Zbatimi i Aministisë Penale/ Dhjetëra të dënuar lënë burgjet në Korçë
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...
Vdekja e Xhenis Xhoplin u përcaktua se ndodhi nga një mbidozë heroine, të paktën sipas raportit zyrtar të mjekut që kreu autopsinë. E gjetur e zhveshur në dhomën e saj në një hotel në Hollivud më 4 tetor 1970, legjenda e ?rock & roll?, kishte ende të mbërthyer cigaren në njërën dorë, dhe disa kartmonedha në dorën tjetër.
Vetëm 27-vjeçe, dhe një nga këngëtarët më të talentuara të brezit të artë të viteve 1960, Xhopin kishte vuajtur prej kohësh nga abuzim me substancat narkotike. Shoqja e saj e ngushtë Pegi Kaserta shkruan në librin e saj me kujtime se të dyja ndanin me njëra-tjetrën fiksimin e madh për heroinën. Gjithçka që mbeti ylli i muzikës më 7 tetor 1970, ishte një grumbull hiri nga djegia e trupit të saj, të cilin familja e saj shpërndau privatisht nga një avioni në ujërat e Oqeanit Paqësor. Kishte kaluar vetëm një vit që kur ikona e kundër-kulturës kishte kënduar hitet e saj të mëdha si ?Piece of my heart? për qindra mijëra fansa në Festivalin e famshëm të Ustok në vitin 1969.
Por diçka e shqetësoi Kasertan për vdekjen e mikeshës së saj. Menjëherë pasi Xhoplin vdiq, u përhapën zërat se ajo e kishte tepruar me një dozë të jashtëzakonshme heroine. Kaserta pohoi më vonë se ajo kishte përdorur të njëjtën sasi heroine jo shumë kohë para mbidozës së pretenduar të Xhoplin, ndaj e cilësonte ?absurde? këtë teori. Por si një e mbijetuar nga mbidozimi, Pegi Kaserta tha se nuk ishte e bindur nga skena e përshkruar në hotel. Hetuesit pretenduan se Xhoplin kishte marrë një dozë vdekjeprurëse heroine, më pas kishte zbritur në holl për të blerë cigare, dhe ishte kthyer në shtratin e saj
ku dhe kishte vdekur.
Por duke folur nga përvoja, Kaserta tha se kjo nuk ishte e mundur. ?Ku je në mbidozë, ti thjesht plandosesh përtokë në dysheme. Ashtu siç e gjetën të vdekur aktorin Filip Sejmur Hofman?- thotë ajo. Vitet 1960, shënuan ndryshimin më të madh në muzikën moderne amerikane.
Periudha pas Ajzenhauerit nxiti lindjen e rrymave të reja të mendimit, të nxitura sa nga eksperimentet me drogat psikedelike, por aq edhe nga trazirat shoqërore dhe kulturore të Luftës së Vietnamit. Xhoplin ishte këngëtarja kryesore e Big Brother dhe Holding Company në Monterey Pop Festival të vitit 1967 .
Ajo ishte vetëm 24-vjeçe, dhe karriera e saj sapo kishte nisur. Edhe pse u duk sikur doli nga askundi, ajo arriti të bënte emër qëkur ndiqte Universitetin e Teksasit në Ostin. E lindur në Port Artur të Teksasit më 19 janar 1943, fëmijëria e Xhoplin si një e dëbuar nga shoqëria, e bëri atë të tërhiqej drejt muzikës bluz. E vendosur për të ndjekur pasionin e saj për të kënduar, ajo e braktisi universitetin në janarin e vitit 1963, dhe shkoi në San Françisko. Duke performuar rrugëve, Xhenis nisi zakonin e frikshëm të pirjes së sasive të mëdha të alkoolit dhe metamfetaminëve. Më vonë ra në kontakt me heroinën.
Ajo u njoh me Kasertan kur kishte shkuar në dyqanin e saj të rrobave në Haight-Ashbury në vitin 1965. Ato u bënë shumë shpejt mike të ngushta, dhe ndanin vese të ngjashme. ?Xhenis ishte argëtuese, mendjehapur, e papërmbajtur?-kujton Kaserta.
