Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Nga Andrew C.Mccarthy ?National Riview?
Një kompani e ukrainës, thuhet se ka patur qasje të drejtpërdrejtë tek zëvendëspresidenti i atëhershëm amerikan Xho Bajden, përmes djalit të tij, Hanter. Sipas një e-maili të vitit 2015, Bajden u takua me një drejtues të lartë të ?Burisma?, kompani energjetike ukrainase që e paguante djalin e tij 50.000 dollarë në muaj, si anëtar i bordit të saj drejtues.
Më herët, drejuesit e ?Burisma? i kishin kërkuar Hanterit që të përdorte ndikimin e tij për të pushuar nga puna zyrtarët e qeverisë ukrainase, të cilët po përpiqeshin të zhvatnin kompaninë. Muaj më vonë, zëvendëspresidenti Bajden e detyroi qeverinë ukrainase të pushonte nga puna një prokuror, që pretendohej se po përgatiste një hetim ndaj ?Burisma?.
Provat se Xho Bajden i dha qasje kompanisë që po paguante djalin e tij, janë të diskutueshme. Ato vijnë nga postat elektronike të ruajtura në diskun e një laptopi që duket se është i Hanter Bajden. Email-et u zbuluan në një raport nga ?The New York Post?. Post u njoftua për ekzistencën e tij nga Stiv Benon, një ish-këshilltar i Trump, gazeta mori një kopje të hard drive-it nga Rudi Xhuliani, avokati personal i presidentit.
Një zëdhënës i Bajden pretendon se sipas agjendës zyrtare, ish-zëvendëspresidenti nuk është takuar kurrë me ndonjë zyrtar të ?Burisma?. Por natyrisht, kjo nuk vërteton se takimi nuk ka ndodhur. Më pak se 3 javë përpara zgjedhjeve presidenciale, mediat kryesore, së bashku me Facebook dhe Twitter, po rishtypin raportin e ?The New York Post?.
Siç thotë Robi Soav i ?Reason?, reporterët që kanë raportuar mbi të, në një mënyrë kritike, janë sulmuar nga gazetarë të tjerë dhe grupet progresiste. Në fund të vitit të kaluar, FBI sekuestroi laptopin në përputhje me kërkesën e një jurie të madhe.
Xho Bajden ka këmbëngulur në mënyrë të përsëritur se ai nuk ka pasur asnjë përfshirje në marrëdhëniet e biznesit që ka pasur djali i tij jashtë vendit, dhe as i ka diskutuar ato me të birin. Por në një e-mail të 17 prillit 2015, Vadim Pozharski, kreu i ?Burisma?, e falënderoi Hanterin për caktimin e një takimi me zëvendëspresidentin në Uashington.
Disa muaj më vonë, Xho Bajden e detyroi qeverinë ukrainase të shkarkonte prokurorin e saj të përgjithshëm, Viktor Shokin, që po përgatitej të hetonte aktivitetet e ?Burisma?. Shokin u pushua nga puna, pasi zëvendëspresidenti amerikane e kërcënoi Kievin me pezullimin e ndihmës së nevojshme të qeverisë amerikane.
Duke dëshmuar për takimin e tij në dhjetor 2015 në Kiev me presidentin e atëhershëm të Ukrainës, Petro Poroshenko dhe kryeministrin e atëhershëm, Arseni Jatsenuk, Xho Biden e ka shpjeguar kërcënimin e tij për të pezulluar ndihmën prej 1 miliard dollarësh për qeverinë e varfër ukrainase:I pashë dhe u thashë:?Unë iki për 6 orë nga ky vend. Nëse prokurori nuk pushohet nga puna, ju nuk do merrni paratë?. Dhe ai u pushua nga puna!
Ish zëvendëspresidenti e shpjegoi incidentin gjatë një fjalimi të vitit 2018 në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë. Bajden dhe mbështetësit e tij, kanë këmbëngulur se administrata e Obamës donte që Shokin të pushohej nga puna, pasi ai ishte i korruptuar dhe këtë e kërkuan edhe udhëheqësit evropianë.
Ai pretendon se kërcënimi për të pezulluar ndihmën amerikane në formën e një presioni ndaj Ukrainës për të vepruar, nuk kishte asnjë lidhje me një agjendë politike personale që përfshinte të të birin Hanter apo ?Burisma? ku ai ishte anëtar bordi.
Presidenti Trump u fajësua nga demokratët në Kongres se kishte kërcënuar të pezullonte ndihmën amerikane, për t?i bërë presion Kievit të niste një hetim mbi agjendën politike personale që kishte ndjekur Bajden në këtë vend.
