“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Pak pas mesnatës së datës 28 shtator 1994, trageti i pasagjerëve ?MS Estonia? u mbyt në ujërat e Detit Baltik. Ai po bënte linjën e zakonshme nga kryeqyteti estonez, Talin, në atë suedez Stokholm. Në fillim anija u anua, dhe më pas u mbyt në më pak se 1 orë, duke përfunduar në fundin e detit në thellësinë 80 metra.
Moti ishte i keq, por kjo gjë nuk ishte e pazakontë për stinën e vjeshtës në atë zonë. Era frynte me shpejtësi deri 25 metra në sekondë, teksa dallgët ishin nga 4-6 metra të larta. Nga 989 pasagjerët dhe ekuipazhi që gjendeshin në bord, 852 vdiqën, duke e bërë atë katastrofën më të madhe detare në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore.
501 nga viktimat e tragjedisë ishin suedezë. Shumica e tyre vdiqën nga mbytja në ujë dhe hipotermia, pasi temperatura e ujit ishte 10-11 gradë Celsius. Rreth 650 njerëz ishin ende brenda anijes kur ajo u fundos, dhe besohet se mbetën aty.
Vetëm disa orë pas ngjarjes, kryeministri i atëhershëm i Suedisë Karl Bild, nxitoi të diktojë versionin zyrtar mbi atë që kishte ndodhur. Në një prononcim për mediat, ai tha se trageti u fundos pasi pjesa ballore ishte këputur duke rënë në det, për shkak të goditjes nga dallgët.
Po atë ditë Bild thirri në zyrë Ministrin Suedez për Çështjet Detare, duke i thënë të njëjtën gjë: “Nuk ka asnjë shpjegim tjetër!?.
Më pas thirri në takim Hans Laidvan, pronarin e tragetit ?MS Estonia?, të cilit i tha se ?aksidenti dukej se ishte shkaktuar nga një gabim në ndërtimin e tragetit?. Një ditë më vonë, u ngrit një Komision i Përbashkët i Hetimit të Aksidenteve (JAIC).
Hetimi arriti në një përfundim paraprak vetëm 18 ditë më vonë:pjesa ballore e tragetit ishte shkëputur në det për shkak të dallgëve të mëdha, uji e kishte përmbytur kuvertën e tragetit, që u bë i paqëndrueshëm dhe u mbyt. Ky ishte edhe konkluzioni përfundimtar i komisionit tre vjet më vonë.
Si provë për këtë përfundim, komisioni tregoi disa gjëra. Pjesa ballore e skafit të tragetit u gjet rreth 1 milje detare larg nga mbetjet e tjera të tragetit. Ajo u ekzaminua dhe u filmua nga një ekip zhytësish, që gjetën të dhëna që e mbështesnin këtë përfundim.
Por nga ana tjetër u lanë pas dore informacione, që nuk i përshtateshin kësaj hipoteze. Për shkak të shumë pyetjeve të lëna pa përgjigje, lindën shumë teori dhe hipoteza të tjera. Shumë ekspertë dyshojnë pse gjatë hetimit u filmua vetëm pjesa e përparme e anijes. Gjithashtu, u vendos që trageti të mos nxirrej në sipërfaqe.
Arsyetimi ishte se operacioni i shpëtimit do të ishte shumë i shtrenjtë. Gjatë hetimit, nuk u morën parasysh deklaratat e dëshmitarëve, që binin ndesh me versionin zyrtar. Dy anëtarë të ekuipazhit, thanë se uji kishte hyrë anash dhe jo nga pjesa ballore e tragetit. Ndërkaq udhëtarë të mbijetuar, thanë se kishin dëgjuar një zhurmë të madhe para fundosjes.
Por çfarë kishte ndodhur vërtet? Një ndër hipotezat më intriguese në atë kohë, ishte ajo e kontrabandës së armëve ushtarake. Një nga të mbijetuarit, dëshmoi se kishte parë disa ushtarakë afër portit të Talinit, të cilët ngarkuan në traget 2 kamionë, vetëm pak minuta para nisjes së tij.
Dhe në fakt vitet 1990, ishin një dekadë kaotike për Rusinë dhe shtetet e Baltikut. Gjithçka ishte në shitje, dhe çdo gjë ishte e mundur. Ushtria sovjetike, ishte duke u tërhequr nga Baltiku, dhe një Rusi e demoralizuar, ishte një rast i artë për agjentët perëndimorë, që synonin të shtinin në dorë teknologji ushtarake.
Gjatë Luftës së Ftohtë, Suedia ishte përdorur shpesh si një kanal midis Lindjes dhe Perëndimit. Një ish-punonjës i doganave suedeze, dëshmoi se disa kamionë u lejuan të futeshin nëpër tragete pa asnjë lloj kontrolli. Ndërkohë, njerëzit që mund të thoshin diçka më tepër rreth kësaj çështje vdiqën.
