Këto janë sipas ekspertëve 12 problemet kryesore që kanë sot çiftet
Me gjithë gëzimin që na sjellin marrëdhëniet në çift, s’ka n...
Kijong-dong duket nga larg si një fshat tipik, me një depozitë të madhe uji, linja elektrike, rrugë të pastra dhe drita të ndezura në dritaret e ndërtesave të tij të shumta. Por nëse shkoni në ?Fshatin e Paqes? do të zbuloni se aty nuk banon asnjeri, dhe në fakt nuk ka banuar asnjëherë.
I vendosur në Zonën e Demilitarizuar (DMZ), që ndan Korenë e Veriut nga ajo e Jugut, Kijong-dong u ?inaugurua? në vitin 1953, kur një armëpushim i dha fund Luftës Koreane. Ekspertët besojnë se ?Fshati i Paqes?, që përdoret më shumë si një ?Fshat i Propagandës?, është vetëm një nga shumë qytezat e rreme në Korenë e Veriut.
Qyteti i rremë qëndron bosh, edhe pse Pheniani pretendon se aty banojnë mbi 200 banorë. Koreja e Veriut, është e famshme për projektimin e imazheve të rreme të prosperitetit dhe suksesit ekonomik. Duke e përdorur këtë qasje, qeveria e Koresë së Veriut e ndërtoi Kijong-dong për t?i mashtruar koreano-jugorët se veriorët po jetonin në luks.
Edhe sot, Koreja e Veriut pohon se kjo qytezë fantazmë është plot jetë. Por një vështrim nga afër, zbulon se ai i ngjan më shumë një sheshxhirimi të braktisur të Hollivudit sesa një fshati. Lufta e Koresë e dërrmoi Veriun dhe Jugun për 3 vjet me radhë, duke shkaktuar vdekjen e 3 milionë njerëzve.
Megjithëse armëpushimi i dha fund armiqësisë të hapur, asnjëra palë nuk ra zyrtarisht dakord për paqe. Zona e Demilitarizuar, që ndan të dyja vendet është ende një nga rajonet më të paqëndrueshme dhe të armatosura në botë. Minat tokësore e dominojnë kufirin, të mbrojtura nga gardhet me tela me gjemba, posta kufitare dhe qindra mijëra ushtarë.
DMZ është në thelb një zonë tampon me një gjerësi 4 km, që shtrihet në të gjithë kufirin tokësor 250 km të gjatë. Që të dyja vendet evakuuan vendbanimet e tyre civile përgjatë asaj zone. Pas vitit 1953, vendet mund të ruanin ose të ndërtonin vetëm një fshat në secilën anë.
Koreja e Jugut mbajti Daeseong-dong, ose ?Fshati i Lirisë?. Aty jetojnë rreth 226 banorë. Asnjë vizitor tjetër nuk mund të hyjë apo jetojë atje. Banorët e ?Fshatit të Lirisë? kanë letërnjoftime të posaçme, dhe pas orës 23.00 të mbrëmjes dhe deri në mëngjes hyn në fuqi shtetrrethimi.
Ka pasur akuza se verioret hyjnë herë pas here në fshat për të rrëmbyer fshatarët, për të cilët ata thonë më pas se janë larguar vullnetarisht për në Korenë e Veriut. Veriu vendosi të ndërtojë një qytezë krejtësisht të re, Kijong-dong, ose ?Fshati i Paqes?, që është quajtur me të drejtë ?Fshati i Propagandës?.
I ndërtuar për të projektuar imazhin e rremë të suksesit ekonomik, ai është një fshat i shkretë. Edhe pse Koreja e Veriut pretendon se ?Fshati i Paqes? ka 200 banorë, vëzhguesit nga jugu thonë se aty nuk jeton thuajse askush.
Komandanti Robert Uot i trupave shumëkombëshe të OKB-së, të vendosura në anën e Koresë së Jugut, thotë se shumë nga godinat kanë dritare të pikturuara. Ai pretendon se strukturat e tjera janë thjesht godina pa dysheme. Por tipari më i dukshëm i Kijong-dong janë dritat elektrike në rrugë, që ndizen rregullisht për të krijuar iluzionin e jetës që gjallon aty.
Ato janë instaluar qartazi për t?u bërë përshtypje jugorëve. Qeveria e Koresë së Veriut pretendon se qyteza ka qindra banorë të lumtur. Aty ndodhet madje edhe një qendër e kujdesit për fëmijë, kopshti i fëmijëve, shkolla fillore dhe e mesme, si dhe një spital.
