E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Fuqitë dhe sytë e tij misteriozë, që ishin në gjendje të hipnotizonin të tjerët; prirja për të joshur shumë gra, pavarësisht nga higjiena e tij personale; pasioni i madh për verën; dhe një atentat ku u helmua, rrah, qëllua me armë dhe në fund u hodh në një lumë të ngrirë.
Këto janë vetëm disa nga legjendat që rrethojnë jetën dhe vdekjen e Grigori Rasputinit.
Në Rusinë para-revolucionare, nuk kishte njeri më përçarës sesa ky mistik megaloman. Ndërsa adhurohej nga një tufë fanatikësh dhe vetë Caresha Aleksandra – e cila besonte se fuqitë e tij mistike po e shëronin djalin e saj të sëmurë – Rasputin u përçmua dhe ngjallte frikë tek shumica e elitës ruse. Për ta, ai ishte mjeshtri i lig që lëvizte kukullat nga prapaskena në një monarki me vullnet të dobët.
Ndaj vrasja e tij, më 30 dhjetor 1916, ishte e nevojshme për të shpëtuar vendin nga katastrofa. Po si u bë ai pjesë e familjes mbretërore ruse? Ai mbërriti në kryeqytetin rus Shën Petersburgut në vitin 1903, në moshën 34-vjeçare në kohën më të favorshme për të.
Interesi mbi misticizmin dhe okulten, po rritej shumë në mesin e qarqeve aristokratike të qytetit, dhe Rasputin ishte i vendosur të përfitonte nga një mani e tillë. Për vite me radhë, fshatari analfabet siberian u kthye në njeriun e vetëshpallur si të shenjtë (megjithë pseudonimin e tij sot, ai nuk ishte kurrë një murg).
Ai pretendonte se kishte udhëtuar nëpër Rusi, por edhe deri në Greqi dhe Jeruzalem. Pasi ishte bërë pjesë e një sekti fetar radikal në moshën 18-vjeçare, ai krijoi për veten imazhin e një shëruesi. Pra ai mund të parashikonte të ardhmen, dhe të garantonte ?çlirimin hyjnor?.
Kjo arrihej përmes doktrinës së tij të ?pasionit të shenjtë?, sipas të cilës mënyra më e mirë për t’iu afruar Zotit ishte përmes veprimeve mëkatare, veçanërisht ato të mishit. Ose më saktë mishit të tij. Nuk është çudi që emri i tij u ndryshua nga Grigori Efimoviçh Novik në Rasputin, që mendohej se do të thoshte ?i shthururi?. Pavarësisht flokëve dhe mjekrës së tij të pistë dhe pamjes së tij të shëmtuar, pasuesit e Rasputinit u rritën në numër, dhe ai u kënaq duke i trajtuar ata ashtu si donte. Ka dëshmi – qofshin ato të vërteta apo thashetheme – se Rasputini i zhyste gishtat e tij në vende të pista, në mënyrë që gratë të ?përulnin? veten e tyre duke ia lëpirë dhe pastruar. Thuhet se në një rast ai ftoi dy motra të reja në moshë në një banjë, duke i thënë të ëmës së ajo ishte ?Dita e Shpëtimit? për to. Ndonjëherë qindra njerëz grumbulloheshin jashtë shtëpisë së tij, duke shpresuar të kishin një takim me Rasputin, të puthnin ndonjë objekt të prekur prej tij ose për të lënë dhurata në formën e luleve.
?Idiotët sjellin lule çdo ditë. Ata e dinë që unë i dua ata?- tha në një rast ai. ?Puna e vërtetë e shenjtë? e Rasputinit, ishte fjetja me këto gra, me premtimin se kontakti me trupin e tij mund t?u pastronte shpirtin. Edhe pse pati marrëdhënie seksuale me shumë gra, përfshirë ato të shtresës së lartë dhe të martuara, gruaja e tij me të cilën ai ishte martuar që në moshën 19-vjeçare i mbeti besnike. E trajtuar si një nga adhurueset e tij të radhës, ajo tha në një rast:?Ai ka mjaft për të gjitha!?. Pretendimet e tij për fuqi shëruese magjike, bënë që ai të thirrej në një takim nga vetë Car Nikolla II dhe gruan e tij Aleksandra , teksa të dy po kërkonin me dëshpërim dikë për të kuruar djalin e tyre të sëmurë. Mjekët tradicionalë nuk kishin qenë në gjendje të kuronin Aleksein vogël që vuante nga hemofilia, duke bërë që gjaku i tij të mos mpiksej sa duhej sa herë që ai lëndohej. E dëshpëruar Aleksandra ktheu kokën nga ?shëruesi? i çuditshëm.
