Misteri i Nefertitit/ Mbretëresha e fuqishme e Egjiptit që u zhduk papritur
Busti i Nefertitit, është ndoshta një nga veprat më të famsh...
Pandemia na ka detyruar të mendohemi mirë para se të prekim dikë. Për shumicën e njerëzve kanë kaluar më shumë se 6 muaj që kur kanë shtrënguar duart, dhe lëre më pastaj të përqafojnë miqtë me të cilët nuk jetojnë bashkë.
Pavrësisht çdo ndërveprimi njerëzor që ne kemi jashtë shtëpive tona, jemi tani të detyruar të fokusohemi në ruajtjen e distancës sonë nga njerëzit e tjerë. Pra pandemia ka nxjerrë në pah rëndësinë që ka kontakti fizik në jetën tonë. Vetëm në mungesë të tij, ne e kemi vënë re vlerën e tij të madhe
Një ekip psikologësh të udhëhequr nga Majkëll Banisi në Universitetin Goldsmiths të Londrës, kreu një studim përmes internetit që nisi fund të janarit të këtij viti. Studimi përfshinte pyetje se ku njerëzit pëlqenin të prekeshin në trup nga miqtë apo të panjohurit, dhe nëse ata do të ishin të përgatitur të përdornin një pajisje që u jep mundësi të shtrëngojnë duart nga distanca.
Dy muaj më vonë gati 40.000 njerëz nga 112 vende të ndryshme të botës, ishin bërë pjesë e studimit. Rezultatet zbulojnë një panoramë të nuancuar, kur bëhet fjalë për kontaktin fizik. Edhe para pandemisë do të ishte e thjeshtëzuar të thuhej se ishim në një ?krizë të prekjes?, dhe se të gjithë ishin të uritur për më shumë prekje.
Por situata është shumë më delikate sesa kaq. Testi i prekjes zbuloi se njerëzit janë të ndarë mbi pyetjen nëse ata personalisht marrin prekje të mjaftueshme në jetën e tyre, si dhe nëse shoqëria e sotme na jep mundësi të mjaftueshme për të prekur njëri-tjetrin.
Gati të gjithë pjesëmarrësit në këtë studim e plotësuan pyetësorin në fillim të vitit 2020, përpara se vendosjes së bllokimeve në shumë vende, dhe para se distancimi social të bëhej një normë. Pak më shumë se gjysma e njerëzve thanë se kishin shumë pak prekje në jetën e tyre, por 42 për qind thanë se kishin sasinë e duhur.
Ekipi i studiuesve analizoi moshën dhe gjininë, bashkë me një mori faktorësh të tjerë, për të provuar se çfarë i ndan ata që pëlqejnë prekjen nga ata që nuk e duan. Dhe u shfaqen dy faktorë kryesorë. I pari është personaliteti. Ekstrovertët, tipat e hapur dhe më sociale ndihen më pozitivë në lidhje me prekjen ndërpersonale sesa introvertët, tipat e mbyllur.
Faktori i dytë është se sa lehtë njerëzit i gjejnë marrëdhëniet me të rriturit e tjerë. Njerëzit që duan të ndihen shumë të pavarur në marrëdhëniet e tyre, apo që e kanë të vështirë të afrohen emocionalisht me të tjerët, kanë prirjen të mos u pëlqejnë prekjet aq shumë sa ata që e kanë më të lehtë.
Këto rezultate u morën përpara se të nisnin bllokimet në pjesën më të madhe të botës. Por java e fundit e studimit, përkoi me fillimin e karantinës në Britaninë e Madhe dhe disa vende të tjera. Dhe ekziston një trend në të dhënat e shumë njerëzve, që thotë se njerëzit nuk po kishin kontaktet e duhura fizike.