Në vitin 1966, karriera e Xhoplin arriti kulmin. Talenti i saj u vu re, dhe ajo u bë soliste e Big Brother dhe Holding Company. Ajo nisi të organizojë turnetë e para si profesioniste, të regjistrojë këngë ikonike të tilla si ?Piece of my heart?. Kur mbërri Udstok, bashkëmoshatarët e saj ishin muzikantët Xhimi Hendriks dhe Dejvid Krosbi. Për promovuesin e koncertit dhe mikun e saj Bill Graham, vetë-shkatërrimi i Xhoplinit ndodhi pjesërisht për shkak të famës së sapo-zbuluar. ?Ajo kishte një siguri të jashtëzakonshme kur ndodhej në skenë. Por jashtë skenës, privatisht, ajo ishte shumë e frikësuar, shumë e ndrojtur dhe naive për shumë gjëra. Unë nuk besoj se ajo ka ditur ndonjëherë se si të menaxhojë suksesin. Mendoj se kjo i krijoi probleme Xhenisit?- thotë ai.
Ishte 4 tetori i vitit 1970 dhe Xheni ishte vonë për një seancë regjistrimi në studio. I shqetësuar nga vonesa, menaxheri Xhon Kuk u nis për tek hoteli ku ajo qëndronte në Landmark Motor. Kur Kuk hyri në dhomën e Joplin, e gjeti pa pajetë në shtratin e saj.
Sipas mjekut të gjykatës së Los Anxhelesit, Tomas Noguçi, disa nga provat ishin zhdukur
nga skena e ngjarjes nga një prej miqve të Xhoplin, dhe u kthyen kur u kuptua se përdorimi i drogës do të tregohej gjithsesi në raportin e toksikologjisë. Noguçi arriti në përfundimin se Xhoplin vdiq nga një mbidozë heroine, efekt që ishte rënduar nga kombinimi me alkoolin. Ekspertët në Nju Jork konfirmuan më vonë se mbidozat e heroinës janë zakonisht të ngadalta, dhe ndodhin vetëm shpejt kur kombinohen me ilaçe të tjera. Xhanis Xhoplin vdiq në moshën e saj më të mirë, duke iu bashkuar artistëve të tjerë të talentuar që vdiqën në moshën e saj, në grupin e njohur si ?Klubi famëkeq i 27-vjeçarëve?, ku përfshihet Xhimi Hendri, Kërt Kobein dhe Emi Uajnhauz./Përshtatur nga CNA.al
Progresi mbi vaksinat që do të përdoren kundër koronavirusit...
“Der Spiegel”Një mëngjes qershori, një logo gjigande “C” ngj...
Filozofi britanik Xhejms Allen tha dikur:”Nuk mund të ketë p...
Nga Georgi Boorman “The Federalist”Nuk është ndonjë gjë e re...
Nga Barbara Boland “The American Convervative”* Në fund të m...
Nga Ferdinando Giugliano “Bloomberg View”* Italia ishte simb...
Një studim i ri evropian, ka zbuluar se të moshuarit e sotëm...
Nga Ivan KrastevPër një evropian-lindor të brezit tim, vëzhg...
Sa rrezikojmë të prekemi nga Covid-19, kur udhëtojmë me avio...
Nga Jerry Dunleavy “Washington Examiner”Një raporti i republ...
Emri i makinës është “Cadillac One”, por njihet më shumë si ...
Katër shtetet e Vishegradit: Hungaria, Polonia, Republika Çe...
Nga HR.Mcmaster “National Interest”* Partia Komuniste Kineze...
Nga Jamie Metzl “The Hill”Ndërsa Asambleja e Përgjithshme e ...
Sipas një teorie, “ruleta ruse” u shfaq për herë të parë në ...
Nga Eva Hamrud ”Science Alert”Si specie, njerëzit kanë popul...
Nga Emma Reynolds “CNN”Pasi shtypi me sukses valën e parë t...
Misteret mbi Antarktidën, kanë ndezur gjithmonë imagjinatën ...
Mbetet një nga zbulimet shkencore më të papritura të këtij v...
Nga Robby Starbuck “The Federalist”Që prej vitit viti 2015, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...