web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sa organe ka gjithsej trupi i njeriut?

14 Tetor 2020, 07:18, Blog CNA

Që nga kohërat e lashtë, njerëzimi ka synuar të kuptojë se çfarë ndodhet brenda nesh. Egjiptianët e lashtë merreshin me organet njerëzore, ndërsa i hiqnin ato për balsamimin e trupit. Dorëshkrimet mjekësore të gjetura në një varr të lashtë kinez, mund të jenë shkrimet anatomike më të hershme të njohura mbi trupin e njeriut.

Po mijëra vjet më vonë, a e dimë sesa organe ka trupi i njeriut? Organet janë koleksione indesh që bashkëpunojnë për një qëllim të përbashkët, thotë Liza M.J.Li, profesore e asociuar në Departamentin e Qelizave dhe Biologjisë së Zhvillimit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Kolorados, SHBA.

?Çdo organ siguron një funksion për performancën apo mbijetesën e njeriut?- deklaroi ajo për Live Science. Por nga ana tjetër jo çdo organ është i nevojshëm për mbijetesë. Vetëm pesë organe – truri, zemra, mëlçia, të paktën një veshkë dhe të paktën një mushkëri janë absolutisht thelbësore për të jetuar.

Humbja e funksionit total të cilitdo prej këtyre organeve jetësore sjell vdekjen. Por mbresëlënës është fakti që trupi i njeriut mund të mbijetojë pa shumë organe të tjera, ose duke u zëvendësuar një organ që nuk funksionon me një pajisje mjekësore.

Sa i përket numrit të organeve në trupin e njeriut, kjo varet nga personi që pyet dhe si llogariten ato thotë Li. Megjithëse askush nuk e di se nga e ka origjinën numri, trupi ynë ka në total 78 organe. Kjo listë përfshin organet jetike:gjuhën, stomakun, tiroiden, uretrën, pankreasin, plus shumë të tjera të vetme ose çift organesh.

Kockat dhe dhëmbët numërohen secili vetëm një herë. Midis anatomistëve, pikëpamjet ndryshojnë në lidhje me atë që mund të cilësohet një organ. Një histologe si Li, që studion indet në nivelin mikroskopik, mund të ketë një listë më të gjatë organesh, sesa për një anatomist, që studion atë që është e dukshme për syrin, i pa ndihmuar nga pajisjet e tjera.

Për shembull, shkencëtarët bënë bujë në media në vitin 2017, kur etiketuan si organ mesenterinë, që ngjit zorrët në murin e barkut. Edhe pse shkencëtarët dhanë prova të reja për ta quajtur atë një organ, ajo nuk ishte e diskutueshme, pasi shumë histologë dhe anatomistë ranë dakord, shpjegoi Li.

Por nuk ka asnjë grup të caktuar shkencëtarësh, që është ngarkuar me detyrën e mbajtjes së një evidence zyrtare të organeve, apo për të vendosur se çfarë kualifikohet si organ. Nëse mendon në mënyrë mikroskopike, kur lloje të shumta indesh bashkohen dhe funksionojnë së bashku, njësia është një organ thotë Li.

Ajo mund ta etiketonte edhe një thua një organ, apo ta llogariste secilin dhëmb si një organ më vete. ?Unë do ta konsideroja secilën kockë një organ, dhe të 206 kockat së bashku, konsiderohen si një sistem organik?- thotë ajo.

Për shkak se kockat janë shënuar tashmë një herë në listën e 78 organeve, nëse bën një listë të numrit të numrit të përgjithshëm duke përdorur këtë përkufizim, i shtoni të parës 205, duke arritur në një total prej 284 organesh.

Numërimi i secilit dhëmb veç e veç, e çon listën në 315 organe. Shumë organe të tjera renditen vetëm një herë, edhe pse ka shumë prej tyre në gjithë trupin. Për shembull, ligamentet dhe tendinat, mund të rrisin në mënyrë dramatike numrin e përgjithshëm të organeve kur numërohen individualisht.

Kjo është një lojë që nuk ka fund. Lista me 78 organe, numëron nervat vetëm një herë, por në fakt ka triliona prej tyre. Jeni lodhur nga këto shifra? Li u thotë shpesh studentëve të saj të shkollës mjekësore dhe ata të studimeve pasuniversitare, se është normale që të kenë këtë lloj paqartësie.

Sido që t?i numëroni, ju duhet të kujdeseni për organet që keni, shtoi ajo. ?Unë po zbuloj se sa e rëndësishme është që ju t?i kushtoni vëmendjen e duhur çdo organi në trupin tuaj, për të ushqyer qelizat, indet dhe organet tuaja?- thotë Li./ Livescience-Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga