web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse koronavirusi nuk mund ta vrasë shpirtin amerikan

11 Tetor 2020, 06:30, Blog CNA

Nga Ahmed Charai ?National Interest?

Si shumë njerëz në gjithë botën, unë u zgjova i tronditur nga lajmi i infektimit të presidentit amerikan Donald Trump nga Covid-19 dhe shtrimi i tij në spital. Unë u trondita që asnjë qasje mjekësore apo ekspertize, nuk mund ta mbronte presidentin nga kjo murtajë e tmerrshme.

Unë u frikësova kur pashë që polarizimi i madh politik ka bërë që kaq shumë amerikanë,

në mediat sociale dhe gjetkë, t?i uronin më të keqen kreut të tyre të shtetit. Dikujt mund t?i falet kur kujtoi fjalët e një presidenti tjetër, të thëna në një orë tjetër të errët të historisë: ?Megjithëse situata mund të jetë tensionuar, ajo nuk duhet të prishë lidhjet tona të dashurisë. Akordet mistike të kujtesës do të tingëllojnë kur të preken sërish, siç do të ndodhë me siguri, nga engjëjt më të mirë të natyrës sonë?.

Dhe në fakt, si për t?i dhënë të drejtë apelit fisnik të Abraham Linkolnit për bashkatdhetarët e tij amerikanë, disa demokratë të njohur nxituan t’i ofrojnë Trump urime për shëndet dhe shërim të shpejtë.

Siç e ka bërë shpesh, ish-presidenti Barak Obama tha:?Edhe pse ne jemi në mesin e një lufte të madhe politike, dhe e kemi marrë atë shumë seriozisht, ne duam gjithashtu të shprehim  urimet tona më të mira për presidentin e SHBA-së dhe Zonjën e Parë?.

Obama i inkurajoi ndjekësit e tij të ?kujtojnë se edhe kur jemi në mes të betejave të mëdha politike, me çështje ku shumë gjëra janë në lojë, që të gjithë jemi amerikanë dhe qenie njerëzore, ndaj duam të sigurohemi që të gjithë të jemi të shëndetshëm?.

Po kështu, zëvendëspresidenti Xho Bajden inkurajoi demokratët se ?ky nuk mund të jetë një moment partiak, por një moment amerikan?, dhe dërgoi ?lutjet e tij për shëndetin dhe sigurinë e Zonjës së Parë dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara?.

?Gruaja ime Xhill dhe unë lutemi që ata të shërohen shpejt dhe plotësisht?- theksoi ai. Nuk e di nëse Obama dhe Biden e shohin veten në thirrjet e Linkolnit drejtuar engjëjve më të mirë të Amerikës. Por si një njeri që gjithnjë e kam llogaritur veten si një nga miqtë dhe admiruesit e Amerikës, unë u jam mirënjohës atyre për jehonën e një thirrjeje që nuk ka qenë kurrë më e nevojshme se sa tani.

Unë e përshëndes këtë qasje nga bota arabe, pjesë të mëdha të së cilës janë shkatërruar gjatë dekadës së fundit. Ndërsa historianët do të debatojnë mbi shkaqet e lindjes dhe vdekjes së Pranverës Arabe, shumë pak do të kundërshtonin faktin që tragjeditë që pësuan Siria, Libia, Jemeni dhe gjetkë, mund të mos kishin ndodhur po të mos ishte për kulturën politike e ?shumë zero? – në të cilën fraksionet rivale e demonizuan dhe dehumanizuan pa pushim njëri-tjetrin – që ka zënë rrënjë në shumë territore arabe.

Ne arabët e dimë shumë mirë se çfarë kostoje duhet të paguajë një komb kur populli i vet e harron një të vërtetë të thjeshtë:se të gjithë qytetarët janë partnerë; ata ngrihen dhe bien së bashku. Amerika nuk është thjeshte një vend midis shumë vendeve të tjera.

Ajo është fuqia kryesore ekonomike dhe ushtarake në botë. Bota demokratike liberale, e sheh ende atë si udhëheqësen kryesore. Dhe bota e sotme është tronditur nga sfidat që kërkojnë udhëheqje. Pandemia e koronavirusit dhe katastrofat humanitare dhe ekonomike

që kanë ardhur pas saj, janë vetëm disa nga shembujt më të spikaturat nga këto.

Fuqia në rritje e një Kine autoritare, është po ashtu një sfidë madhore. Megjithëse

Kina është një komb me tradita të pasura dhe historike, sjellja e saj e fundit në skenën botërore duhet t?i nxisë të reflektojnë ata që pretendojnë të kërkojnë një rend post-amerikan. Nga shtypja e ashpër e popullit mysliman ujgurë, deri te neglizhenca ndaj koronavirusit, është e qartë se retë e stuhisë po mblidhen në horizont. Ndërsa shumë vende nuk shqetësohen për sjelljen e fundit të Pekinit, vetëm Amerika mund të organizojë një koalicion për të frenuar rrezikun kinez.

Për të gjitha këto arsye dhe shumë të tjera, unë i uroj Trumpit dhe Amerikës një shërim të shpejtë nga murtaja e koronavirusit. Lutem që ky komb, i inkurajuar nga urimet e ngrohta

të miqve të panumërt jashtë vendit, të kujtojë engjëjt më të mirë të natyrës së tij dhe të bashkohet për të përmbushur sfidat e sotme, ashtu si gjithmonë në të kaluarën. Dhe unë pres që kjo gjë të ndodhë.

Shënim: Ahmed Charai, është botues maroken, pjesëtar i bordit të drejtorëve në Këshillin Atlantik, dhe këshilltar i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga