VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Nga Janan Ganesh ?The Financial Times?
Ne që e çmojmë përkushtimin e Amerikës ndaj Evropës, flasim ndonjëherë për të si për një raport të përjetshëm të skalitur në natyrë. Prandaj zhytemi në ankth kur Donald Trumpi i tërheq trupat amerikane nga Gjermania, kritikon NATO-n, ose kur vendos tarifa ndaj mallrave evropiane.
Por nëse hendeku midis Atlantikut po zgjerohet, kjo nuk është për shkak të kapriços së një presidenti. Por për shkak se Evropa nuk ka qenë në asnjë rast interesi i vetëm apo edhe kryesor gjeopolitik i SHBA-së. Evropa nuk kishte asnjë pakt zyrtar me SHBA-në, derikur nazistët dhe më pas sovjetikët i detyruan të nënshkruajnë një partneritet shumë me leverdi, të cilin ne tani e interpretojmë si një bashkim shpirtrash.
Kur i fundit nga ata armiq u shpërbë në vitin 1991, edhe ?zamka? që i mban lidhur ka ndryshuar. Ndaj që atëherë kanë ekzistuar ndarje:mbi Bosnjën, Irakun, Protokollin e Kiotos mbi klimën, Gjykatën Penale Ndërkombëtare, taksimin digjital, paktin bërthamor me Iranin dhe pandeminë e Covid-19.
Për një Evropë të pasur dhe paqësore, SHBA-të nuk janë më një mbrojtëse kaq e domosdoshme. Ndërsa për SHBA-në, Evropa nuk është më zemra strategjike e botës. Në politikat kryesore, tendencat demografike dhe ato në opinionin publik në të dy anët e Atlantikut, e përforcojnë distancimin.
Dhe kjo që po ndodh, është përtej fuqisë së një presidenti Bajden, nëse zgjidhet muajin tjetër, dhe vetë ai nuk mund të bëjë ndonjë gjë të madhe. Një sinjal më ogurzi se sa moria e ndarjeve në dekadat e fundit, është indiferenca në rritje. Të jetosh në Uashington, do të thotë ta ndjesh Evropën herë pas here.
Ajo përmendet shpesh mjaftueshëm, por më pak për interesat e veta, sesa si një aleate në përballjen SHBA-Kinë. Çfarë ane do të mbajë këtë herë kontinenti dinak? Dhe madje edhe këtë rol duhet që ta ndajë me Indinë. Nga 45 presidentët amerikanë, pak janë më të ngjashëm se Obama dhe Trump.
Megjithatë ata janë përpjekur ta kthejnë vëmendjen e Amerikës drejt Azisë. Që të dy i kanë kritikuar evropianët si të paangazhuar. Xhorxh W.Bush para tyre ishte një shkak tjetër i distancimit ndër-Atlantik . Dhe gjërat mund të shkojnë shumë më keq tani.
Nëse divergjenca është strukturore, jo personale, atëherë Franca ka qenë më e shkathët sesa Britania ose Gjermania, për ta kuptuar natyrën e vërtetë të atlantizmit. Vitin e kaluar, në një intervistë për ?The Economist?, Emanuel Makron e diagnostikoi NATO-n me ?vdekje në tru?. Sado që kjo deklaratë e tronditi Londrën dhe Berlinin, imazhi i një organizmi që ekziston për inerci është tejet i përshtatshëm.
Dhe nëse alternativa është të mbështetesh të një demokrat në Shtëpinë e Bardhë, kjo nuk është aspak alternativë. Një president Bajden do të riafirmojë rolin e rëndësishëm të NATO-s, dhe ndoshta Marrëveshjen e Parisit mbi klimën. Ai do të përmirësonte shpejt marrëdhëniet me Gjermaninë. Por aleanca e dikurshme e Atlantikut Verior, nuk do të kthehet të jetë si më parë.
Azia është sot shumë më e rëndësishme për Uashingtonin. Për Evropën, sfida është të shmangë poshtërimin, dhe t?i përshtatet një procesi që mund të ketë përfitime të paparashikuara. Një koncept i përhapur në Uashington është se Evropa, e hipnotizuar deri tani nga kërkesa kineze për mallrat e saj, do të ?kthjellohet? më në fund. Dhe më pas do të rreshtohet në anën e Amerikës në një botë të përçarë. Kështu Britania e ka anuluar vendimin e saj për t?i dhënë kinezes Huauei të drejtën e ndërtimit të rrjetit të saj 5G. Ndërkohë BE e cilësoi disa muaj më parë Kinën në një dokument strategjik si një ?rivale sistematike?.
