Vrau efektivin e policisë dhe plagosi një tjetër/ Kush është autori i ngjarjes në Maliq
Një ngjarje e rëndë u shënuar këtë të enjte në Lozhan të M...
Një ngjarje e rëndë u shënuar këtë të enjte në Lozhan të M...
Nga Zia Weise, Jan Cienski & David M.Herszenhorn
Fundjavën që shkoi shpërtheu sërish një konflikt i armatosur në skajin më lindor të Evropës, teksa Armenia dhe Azerbajxhani u përleshën me njëra-tjetrën në rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabakut. Luftimet, të cilat vazhduan edhe të hënën, kanë shkaktuar deri tani të paktën 39 të vdekur.
Ky është përshkallëzimi më serioz ndër vite i mosmarrëveshjes midis 2 fqinjëve. Të dyja ish-shtetet sovjetike janë përplasur prej 3 dekadash për Nagorno-Karabakun, një enklavë e kontrolluar nga armenët, por e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
Por konflikti është më tepër sesa thjesht një relike e epokës së Luftës së Ftohtë. Të dyja palët gëzojnë mbështetjen e fuqive të mëdha, dhe në kushtet kur Kaukazi i Jugut zë një pozicion strategjik në tregun global të energjisë, luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, mund të kenë ndikim përtej rajonit.
Çfarë ndodhi fundjavën e shkuar?
Armenia thotë se mëngjesin e të dielës, Azerbajxhani nisi sulmet ajrore dhe me artileri ndaj Nagorno-Karabakut, ndërsa Bakuja pretendon se po kryen një ?kundërsulm, në përgjigje të një provokimit ushtarak?. Ndërsa luftimet u përshkallëzuan, Armenia shpalli ligjin ushtarak dhe mobilizimin e përgjithshëm.
Edhe Azerbajxhani shpalli gjendjen e luftës në disa rajone. Numri i të vdekurve varion. Armenia konfirmoi të dielën 16 viktima, dhe më shumë se 100 të plagosur. Të hënën në mëngjes, mediat folën për 39 viktima në total. Azerbajxhani pretendoi se ka vrarë të paktën 550 armenë, por Jerevani e hedh poshtë këtë shifër.
Nga ana e saj Armenia, pretendoi të dielën se kishte vrarë mbi 200 azerë. Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për vrasjen e civilëve, përfshirë një familje azere prej 5 anëtarësh, mes të cilëve një grua dhe një fëmijë, njoftoi agjensia France-Presse. Kjo është shkelja më e rëndë e marrëveshjes së armëpushimi të vitit 1994, e cila u nënshtrua pasi luftimet shkaktuan në atë kohë vdekjen e më shumë se 200 njerëzve.
Cila është panorama më e gjerë?
Përplasjet mbi Nagorno-Karabakun, kanë potencialin të tërheqin në konflikt fuqi më të mëdha – në veçanti Rusinë dhe Turqinë anëtare të NATO-s, dy vende që tashmë mbështesin palë të kundërta në Siri dhe Libi. Turqia ka qenë prej kohësh një mbështetëse e vendosur e Azerbajxhanit:Ankaraja dhe Bakuja ndajnë lidhje të ngushta kulturore, duke pasur parasysh trashëgiminë e tyre të përbashkët turke.
Ndërkohë, Turqia dhe Armenia kanë një histori të gjatë tensionesh, të përkeqësuara nga refuzimi i Ankarasë për ta njohur Gjenocidin Armen të vitit 1915, si dhe nga konflikti i Nagorno-Karabakut. Ky konflikt e nxiti Turqinë të mbyllë kufirin e saj me Armeninë në vitin 1993, dhe ky vendim mbetet ende në fuqi.
Të dyja vendet nuk kanë marrëdhënie diplomatike mes tyre. Ndërkaq Rusia luan një rol më të paqartë në rajon, duke mbajtur lidhje të ngushta ekonomike si me Armeninë ashtu edhe me Azerbajxhanin, dhe duke i furnizuar me armë të dyja vendet.
Gjithsesi marrëdhënia e Moskës me Jerevanin është më e ngushtë. Në Armeni ndodhet një bazë ushtarake ruse, teksa ky vend është pjesë e Unioni Ekonomik Euroaziatik të udhëhequr nga Moska. Pastaj është edhe roli i rajonit në tregtinë globale të energjisë:Gazsjellësat që lidhin Azerbajxhanin me Turqinë, janë jetikë për furnizimin me naftë dhe gaz natyror të Bashkimit Evropian, dhe ato kalojnë pikërisht pranë Nagorno-Karabakut.
Pse Armenia dhe Azerbajxhani po luftojnë për këtë rajon?
