Nga nikotina tek heroina/ Dhjetë substancat më të rrezikshme për jetën e njeriut
Ndërsa të gjitha barnat mund të jenë të rrezikshme, sidomos ...
Nga Jay W.Richards, Douglas Axe &William Briggs ?The Federalist?
Na e thonë vetëm tani! Pasi nxiti bllokimet në gjithë botën për muaj të tërë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndryshuar mendim. I dërguari special i OBSH-së për Covid-19, David Nabarro, tha në një intervistë të fundit:?Ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve botërorë: ndalni përdorimin e bllokimit, si metodën tuaj kryesore të kontrollit të pandemisë?.
Ai vazhdoi duke thënë atë që skeptikët e bllokimit e kanë përsëritur për muaj të tërë:se efekti kryesor i këtyre politikave është shkatërrimi i ekonomive, dhe veçanërisht i të varfërve. ?Shihni se çfarë ka ndodhur me fermerët e vegjël në të gjithë botën. Shihni se çfarë po ndodh me nivelet e varfërisë. Duket se mund të kemi një dyfishim të varfërisë në botë deri në vitin e ardhshëm. Dhe mund të kemi të paktën një dyfishim të kequshqyerjes së fëmijëve?- tha ai.
Nabarro pretendoi nga ana tjetër se ?i vetmi rast kur ne besojmë se një bllokim është i justifikuar, është blerja e kohës për të riorganizuar, rigrupuar, ri-balancuar burimet tuaja, për të mbrojtur punonjësit e lodhur në sistemin tuaj shëndetësor, por në përgjithësi, është më mirë që mos ta praktikojmë këtë gjë?.
Edhe pse jemi në muajin e shtatë të këtyre masave, këshilla e OBSH-së për udhëheqësit botërorë është tani:?Ndalni bllokimet!?. Dikush duhet t?ia thotë këtë edhe Xho Bajdenit. Supozimi ynë, është që kundërshtimi në rritje i publikut ndaj bllokimeve dhe lajmet për një kthim në normalitet në vende si Suedia, e dobësoi qasjen e OBSH-së për masat kufizuese.
Ne jemi të kënaqur që organizata doli më në fund kundër bllokimeve. Por siç e tregojmë në librin tonë ?Çmimi i panikut?, nuk ka pasur kurrë prova të forta shkencore se bllokimet funksionojnë. Megjithatë, OBSH vendosi ta pranojë vetëm tani këtë gjë.
Për fat të keq, kur presioni është mbi të, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lejuar që politika të dominojë mbi shkencën. Edhe ?New York Times? tani e pranon këtë. Gazeta botoi kohët e fundit një raport investigativ, që përshkruan se si mbështetja e OBSH-së për kufijtë e hapur, madje edhe gjatë një pandemie, bazohej tek politika, dhe jo tek shkenca.
Por preferenca e agjencisë së OKB ndaj politikës, ka qenë e dukshme që nga fillimi i pandemisë. Në tetorin e vitit të shkuar, OBSH publikoi ??një raport tanimë të harruar mbi ?masat jo-farmaceutike të shëndetit publik? në luftën kundër një pandemie të gripit. Përfundimi ishte se provat për këto masa ishin ?të kufizuara?. Ndërhyrjet që rekomandonte OBSH përfshinin masat ?personale?, ?mjedisore? dhe ?të distancimit social?.
Pra larjen e duarve, kollitjen duke mbajtur krahun para, mbajtjn e maskave, pastrimin e sipërfaqeve, gjurmimin e kontakteve, mbylljen e shkollave dhe vendeve të punës, ndalimi i tubimeve të mëdha, dhe vendosja e kontrolleve dhe kufizimeve të ndryshme në udhëtim.
Pra, këshillat që kemi interpretuar për pjesën më të madhe të vitit 2020. Në fund të marsit të këtij viti, zyrtarët këmbëngulën se të gjitha këto masa do të ndihmonin në frenimin e përhapjes së Covid-19. Ndërkohë, OBSH, kishte arritur në një përfundim të kundërt disa muaj më parë. Kur askush nuk po i kushtonte vëmendje, OBSH tha që provat ishin të dobëta dhe kostot ishin shumë të larta për të ndjekur shumicën e këtyre masave, përveç një pandemie me përmasa historike.
Sigurisht, larja e duarve është një këshillë e mirë, dhe askush nuk e dekurajon atë. Çështja është që edhe vlera e një veprimi të thjeshtë, dhe me një kosto të ulët si larja e duarve, nuk mbështetet nga studimet që të tregojnë se ai funksionon mjaftueshëm për të luftuar në mënyrë të matshme gripin.
Provat e kontrolluara, siç thanë ata, ?nuk kanë zbuluar që higjiena e duarve është efektive në zvogëlimin e transmetimit të gripit, e konfirmuar kjo nga testet laboratorike?. Mbajtja e maskave të fytyrës, ka kuptim në disa mjedise. Megjithatë, për njerëzit pa simptoma që i mbajnë ato në publik, ?nuk ka asnjë provë, që ajo është efektive në zvogëlimin e transmetimit?.
Në mënyrë më të diskutueshme, OBSH raportoi:?Masat e lidhura me udhëtimet, nuk kanë gjasa të jenë të suksesshme në shumicën e vendeve, pasi mjetet aktuale të shqyrtimit si skanuesit termikë, nuk mund t?i identifikojnë infeksionet para-simptomatike dhe infeksionet afebrile. Ndaj kufizimet apo ndalimet e udhëtimit, ka të ngjarë të kenë pasoja të mëdha ekonomike?.