Kur Rasputin gjoja arriti të ndalte një episod të rëndë të hemoragjisë tek Aleksei në vitin 1908 përmes lutjeve, Caresha ra pre e magjisë së tij. Rasputin u bë miku më i ngushtë i familjes Romanov dhe thirrej sa herë që Aleksei kishte nevojë për shërimin me anë të besimit.
Në vitin 1912, gjendja e princit u përkeqësua aq shumë sa që ai mori edhe bekimet e fundit. Kur dëgjoi lajmin, Rasputin i dërgoi një telegram Aleksandrës:?I vogli nuk do të vdesë. Mos lejoni që mjekët ta shqetësojnë shumë?. Aleskei u shërua, lidhja e Rasputinit me familjen mbretërore u forcua, dhe fama e tij u përhap në të gjithë Rusinë.
Ndërsa ndikimi i Rasputin mbi Romanovët u rrit, popullariteti i tyre ra. Nikolla II nuk kishte ndikimin dhe aftësitë udhëheqëse të babait të tij, Aleksandrit III, dhe kjo ra në sy sidomos gjatë Revolucionit të vitit 1905. Ndërkohë, Aleksandra si një gjermane shihet me dyshim nga shoqëria e izoluar ruse.
Dhe kur Romanovët ngritën në piedestal një mistik fshatar, pakënaqësitë vetëm sa u shtuan. Kur Aleksandra e ftoi Rasputin të kalonte kohë me Aleksei dhe motrat e tij, armiqtë e tij nisën të përhapnin thashetheme kundër tij. Madje thuhej se kur kishte qenë në një rast i dehur Rasputin mburrej se shkonte vazhdimisht në shtrat me Careshën, edhe pse për këtë nuk ka asnjë provë.
Kur sulmet ndaj mikut të tyre të dashur mbërritën në veshët e Romanovëve, ata i refuzuan me neveri. ?Unë e njoh Rasputinin shumë mirë. Shenjtorët thirren gjithmonë në raste nevoje. Ai është i urryer pasi ne e duam atë?- tha Aleksandra. Romanovët ishin shumë të ndërvarur nga ai për shëndetin e Alekseit.
Por në fakt, Rasputin po kërcënonte ekzistencën e Perandorisë Ruse. Nisja e Luftës së Parë Botërore paralajmëroi një kapitull të ri në pushtetin e Rasputinit në oborrin mbretëror. Nikolla II mori personalisht komandën e trupave ruse në shtatorin e vitit 1915, duke e lënë Alekandrën në krye të punëve të shtetit.
Ndonëse në fillim ishte kundër luftës, Rasputini ishte bërë tani njeriu më i plotfuqishëm në vend. Ai i largoi armiqtë e tij nga pozicionet e tyre, dhe i zëvendësoi me njerëzit që pëlqente vet. Ai u merrte nga 2.000 rubla cilitdo nga fisnikët që shpresonte të shmangte frontin e luftës.
Thirrjet për tradhti dhe sabotim u bënë më të forta, jo vetëm ndaj Rasputin, por edhe kundër monarkisë. Revolucioni dukej i pashmangshëm, dhe që ai të parandalohej duhet që Romanovët të ndaheshin nga Rasputini dhe ndikimi i tij diabolik; pra ky i fundit duhej të vdiste.
Detajet e asaj që ndodhi më 29 dhjetor 1916 nuk janë të sigurta. Por mendohet se Rasputini e kaloi ditën duke pirë disa shishe verë, dhe ndoshta kaloi disa orë me ndjekësit në një sauna. Atë mbrëmje, ai eci nëpër rrugët e mbuluara me dëborë të Shën Petersburgut duke shkuar në shtëpinë e Princit Feliks Jusopov, bashkëshorti i pasur i mbesës së Car Nikollës, për një takim me gruan e tij të bukur Irina.
