendit, e kanë origjinën tek korrupsioni zyrtar. Ky korrupsion stimulohet nga natyra autoritare e regjimit komunist kinez, të cilin e ka eksportuar me sukses në shumë vende të Azisë dhe Afrikës.
Pa transparencë dhe përgjegjësi, zyrtarët në Kinë janë bërë shumë të pasur edhe kur projekte të tilla rrezikojnë drejtpërsëdrejti sigurinë e njerëzve të tyre. Ata janë duke i inkurajuar miqtë e tyre jashtë vendit që t?i imitojnë ata./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Andrew MoravcsikDisa muaj më parë, kur pandemia e Covid ...
“Njerëzit janë lavdia dhe llumi i universit” tha filozofi fr...
Vdekja e Xhenis Xhoplin u përcaktua se ndodhi nga një mbidoz...
Progresi mbi vaksinat që do të përdoren kundër koronavirusit...
“Der Spiegel”Një mëngjes qershori, një logo gjigande “C” ngj...
Filozofi britanik Xhejms Allen tha dikur:”Nuk mund të ketë p...
Nga Georgi Boorman “The Federalist”Nuk është ndonjë gjë e re...
Nga Barbara Boland “The American Convervative”* Në fund të m...
Nga Ferdinando Giugliano “Bloomberg View”* Italia ishte simb...
Një studim i ri evropian, ka zbuluar se të moshuarit e sotëm...
Nga Ivan KrastevPër një evropian-lindor të brezit tim, vëzhg...
Sa rrezikojmë të prekemi nga Covid-19, kur udhëtojmë me avio...
Nga Jerry Dunleavy “Washington Examiner”Një raporti i republ...
Emri i makinës është “Cadillac One”, por njihet më shumë si ...
Katër shtetet e Vishegradit: Hungaria, Polonia, Republika Çe...
Nga HR.Mcmaster “National Interest”* Partia Komuniste Kineze...
Nga Jamie Metzl “The Hill”Ndërsa Asambleja e Përgjithshme e ...
Sipas një teorie, “ruleta ruse” u shfaq për herë të parë në ...
Nga Eva Hamrud ”Science Alert”Si specie, njerëzit kanë popul...
Nga Emma Reynolds “CNN”Pasi shtypi me sukses valën e parë t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...