Ish-zyrtari i doganave në Estoni, Igor Kristopoviç, u qëllua për vdekje më 22 tetor 1994, vetëm 4 javë pas tragjedisë. Më vonë, një hetim paralel nga autoritetet estoneze, zbuloi se materialet që po kontrabandoheshin ishin armë të avancuara sovjetike, ndoshta të lidhura me armët bërthamore apo satelitët që lëshohen në hapësirë.
A kontribuoi direkt ngarkesa klandestine në atë tragjedi? Edhe në këtë rast ka disa hipoteza.
Ndoshta trageti e humbi vërtet pjesën ballore të skafit. Por ngarkesa sekrete, imponoi fshehjen e disa fakteve. Ndoshta ngarkesa përmbante eksploziv, që shpërtheu aksidentalisht dhe shkaktoi një të çarë të madhe poshtë.
Gazetari veteran suedez Lars Borgnas flet në librin e tij ?Interesi kombëtar?, për një telefonatë që mori një ditë nga një njeri, që pretendoi se punonte për shërbimet inteligjente ushtarake. Ai donte të mbetej anonim, por i tha Borgnas se kishte parë rastësisht një raport të klasifikuar nga MUST, shërbimi i inteligjencës ushtarake suedeze.
Sipas tij, operacioni i kontrabandimit të materialeve ushtarake duhet të pezullohej nga frika e kontrollit në doganën suedeze. Kontrabandistët u përpoqën të hapnin pjesën ballore për të nxjerrë prej andej kamionët, por dështuan. Në këto kushte u mor një vendimi për fundosjen e ?MS Estonia? me një silur.
U përdorën zhurmuesit për të penguar regjistrimin e asaj që ndodhi, por marina suedeze kishte regjistruar gjithçka me mikrofonat e saj nënujorë. Nëndetësja që lëshoi silurin, ishte nga një vend i NATO-s. Sot zona ku gjenden mbetjet e tragjedisë, është klasifikuar si një ?varrezë?, ndaj aty është e paligjshme të zhytesh.
Sidoqoftë, një ekspeditë zhytësish e udhëhequr nga Juta Rabe, mori fshehurazi mostra nga skafi dhe i analizoi ato kimikisht në disa laboratorë. ?Rezultatet tregojnë ndryshime në përbërjen e metaleve, çka është e ngjashme me dukurinë që vërehet pas një shpërthimi?- theksonte raporti.
Televizioni shtetëror suedez (SVT1), transmetoi në vitin 2004 një emision investigativ ku ish-shefi i doganës në Stokholm, Lennart Henrikson, konfirmoi se trageti ?MS Estonia?, ishte përdorur në fakt për të transportuar në mënyrë ilegale teknologjinë ushtarake sovjetike drejt Perëndimit.
Henrikson tha se ishte urdhëruar nga lart, të lejonte hyrjen pa inspektim në port të automjeteve të caktuara, që kryenin kontrabandë të mjeteve ushtarake. Ai shtoi se për këtë ekzistonte edhe një marrëveshje sekrete midis Ove Viktorin, asokohe komandanti suprem i ushtrisë suedeze dhe Ulf Larsonit, drejtorit të përgjithshëm të doganave./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Jianli Jang & Peter Biar Ajak “The American Interest”Gja...
Nga Andrew MoravcsikDisa muaj më parë, kur pandemia e Covid ...
“Njerëzit janë lavdia dhe llumi i universit” tha filozofi fr...
Vdekja e Xhenis Xhoplin u përcaktua se ndodhi nga një mbidoz...
Progresi mbi vaksinat që do të përdoren kundër koronavirusit...
“Der Spiegel”Një mëngjes qershori, një logo gjigande “C” ngj...
Filozofi britanik Xhejms Allen tha dikur:”Nuk mund të ketë p...
Nga Georgi Boorman “The Federalist”Nuk është ndonjë gjë e re...
Nga Barbara Boland “The American Convervative”* Në fund të m...
Nga Ferdinando Giugliano “Bloomberg View”* Italia ishte simb...
Një studim i ri evropian, ka zbuluar se të moshuarit e sotëm...
Nga Ivan KrastevPër një evropian-lindor të brezit tim, vëzhg...
Sa rrezikojmë të prekemi nga Covid-19, kur udhëtojmë me avio...
Nga Jerry Dunleavy “Washington Examiner”Një raporti i republ...
Emri i makinës është “Cadillac One”, por njihet më shumë si ...
Katër shtetet e Vishegradit: Hungaria, Polonia, Republika Çe...
Nga HR.Mcmaster “National Interest”* Partia Komuniste Kineze...
Nga Jamie Metzl “The Hill”Ndërsa Asambleja e Përgjithshme e ...
Sipas një teorie, “ruleta ruse” u shfaq për herë të parë në ...
Nga Eva Hamrud ”Science Alert”Si specie, njerëzit kanë popul...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...