Është kjo deklaratë, që tregon se politikat e OBSH janë të ndikuara nga politika. Në të njëjtin raport, OBSH paralajmëroi gjithashtu se ?masat e distancimit social (për shembull, gjurmimi i kontakteve, izolimi, karantina, masat apo mbylljet e shkollës dhe vendeve të punës dhe shmangia e grumbullimit të njerëzve) mund të jenë shumë përçarëse, dhe kostoja e tyre masave duhet të peshohet me ndikimin e tyre të mundshëm.
Për më tepër, ato mund të bëjnë më pak sesa supozojnë shumica e njerëzve. OBSH gjykoi se cilësia e provave që mbështesin këto masa ishte ?shumë e ulët?. Bllokimet, tha ky organizëm, mund të përhapin edhe sëmundje, pasi ?karantina në kushtet e shtëpisë mund të rrisë rreziqet e infektimit të anëtarëve të familjes?.
Përputhshmëria është gjithmonë një problem, dhe bashkimi i njerëzve të shëndetshëm me të sëmurët mund të përhapë virusin tek njerëzit në rrezik. ?Mbyllja e vendit të punës?, paralajmëroi OBSH, ?duhet të jetë hapi i fundit që konsiderohet, dhe vetëm nëse epidemia dhe pandemia janë shumë të rënda?.
Pra, edhe qëndrimi zyrtar mbi pandeminë, paralajmëronte mbi koston e lartë të distancimit social në nivele ekstrem. Të njëjtët zyrtarë e pranuan se studimet nuk kishin provuar kurrë se këto masa funksionojnë, dhe në shumë raste ata kishin sugjeruar se ato nuk do të funksiononin.
Për pasojë, OBSH mendoi se kostoja më e madhe nga akte si mbyllja e shkollave dhe bizneseve, mund të justifikohet vetëm në rastet më ekstreme. Vjeshtën e kaluar, ky ishte gjykimi shkencor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kundërshtimi i tyre i papritur ndaj bllokimeve, është sot një rikthim në pozicionin e tyre të mëparshëm.
Po pse raporti nuk mori vëmendjen e gjithë medias në mbarë botën? Pse OBSH e injoroi atë vetëm disa muaj më vonë? ?New York Times? argumenton tani se këshillat e OBSH-së mbi kufijtë e hapur, ishin më shumë politike sesa shkencore. Dhe kjo është e besueshme.
Në përgjithësi, raporti i tetorit 2019 ishte i matur dhe i plotë. Ai përmbante referenca nga më shumë se 240 punime shkencore dhe punime të tjera. Ai vlerësonte maturinë mbi panikun. Politikat e turpshme erdhën më vonë. Nga fundi i marsit, kishte pak treg për analiza të matura shkencore.
Infeksioni viral, kishte mbërritur nivele të rrezikshme. Raporti i mjegullt i OBSH-së, u dha politikanëve dhe këshilltarëve të tyre pak stimuj për të bërë diçka dramatike. Pra, në vend se t?i qëndronte vlerësimin e vet shkencor, OBSH-ja ndryshoi kur ndryshuan edhe ?erërat? politike.
Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adanom, hodhi poshtë që në janar rreziqet e koronavirusit, ndërsa më vonë shpalli një model spekulativ që supozonte, se pandemia do të ishte aq e keqe sa edhe Gripi Spanjoll. Ai i nxiti më pas qeveritë që t?i trajtonin qytetarët e tyre si derra në një eksperiment bllokimi prej triliona dollarësh, që nuk ishte kryer kurrë më parë, dhe një eksperiment që kishte pak prova të çmuara shkencore në favor të tij.
Pra janë tallur me të gjithë ne. Kur ishte e leverdishme, OBSH-ja e braktisi injorimin e shkencës dhe ndali bllokimet. Tani që është e qartë se kostoja e këtyre bllokimeve është shumë më e madhe se sa përfitimet e tyre, OBSH shpreson të distancohet nga këto masa. Leksioni kryesor që duhet të marrim nga e gjithë kjo, është se kur politika bie ndesh me shkencën, OBSH zgjedh politikën./ Përshtatur nga CNA.al
Ndërsa të gjitha barnat mund të jenë të rrezikshme, sidomos ...
Nga Walter Russell Mead “The Wall Street Journal”Ndërsa pand...
Nga Borjan Gjuzelov “Emerging Europe”Javën e kaluar, Komisio...
Që nga kohërat e lashtë, njerëzimi ka synuar të kuptojë se ç...
Nga Robert J. Hutchinson “News Max”* Le të jemi të sinqertë....
Nga Maria Stöhr “Der Spiegel”Janë thjeshte flokë, thonë treg...
Nga Tyler Cowen “Bloomberg”Një Çmim Nobel vlen më pak çdo vi...
Nga Andrew C.Mccarthy “National Riview”E bëri ajo apo jo? Si...
Nga Janan Ganesh “The Financial Times”Ne që e çmojmë përkush...
Nga Danny DorlingNë vitin 1968, në kulmin e pandemisë së fun...
Nuk është habi që shumë vende evropiane po përballen përsëri...
Rastet e koronavirusit po rriten përsëri në të gjithë Evropë...
Si e rregullon trupi temperaturën e tij?Kur zgjidhni se çfar...
Bretkosa e Artë helmueseEdhe pse nga jashtë duket një krijes...
Gjatë Luftës së Ftohtë Moska ishte një vend si askush tjetër...
Nga Massimo Mantellini “Internazionale”Disa vjet më parë soc...
Nga Ahmed Charai “National Interest”Si shumë njerëz në gjith...
Të paktën 24 planetët jashtë sistemit diellor mund të jenë m...
Pandemia na ka detyruar të mendohemi mirë para se të prekim ...
Busti i Nefertitit, është ndoshta një nga veprat më të famsh...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...