Por Jusopov, bashkë me një grup komplotistësh, përfshirë kushëririn e Carit, kishin plane të tjera. Rasputin u çua poshtë në kantinë për të pritur Irinën. Aty u gostis me verë dhe ëmbëlsira të helmuara me cianid. Por pavarësisht se konsumoi mjaftueshëm helm sa për të vrarë 5 njerëz, Rasputini nuk shfaqi asnjë problem shëndetësor. Në ato kushte, Jusopov e qëlloi me pistoletë nga një distancë e afërt. Por edhe në këtë rast nuk vdiq. Ndërsa komplotistët po festonin me nga një gotë verë, Rasputin hapi sytë, u ngrit në këmbë dhe nxitoi të dilte në oborr përpara se të ndiqej dhe të qëllohej për herë të dytë.
Çuditërisht Rasputini ishte ende gjallë, ndaj vrasësit e rrahën shumë fort dhe në fund e qëlluan edhe njëherë me armë, e mbështollën trupin në një qilim dhe e hodhën në lumin Neva.
Trupi i Rasputin u zbulua dy ditë më vonë, i dalë në breg. Ndërsa Caresha Aleksandra u dëshpërua kur dëgjoi këtë lajm, shumica e Rusisë ishte në festë. Në rastin më të mirë, mistiku ishte i korruptuar dhe i pamoralshëm, por në rastin më të keq, ai ishte diabolik.
Jo shumë kohë para se të vdiste, Rasputin thuhet se i shkroi një letër paralajmëruese Romanovëve:?Kur zilja të bjerë 3 herë, do të njoftojë se unë jam vrarë. Nëse unë vritem nga njerëz të thjeshtë, ju dhe fëmijët tuaj do ta sundoni Rusinë për shekujt që vijnë; por nëse unë vritem nga ndonjëri prej të afërmve tuaj, ju dhe familja juaj do të vriteni nga populli rus! Lutu Cari i Rusisë. Lutuni!?.
Edhe pse ka ende shumë diskutime mbi vërtetësinë e kësaj letre, dinastia Romanov u shkatërrua pas më shumë se tre shekujsh, me Revolucionin e vitit 1917. Lufta e Parë Botërore e gjymtoi ekonominë e Rusisë. Në fillimin e vitit 1917, Revolucioni i Shkurtit shpërtheu në Shën Petersburg dhe kur trupat u urdhëruan ta shtypnin, ato u rebeluan.
Nikolla u detyrua të abdikonte, ndaj u krijua një qeveri e përkohshme. Por kjo nuk do të zgjaste shumë, pasi një revolucion i dytë po atë vit ngjiti në në pushtet bolshevikët e Vladimir Leninit. Më 17 korrik 1918, Nikolla, Aleksandra dhe pesë fëmijët e tyre, që kishin qenë në arrest shtëpie, u ekzekutuan në bodrumin e një shtëpie./Përshtatur nga CNA.al
Objekt i një debati të përhershëm, dhe nëse deri një vit më ...
Nga Timothy J. Lynch “The Conversation”Kur ka mbetur vetëm 1...
Sipas një studimi me 3.000 të rritur të kryer nga “Premier I...
Nga Gregorio Sorgi “Huffington Post”* Cili është sekreti i m...
Pavarësisht nëse shkaku ishte zhgënjimi, zemërimi apo disipl...
Ribashkimi 30 vjet më parë krijoi një Gjermani të fuqishme, ...
Nga Lionel Laurent “Bloomberg”* Historia e epidemive, është ...
Nga Simon Lamb “Cosmos Magazine”* A keni menduar ndonjëherë,...
Janarin e kaluar, Covid-19 goditi Italinë, ndalesa e parë ev...
Nga Boris Pistorius “The Financial Times”Është e qartë se pa...
Kijong-dong duket nga larg si një fshat tipik, me një depozi...
Me gjithë gëzimin që na sjellin marrëdhëniet në çift, s’ka n...
Gara presidenciale e vitit 1960 ishte një nga më të ngushtat...
Nga David N.Bossie “Fox News”Për çdo person të arsyeshëm që ...
Nga Rod Dreher “The New York Post”Histeria e krahut të majtë...
Ditën kur do të aprovohet një vaksinë ndaj Covid-19, do të d...
Ndërsa pandemia e Covid-19 ka përparuar shumë, ekspertët kan...
Arsyeja pse legjendat janë aq shumë popullore, nuk është sep...
Miliarda vjet më parë, dhe shumë kohë para se oksigjeni të i...
Nga Zia Weise, Jan Cienski & David M.HerszenhornFundjavën që...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...