Armenia me shumicë kristiane dhe Azerbajxhani me shumicë myslimane, kanë pasur fërkime për shekuj me radhë. Pro sot feja nuk luan një rol të madh në këtë konflikt. Një përgjegjësi të madhe për këtë konflikt ka Stalini, që e la rajonin me shumicë armene nën administrimin e Azerbajxhanit, kur Kaukazi u pushtua nga Ushtria e Kuqe në fillim të viteve 1920.
Asnjëra palë nuk ishte e kënaqur, por për disa dekada kjo gjë nuk kishte shumë rëndësi. Kur Bashkimi Sovjetik nisi të shpërbëhej në fund të viteve 1980, forcat e fuqishme nacionaliste në të dyja vendet, e shndërruan Nagorno-Karabakun në një arenë lufte.
Armenët etnikë të enklavës e shpallën pavarësinë në 1991, duke hyrë në luftë me autoritetet e Bakusë. Separatistët u mbështetën nga Armenia. Deri në vitin 1994, armenët kishin arritur ta dëbonin ushtrinë azere nga enklava. Qindra mijëra njerëz u zhvendosën nga shtëpitë e tyre.
Aktualisht OKB e njeh Nagorno-Karabakun si pjesë të territorit të Azerbajxhanit. Asnjë vend në botë, nuk e konsideron enklavën si një vend të pavarur. Madje as vetë Armenia, e cila nuk e ka aneksuar zyrtarisht atë, por e mbështet me para dhe armë rajonin separatist.
Pse gjërat u përshkallëzuan pikërisht tani?
?Revolucioni i Kadifenjtë? në Armeni në vitin 2018, rrëzoi udhëheqësin e saj të vjetër, dhe shtoi shpresat për rinisjen e negociatave të paqes të bllokuara prej kohësh. Por kryeministri Armen, Nikol Pashinian, që u ngjit në pushtet pas protestave popullore masive, iu përmbajt kryesisht retorikës së paraardhësit të tij.
Një palë zgjedhje të organizuara këtë pranverë nga qeveria e vetë-shpallur armene në Karabak, u konsideruan si një provokim nga Azerbajxhani, dhe u kritikuan nga ndërkombëtarët. Dhe në korrik të këtij viti, tensionet nisën të rriten pas një serie përplasjesh me armë, që shkaktuan një duzinë të vdekurish.
Ç?pritet të ndodhë më tej?
Është shumë herët të thuhet se edhe për sa kohë do të vazhdojnë luftimet, apo nëse ato mund të përshkallëzohen në një luftë në shkallë të plotë. Përleshjet e vitit 2016, dhe ato të korrikut të këtij viti zgjatën vetëm disa ditë.
Situata do të ndryshonte ndjeshëm, nëse në këtë konflikt përfshihet ndonjë fuqi e madhe. Por edhe Turqia deri më tani e ka kufizuar vetëm tek retorika përfshirjen e saj. Armenia ka akuzuar Ankaranë se i ka rishpërndarë milicitë e veta nga Siria Veriore në Azerbajxhan, por Bakuja e hodhi poshtë këtë akuzë./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Andrei Kolesnikov “The Moscow Times”Kur lideri rus i opo...
Pak pas mesnatës së datës 28 shtator 1994, trageti i pasagje...
Nga Jianli Jang & Peter Biar Ajak “The American Interest”Gja...
Nga Andrew MoravcsikDisa muaj më parë, kur pandemia e Covid ...
“Njerëzit janë lavdia dhe llumi i universit” tha filozofi fr...
Vdekja e Xhenis Xhoplin u përcaktua se ndodhi nga një mbidoz...
Progresi mbi vaksinat që do të përdoren kundër koronavirusit...
“Der Spiegel”Një mëngjes qershori, një logo gjigande “C” ngj...
Filozofi britanik Xhejms Allen tha dikur:”Nuk mund të ketë p...
Nga Georgi Boorman “The Federalist”Nuk është ndonjë gjë e re...
Nga Barbara Boland “The American Convervative”* Në fund të m...
Nga Ferdinando Giugliano “Bloomberg View”* Italia ishte simb...
Një studim i ri evropian, ka zbuluar se të moshuarit e sotëm...
Nga Ivan KrastevPër një evropian-lindor të brezit tim, vëzhg...
Sa rrezikojmë të prekemi nga Covid-19, kur udhëtojmë me avio...
Nga Jerry Dunleavy “Washington Examiner”Një raporti i republ...
Emri i makinës është “Cadillac One”, por njihet më shumë si ...
Katër shtetet e Vishegradit: Hungaria, Polonia, Republika Çe...
Nga HR.Mcmaster “National Interest”* Partia Komuniste Kineze...
Nga Jamie Metzl “The Hill”Ndërsa Asambleja e Përgjithshme e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënuar këtë të enjte në Lozhan të M...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...