Por përtej kësaj, çdo supozim mbi besnikërinë e Evropës ndaj SHBA-së, është një lexim naiv i mbetur që nga Lufta e Ftohtë. Edhe nëse BE-ja me 27 anëtarë do të kishte një pikëpamje të përbashkët mbi Kinën, kjo do të karakterizohej vetëm si një vigjilencë e shtuar.
Por nuk është e njëjtë me entuziazmin për një konfrontim të hapur me Pekinin. Më shumë sesa afrimi mes SHBA-së dhe Evropës, Kina ka të ngjarë të nxjerrë më në pah mënyrat e tyre të dallueshme për ta parë botën. ?Ne kemi të drejtë të mos jemi plotësisht armiq me armiqtë e miqve tanë?- ka deklaruar në një rast Makron.
Gjatë Luftës së Ftohtë, mos-rreshtimi nuk ishte kurrë një opsion për Evropën. Pjesa më e madhe e kontinentit ishte në radhët e bukës, kur iu desh ndihma e Planit Marshall në këmbim të udhëheqjes amerikane. Tani ajo është e pasur dhe e sigurt.
Lufta e dytë e Ftohtë, nuk po zhvillohet në truallin evropian. Kontinenti sipas presidentit të Këshillit Evropian Sharl Mishel, ?është një lojtar, dhe jo një fushëbetejë?. Vitin e kaluar, evropianët u anketuan se cilën anë duhet të marrë BE në një ?konflikt? SHBA-Kinë.
Shumica thanë asnjërën anë. Të paktën 73 për qind e gjermanëve mendonin kështu. Nga të paktët që zgjodhën njërën anë, Amerika e mundi Kinën me 10 përkundrejt 6 për qind. Dhe kjo ishte përpara një pandemie e cila, që sipas një sondazhi të qendrës Peë muajin e kaluar, e shtoi respektin e kontinentit për SHBA-së, në kurriz të Kinës.
Nëse fati i Evropës është neglizhenca graduale nga një SHBA që po fokusohet më shumë në Azi, atëherë vitet e presidencës Trump kanë qenë vetëm fillimi i kësaj qasje. Izolacionistët më fanatikë në Amerikën e midis 2 luftërave botërore, ishin pasaardhësit e fundit të Evropës. Ata nuk ishin larguar nga kontinenti për të marrë me vete hasmëritë e tij.
Dikur NATO dhe Plani Marshall, e zvogëluan Atlantikun e madh në një pellg. Nëse ajo botë tani po mbaron, prirja nisi që para presidentit Trump, dhe premton ta vazhdojë edhe pas tij. Aleanca SHBA-Evropë nuk do të shembet nesër.
Por kohërat e saj të arta kanë mbaruar. Evropa dhe Amerika, nuk do të përballen midis tyre. Por as nuk do të bashkohen në ndonjë përpjekje të përbashkët. Gjuha madhështore e gjeopolitikës është e reduktuar e gjitha tek ?rivalët? dhe ?aleatët?, ?konkurrentët? dhe ?partnerët?. Do të duhet të mësohet si të përshkruhen dy palë, që nuk kanë të bëjnë shumë me njëra-tjetrën./CNA.al
Nga Danny DorlingNë vitin 1968, në kulmin e pandemisë së fun...
Nuk është habi që shumë vende evropiane po përballen përsëri...
Rastet e koronavirusit po rriten përsëri në të gjithë Evropë...
Si e rregullon trupi temperaturën e tij?Kur zgjidhni se çfar...
Bretkosa e Artë helmueseEdhe pse nga jashtë duket një krijes...
Gjatë Luftës së Ftohtë Moska ishte një vend si askush tjetër...
Nga Massimo Mantellini “Internazionale”Disa vjet më parë soc...
Nga Ahmed Charai “National Interest”Si shumë njerëz në gjith...
Të paktën 24 planetët jashtë sistemit diellor mund të jenë m...
Pandemia na ka detyruar të mendohemi mirë para se të prekim ...
Busti i Nefertitit, është ndoshta një nga veprat më të famsh...
Nga William L.Gensert “American Thinker”Që nga fillimi i pre...
Katër presidentë amerikanë kanë vdekur nga shkaqe natyrale n...
Bodo Ramelov, guvernator i landit lindor gjerman të Turingis...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Nuk është se presidentja e...
Nga Rachel Bucchino “National Interest”Kandidati demokrat pë...
Nga Edward Lucas ”Center for European Policy Analysis”* Imag...
Nga Suzanne Nossel “Foreign Policy”* Të drejtat e njeriut ja...
Ernesto Che Guevara, njeriu që u përpoq aq shumë për të shka...
Thuhej se një nga udhëheqësit më brutalë të grupit terrorist...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...