Por për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me njerëzit më tej gjatë karantinës, mund të analizojmë dy studime të tjera. Në SHBA, Tifany Filld, psikologe në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Miamit, kreu një studim në internet në prill, ku zbuloi se deri në fund të atij muaji 68 për qind e njerëzve thanë se po përjetonin nivele të ulëta deri të larta të kontakteve fizike.
Rezultatet paraprake të një studimi ndërkombëtar të kryer në 5 shtete në prill nga Merl Feirhrst, profesore e psikologjisë biologjike në Universitetin Bundesvehr të Mynihut, Gjermani, treguan se në prill se 61 për qind e njerëzve nuk kishte prekur asnjë të huaj, dhe 35 për qind nuk kishin kontakte fizime me pjesëtarët e familjes.
Ndërsa mund të pritej që familjet që kaluan shumë kohë së bashku në karantinë, të kishin më shumë mundësi se zakonisht për të ngushëlluar fizikisht njëri-tjetrin, Filld zbuloi se vetëm një e pesta e prindërve thanë se ishin përqafuar, mbajtur dhe puthur më shumë fëmijët e tyre.
Nuk është për t?u habitur që ne e humbasim prekjen kur jemi të privuar nga ajo. Trupi i njeriut madje ka një sistem të veçantë për zbulimin e prekjes së këndshme. Teksa lëkura ka receptorë që reagojnë shumë shpejt ndaj dhimbjes, ajo ka edhe receptorë të tjerë të quajtur fibra aferente që reagojnë më ngadalë.
Nëse lëkura preket me shpejtësinë ideale prej 3 cm në sekondë, lloji i shpejtësisë që do të përdorni natyrshëm për të provuar të qetësoni dikë, atëherë mesazhet dërgohen përmes sistemit nervor në tru. Këtu ato provokojnë një koktej kimik të këndshëm, ku hormoni i stresit kortizoli zvogëlohet dhe oksitocina rritet.
Por çfarë mund të bëjmë sot kur ka një mungesë të prekjes, dhe kur kërcënimi i koronavirusit do të thotë se ka të ngjarë të kemi nevojë të mbajmë distancën nga të tjerët për një kohë akoma më të gjatë? Filld zbuloi gjatë prillit se disa njerëz panë përfitime të ngjashme me mirëqenien dhe gjumin, nëse e zëvendësonin stërvitjen në natyrë me prekjen nga një person tjetër./ BBC-Përshtatur nga CNA.al
Busti i Nefertitit, është ndoshta një nga veprat më të famsh...
Nga William L.Gensert “American Thinker”Që nga fillimi i pre...
Katër presidentë amerikanë kanë vdekur nga shkaqe natyrale n...
Bodo Ramelov, guvernator i landit lindor gjerman të Turingis...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Nuk është se presidentja e...
Nga Rachel Bucchino “National Interest”Kandidati demokrat pë...
Nga Edward Lucas ”Center for European Policy Analysis”* Imag...
Nga Suzanne Nossel “Foreign Policy”* Të drejtat e njeriut ja...
Ernesto Che Guevara, njeriu që u përpoq aq shumë për të shka...
Thuhej se një nga udhëheqësit më brutalë të grupit terrorist...
Vladimir Putin, një nga njerëzit më me ndikim në botë, mbush...
Bakteret rezistente ndaj antibiotikëve, nuk kanë për momenti...
Nga Paul Mccarthy & Paul Prososki “National Interest”Ballkan...
Nga David Catron “The Spectator”* Demokratët nuk po mundnin ...
Në pamje që parë të kuptuarit e trishtimit përkundrejt depre...
Nga Sasha Toperich “The Hill”Nëntorin e kaluar, presidenti f...
Stiv Xhobs, themeluesi i kompanisë “Apple” dhe një nga gjeni...
Nga Billy Hallowell “Fox News”Shtrimi në spital i presidenti...
Fuqitë dhe sytë e tij misteriozë, që ishin në gjendje të hip...
Objekt i një debati të përhershëm, dhe nëse deri një vit më ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...