Zjarret në qershor-korrik/ 29 autorë të arrestuar dhe të proceduar penalisht
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Nga Billy Hallowell ?Fox News?
Shtrimi në spital i presidentit Trump mbrëmjen e të premtes pas infektimit me COVID-19, ka nxitur urime njerëzore si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët, por edhe mesazhe plot urrejtje nga disa prej kundërshtarëve të presidentit në mediat sociale, që dëshirojnë që ai të vdesë.
Facebook, Twitter dhe TikTok, njoftuan se postimet plot mallkime mbi Trumpin, po fshihen nga platformat e tyre. Ish zëvendëspresidenti Xho Bajden, kandidati demokrat në garën presidenciale, njoftoi se po ndalonte reklamat negative ndaj presidentit në këtë kohë, pikërisht për shkak të sëmundjes së Trump.
Bajden shtoi se ai dhe bashkëshortja Xhill, po luten për shërimin e shpejtë dhe të plotë të presidentit dhe Zonjës së Parë Melania Trump, që gjithashtu u diagnostikua me Covid-19. Ky ishte një gjest i mirëpritur dhembshurie.
Por lëvizja e Bajden, u prit me kritika të forta nga kongresmenia e të majtës radikale, Ilhan Omar, që shkroi në Twitter orët e vona të së premtes: ?E pse Bajden duhet të shtyjë apo pezullojë fushatën e tij, kur e dimë se Trump do të tallej me Bajdenin, po të kishte rezultuar pozitiv me koronavirusin??.
Mjerisht, politika është bërë kaq përçarëse, saqë shumë prej nesh e kanë lejuar veten të vjellin vazhdimisht vrer. Ne kaplohemi vazhdimisht nga urrejtja, zemërimi dhe një shpërfillje përfundimtare ndaj njeriut. Dhe masa reale e llojit të personit që jemi, është mënyra se si reagojmë kur një armik ideologjik sëmuret, përballet me beteja delikate për jetën, apo ndahet nga jeta.
Pikërisht në ato momente, ne i tregojmë botës përmes reagimeve tona, atë që gjendet vërtetë në zemrat tona. Reagimet plot urrejtje pas lajmit se presidentit Trump është me Covid-19, nxjerrin në pah gjendjen e sotme thellësisht shqetësuese të zemrave të shumë njerëzve.
Pavarësisht nëse jeni demokrat apo republikan – dhe cilido qoftë mendimi juaj mbi performancën e presidentit Trump në detyrë – ai është një qenie njerëzore që ka të drejtën të ketë të njëjtën dhembshuri, që cilindo prej nesh do të priste kur sëmuret.
Urimet për vdekjen e tij, dhe talljet për të festuar sëmundjen e tij, duhet të jenë të neveritshme për të gjithë ne. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për Trumpin apo dikë tjetër, mendojeni 2 herë para se të gëzoheni për dhimbjen dhe vuajtjen e dikujt.
Gjithsesi që kur u njoftua sëmundja e presidentit, ka pasur një dritë shprese. Disa momente humanizmi, që na kujtojnë jo vetëm më të mirën e Amerikës, por edhe të mirësisë që mund të nxjerrim në pah, kur dalim jashtë politikës, dhe kur kujtojmë se çfarë domethënie kanë në fakt dashuria dhe mirësia në këtë botë.
Në mesin e reagimeve plot urrejtje në mediat sociale, disa nga kritikët më të ashpër të Trump reflektuan për një moment dhe iu bashkuan Xho Bajdenit, për t?i nxitur ndjekësit e tyre të luten për presidentin dhe Zonjën e Parë, duke dalë jashtë militanizmit partiak.
Moderatorja e MSNBC Rejçëll Medou, një kritike e ashpër e Trumpit, reagoi menjëherë ndaj lajmit mbi sëmundjen e presidentit me një lutje njerëzore. ?Zoti e bekoftë presidentin dhe zonjën e parë. Nëse luteni, ju lutemi bëjeni këtë për shërimin e shpejtë dhe të plotë të tyre, dhe për të gjithë të infektuarit, kudo që ndodhen në botë?-shkroi Medou në Twitter.
Ish-presidenti Barak Obama, iu bashkua Bajdenit në reagimin e tij njerëzor ndaj Trumpit dhe të gjithë të tjerëve të prekur nga COVID-19. ?Mishel dhe unë shpresojmë që presidenti, Zonja e Parë, dhe të gjithë ata që janë prekur nga koronavirusi në SHBA të marrin kujdesin e duhur, dhe të jenë drejt shërimit të shpejtë?-shkroi Obama në Twitter.