Kijong-dong mirëmbahet rregullisht nga punëtorët që pastrojnë rrugët, megjithëse popullsia e tij është zero. Në fakt, asgjë tjetër përveç punëtorëve të pastrimit, nuk jep ndonjë shenjë të atje jetojnë koreano-veriorë. Vëzhguesit në Korenë e Jugut, mund t?i shohin ata kur shfaqen herë pas here në rrugë.
Tek e fundit, ky fshat duket se nuk shërben si asgjë më shumë sesa si një mjet në një garë për matjen e egove të të dyja vendeve. Dhe provë për këtë është edhe madhësia e shtizave ku ngulen flamujt e 2 shteteve. ?Kur shumica e njerëzve mendojnë për Korenë e Veriut, ne mendojmë për Kim Jong-un, raketat, lëshimin e tyre. Nëse synojmë të shohim gjëra të tjera përtej asaj që shohim në media, është realisht e pamundur?- thotë Peter Kim, profesor i lindur në Amerikë, por që sot jep mësim në Universitetin Kokmin në Seul.
Kim thotë se është shumë e vështirë të thuash se çfarë po ndodh saktësisht në rrugët e ?Fshatit të Paqes? ose diku tjetër në Korenë e Vriut. Ndërkohë, gara për zemrat dhe mendjet e armiqve të secilit komb, shfaqet fort në formën e shtizave të tyre ku nderen 2 flamujt në Zonën e Demilitarizuar.
Koreja e Jugut ngriti një shtizë flamuri 99 metra të lartë në Daeseong-dong në vitet 1980. Ky akt e nxiti Korenë e Veriut të ngrejë një shtizë flamurit edhe më të lartë, 160 metra, për kohën shtiza më e lartë e flamurit në botë.
Flamuri i Koresë së Jugut peshonte 120 kg. Ky veprim e detyroi veriun të prodhonte një flamur që peshonte 270 kg. Ndërkohë të dyja vendet, kanë përdorur altoparlantë për të sharrë njëra-tjetrën. Veriu transmeton rregullisht mesazhe propagandistike kundër Jugut.
Këto transmetime lavdërojnë triumfet e Koresë së Veriut, duke i nxitur njerëzit të arratisen atje. Ndërkohë Koreja e Jugut vendoste shpesh me zë shumë të lartë muzikën e grupit koreano-jugor K-pop. ?K-pop është një mjet mjaft i fuqishëm propagandistik?- thotë profesori Roald Maliangkej i Universitetit Kombëtar të Australisë.
?Ai e përshkruan Korenë e Jugut si një komb hiper-modern, të pasur dhe të populluar vetëm nga njerëz të apasionuar dhe tërheqës?- shton ai. Kjo lloj lufte propagandistike, përfundoi në vitin 2004, kur të dyja vendet e kuptuan se asnjëri nuk kishte përfituar ndonjë gjë. Megjithëse sjellje të ngjashme rifilluan për pak kohë në vitin 2016, ato janë ndalur që prej asaj kohe./ Përshtatur nga CNA.al
Me gjithë gëzimin që na sjellin marrëdhëniet në çift, s’ka n...
Gara presidenciale e vitit 1960 ishte një nga më të ngushtat...
Nga David N.Bossie “Fox News”Për çdo person të arsyeshëm që ...
Nga Rod Dreher “The New York Post”Histeria e krahut të majtë...
Ditën kur do të aprovohet një vaksinë ndaj Covid-19, do të d...
Ndërsa pandemia e Covid-19 ka përparuar shumë, ekspertët kan...
Arsyeja pse legjendat janë aq shumë popullore, nuk është sep...
Miliarda vjet më parë, dhe shumë kohë para se oksigjeni të i...
Nga Zia Weise, Jan Cienski & David M.HerszenhornFundjavën që...
Nga Andrei Kolesnikov “The Moscow Times”Kur lideri rus i opo...
Pak pas mesnatës së datës 28 shtator 1994, trageti i pasagje...
Nga Jianli Jang & Peter Biar Ajak “The American Interest”Gja...
Nga Andrew MoravcsikDisa muaj më parë, kur pandemia e Covid ...
“Njerëzit janë lavdia dhe llumi i universit” tha filozofi fr...
Vdekja e Xhenis Xhoplin u përcaktua se ndodhi nga një mbidoz...
Progresi mbi vaksinat që do të përdoren kundër koronavirusit...
“Der Spiegel”Një mëngjes qershori, një logo gjigande “C” ngj...
Filozofi britanik Xhejms Allen tha dikur:”Nuk mund të ketë p...
Nga Georgi Boorman “The Federalist”Nuk është ndonjë gjë e re...
Nga Barbara Boland “The American Convervative”* Në fund të m...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...