Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nga Maria Stöhr ?Der Spiegel?
Janë thjeshte flokë, thonë tregtarët me gërshërë në duar. Por të gjithë e dinë që kjo nuk është e vërtetë. Për shembull merrni Prak Sohka. 42-vjeçarja jeton në një fshat të Kamboxhias, rreth 170 kilometra larg kryeqytetit Phom Pen.
Ajo thotë se flokët e saj kanë fituar shumë konkurse bukurie, dhe se kujdeset shumë për
to, përmes një përzierje të vajit të kokosit dhe një luleje të veçantë. Prak ka në shtëpinë e saj një foto të realizuar kur ishte 18 vjeçe me flokët e zinj dhe tepër të gjatë.
Pak çaste pas shkrepjes së asaj fotoje, ajo kujton se iu afrua një grua që i ofroi 40 euro për t?i blerë flokët e Prak. Në atë kohë, ajo shumë iu duk si një pasuri e tërë. Pastaj u deshën vetëm 5 minuta që flokët e mrekullueshëm të zhdukeshin nga koka e saj, duke mbetur vetëm disa fije.
Flokët si burim të ardhurash
Në Indi dhe Kinë, tregu i flokëve të njeriut, ka qenë prej kohësh një biznes miliarda dollarësh. Për të përmbushur kërkesën e madhe, vendet e tjera aziatike kanë filluar gjithashtu të merren me këtë lloj tregtie.
Kamboxhia është një nga ato vende, pasi sipas statistikave të Bankës Botërore, 4.5 milionë njerëz jetojnë nën kufirin e varfërisë, që do të thotë se fitojnë dhe jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Në Kamboxhia, sidomos nëpër fshatra, flokët shihen si një lëndë e parë e rinovueshme që njerëzit mund të shesin për të paguar tarifat e shkollimit të fëmijëve, ushqimin e përditshëm apo këstet e kredisë së marrë për shtëpinë e tyre.
Fotoreporterët Luiza Plajod dhe Benxhamin Filarski e vizituan këtë vend në shkurt, pak para se të shfaqej koronavirusi. Ata u takuan me gra nëpër fshatra, të cilat tashmë i kishin shitur flokët e tyre të paktën 2 ose 3 herë. Ato kishin përjetuar ndjenjën e turpit, por edhe thashethemet e njerëzve se prerja e flokëve mund të ndjellë fatin e keq.
Gjithashtu, ata u takuan me gratë që vëzhgojnë tregjet e mëdha të Phom Penit për të gjetur dhe blerë flokë njeriu, për të cilat paguajnë deri në 500 euro, për shkak se flokët ekstejshën u japin atyre më shumë vetëbesim. Ato shpresojnë që shtesat e flokëve do t’i bëjë më të suksesshme në karrierat e tyre.
Fuqizim apo poshtërim i grave?
Fotoreporterët u takuan me tregtarët që shesin flokët e blera nëpër fshatra, dhe që mbajnë veshur bluza me moto si ?Mos ndalo kurrë së rrituri?, apo simbole me parulla si ?Bëhu më e bukur për një jetë më të mirë? të varura në vitrinat e dyqaneve të tyre. Por a është ky fuqizim apo poshtërim?
Flokët nuk janë thjesht flokë, siç zbuluan Plajod dhe Filarski. Ato janë edhe para. Dhe tregtia e flokëve ka të bëjë me dinjitetin e njeriut. Çfarë do të thotë kur gratë blejnë flokët e grave të tjera, në mënyrë që të jetojnë në përputhje me një ideal bukurie, me pasojën që gruaja tjetër, ajo që nuk ka para, të mos jetë më në gjendje të jetojë vetë sipas atij ideali?
A është kjo një shenjë e poshtërimit të grave nga shoqëria kamboxhiane, pasi i nxit gratë që të gjymtojnë pak a shumë njëra-tjetrën? Apo ky është një lloj fuqizimi i tyre, duke pasur parasysh që gratë fitojnë para, të cilat i bëjnë ato më të pavarura nga burrat dhe familjet e tyre?
Plajod thotë se gratë që shesin flokët e tyre nuk janë viktima, dhe se ato e dinë se çfarë po bëjnë. ?Ato përdorin atë që kanë për të krijuar një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre?- thotë ajo. Kjo i lejon shumë prej tyre që të bëjnë gjëra që do të donin t?i bënin. Por ajo thekson se situata është e ndryshme për gratë që blejnë flokët. Ato ndihen shpesh në presion për të përmbushur disa standarde që shoqëria u imponon grave./Përshtatur nga CNA.al
Nga Tyler Cowen “Bloomberg”Një Çmim Nobel vlen më pak çdo vi...
Nga Andrew C.Mccarthy “National Riview”E bëri ajo apo jo? Si...
Nga Janan Ganesh “The Financial Times”Ne që e çmojmë përkush...
Nga Danny DorlingNë vitin 1968, në kulmin e pandemisë së fun...
Nuk është habi që shumë vende evropiane po përballen përsëri...
Rastet e koronavirusit po rriten përsëri në të gjithë Evropë...
Si e rregullon trupi temperaturën e tij?Kur zgjidhni se çfar...
Bretkosa e Artë helmueseEdhe pse nga jashtë duket një krijes...
Gjatë Luftës së Ftohtë Moska ishte një vend si askush tjetër...
Nga Massimo Mantellini “Internazionale”Disa vjet më parë soc...
Nga Ahmed Charai “National Interest”Si shumë njerëz në gjith...
Të paktën 24 planetët jashtë sistemit diellor mund të jenë m...
Pandemia na ka detyruar të mendohemi mirë para se të prekim ...
Busti i Nefertitit, është ndoshta një nga veprat më të famsh...
Nga William L.Gensert “American Thinker”Që nga fillimi i pre...
Katër presidentë amerikanë kanë vdekur nga shkaqe natyrale n...
Bodo Ramelov, guvernator i landit lindor gjerman të Turingis...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Nuk është se presidentja e...
Nga Rachel Bucchino “National Interest”Kandidati demokrat pë...
Nga Edward Lucas ”Center for European Policy Analysis”* Imag...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...