Por ish-presidenti nuk u ndal me kaq. Ai vuri në dukje se jemi në mesin e një beteje kaotike politike, dhe se të gjithë do të jemi aq të zgjuar sa të jemi humanë, veçanërisht kur ndahet politika nga urrejtja: ?Ndërsa shumë gjëra janë në lojë, le të kujtojmë se të gjithë jemi amerikanë. Jemi që të gjithë qenie njerëzore. Dhe duam që të gjithë të jenë të shëndetshëm, pa marrë parasysh përkatësinë partiake?.
Por fatkeqësisht, jo të gjithë ndajnë ndjenja të tilla humane. Por, në vend se të përqendrohemi tek njerëzit negativë, le t?i gëzohemi faktit se Bajden, dhe Obama – pa dyshim njerëz me të cilët unë rrallë bie dakord – po shfaqin më të mirën e kombit tonë.
Në një moment kur është kaq e lehtë ta sulmosh Trumpin, apo të fërkosh duart për fatkeqësinë e tij, ata i uruan shërim të shpejtë me anë të mesazheve të vullnetit të mirë.
Dhe është i trishtë fakti që reagimet e tyre kanë qenë kaq befasuese, dhe kanë bërë lajm në media.
A nuk duhet që kjo gjë të jetë kjo normë? A nuk është ky humanizmi bazik që duhet të ketë gjithsecili prej nesh? Të duam ?armiqtë? tanë dhe të kemi mirësjellje ndaj njëri-tjetrit, ndodh që të jenë vlera thelbësore që tregojnë njerëz dhe kultura shpirtërisht të shëndetshme.
Por këto janë fatkeqësisht vlera që ne kemi lejuar të rrëshqasin në humnerë. Reagimi ynë ndaj sëmundjes së Trump, nuk duhet të ketë lidhje me atë se si presidenti ka reaguar ndaj fatkeqësive të armiqve politikë në të kaluarën. Dhe nuk ka rëndësi, as se çfarë beson Trump për Covid-19, apo nëse ai ka mbajtur maskën sa herë që është shfaqur në publik.
Në fakt, reagimet tona nuk duhet të kenë të bëjnë fare me Trumpin. Përkundrazi, ato janë një tregues se kush jemi ne si njerëz, çfarë ka në zemrat tona, dhe i nivelit të humanizmit me të cilin ne zgjedhim të jetojmë.
Tek Mateu 5:44-45 në Bibël Jezu Krishti thotë:?Ju keni dëgjuar deri tani:Dojeni të afërmin tuaj dhe urreni armikun tuaj. Por unë po ju them, dojini armiqtë tuaj dhe lutuni për ata që ju përndjekin, që të jeni fëmijë të Atit tuaj në Parajsë?. Ky është çelësi për të ndryshuar zemrat tona, dhe nga ana tjetër, kulturën toksike që vetë kemi krijuar./ Përshtatur nga CNA.al
Fuqitë dhe sytë e tij misteriozë, që ishin në gjendje të hip...
Objekt i një debati të përhershëm, dhe nëse deri një vit më ...
Nga Timothy J. Lynch “The Conversation”Kur ka mbetur vetëm 1...
Sipas një studimi me 3.000 të rritur të kryer nga “Premier I...
Nga Gregorio Sorgi “Huffington Post”* Cili është sekreti i m...
Pavarësisht nëse shkaku ishte zhgënjimi, zemërimi apo disipl...
Ribashkimi 30 vjet më parë krijoi një Gjermani të fuqishme, ...
Nga Lionel Laurent “Bloomberg”* Historia e epidemive, është ...
Nga Simon Lamb “Cosmos Magazine”* A keni menduar ndonjëherë,...
Janarin e kaluar, Covid-19 goditi Italinë, ndalesa e parë ev...
Nga Boris Pistorius “The Financial Times”Është e qartë se pa...
Kijong-dong duket nga larg si një fshat tipik, me një depozi...
Me gjithë gëzimin që na sjellin marrëdhëniet në çift, s’ka n...
Gara presidenciale e vitit 1960 ishte një nga më të ngushtat...
Nga David N.Bossie “Fox News”Për çdo person të arsyeshëm që ...
Nga Rod Dreher “The New York Post”Histeria e krahut të majtë...
Ditën kur do të aprovohet një vaksinë ndaj Covid-19, do të d...
Ndërsa pandemia e Covid-19 ka përparuar shumë, ekspertët kan...
Arsyeja pse legjendat janë aq shumë popullore, nuk është sep...
Miliarda vjet më parë, dhe shumë kohë para se oksigjeni të i...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...