?Burisma?, është një kompani energjitike njohur për korrupsionin e saj. Ajo është themeluar nga oligarku ukrainas Mikola Zloçevski. Kohët e fundit ajo u përfshi në një skemë ryshfeti prej 6 milionë dollarësh (me sa duket shumë kohë pasi Hanter Bajden i ndërpreu lidhjet me kompaninë).
Hanter Bajden iu bashkua bordit të drejtorëve në prill 2014, duke u paguar shumë mirë edhe pse ai nuk kishte asnjë përvojë në sektorin e energjisë. Në atë kohë, i ati ishte njeriu i rëndësishëm i administratës Obama mbi politikën ukrainase.
Nëse do t?u besohet provave të gjetura në laptop, më 12 maj 2014, pak kohë pasi Hanter Bajden iu bashkua bordit të ?Burisma?, Pozharski i dërgoi një e-mail Hanterit dhe partnerit të tij në biznes, Devon Arçer. Aty Pozharski shpjegoi se zyrtarët ukrainas po ushtronin presion mbi kompaninë.
Konkretisht, ata po kërkonin pagesa në ?para? nga një burrë i identifikuar në e-mail si ?NZ?. Inicialet me shumë gjasa i referohen Zloçevskit, emri i të cilit është dhënë në anglisht si Nikolas. Pozharski i kujtonte Hanterit se e kishte vënë në dijeni edhe në raste të mëparshme, se zyrtarët e qeverisë ukrainase u kishin thënë në ?komunikime? jozyrtare që ?përfshinin shantazhe? ndaj NZ, se nëse Burisma nuk ?bashkëpunonte?, biznesi do të shkatërrohej nga entet rregullatore të qeverisë.
Pozharski i tha Bajden: Ne kemi urgjentisht nevojë për këshillën tuaj se si mund ta përdorni ndikimin tuaj për të përcjellë një mesazh, sinjal, etj. Për t?i ndaluar ato që ne i konsiderojmë si veprime të motivuara politikisht?.
Po atë ditë përmes postës elektronike, ?Burisma? njoftoi publikisht se Hanter Bajden i ishte bashkuar bordit të saj, se do të drejtonte ?departamentin juridik, dhe do të sigurojë mbështetje për kompaninë midis organizatave ndërkombëtare?.
Më 17 prill 2015, Pozharski i shpreh mirënjohje Hanterit për caktimin e një takimi me zëvendëspresidentin Bajden në Uashington. Dhe siç u përmend më lart, në dhjetor 2015 Bajden e kërcënoi Kievin me pezullimin e ndihmës amerikane, nga Ukraina nëse nuk shkarkonte kryeprokurorin saj.
Deri më tani, shtabi elektoral i Bajden nuk ka pranuar vërtetësinë e materialeve të gjetura në laptop, përfshirë email-et. Në dhjetor 2019, demokratët në Kongres po përfundonin procedurat për nisjen e një procesi fajësimi dhe shkarkimit ndaj presidentit Trump. Por Në fillim të muajit shkurt, presidenti u lirua nga akuzat./ Përshtatur nga CNA.al
Një grup ndërpartiak prej 29 deputetësh ukrainas, përmes një...
Nga Jay W.Richards, Douglas Axe &William Briggs ”The Federal...
Ndërsa të gjitha barnat mund të jenë të rrezikshme, sidomos ...
Nga Walter Russell Mead “The Wall Street Journal”Ndërsa pand...
Nga Borjan Gjuzelov “Emerging Europe”Javën e kaluar, Komisio...
Që nga kohërat e lashtë, njerëzimi ka synuar të kuptojë se ç...
Nga Robert J. Hutchinson “News Max”* Le të jemi të sinqertë....
Nga Maria Stöhr “Der Spiegel”Janë thjeshte flokë, thonë treg...
Nga Tyler Cowen “Bloomberg”Një Çmim Nobel vlen më pak çdo vi...
Nga Andrew C.Mccarthy “National Riview”E bëri ajo apo jo? Si...
Nga Janan Ganesh “The Financial Times”Ne që e çmojmë përkush...
Nga Danny DorlingNë vitin 1968, në kulmin e pandemisë së fun...
Nuk është habi që shumë vende evropiane po përballen përsëri...
Rastet e koronavirusit po rriten përsëri në të gjithë Evropë...
Si e rregullon trupi temperaturën e tij?Kur zgjidhni se çfar...
Bretkosa e Artë helmueseEdhe pse nga jashtë duket një krijes...
Gjatë Luftës së Ftohtë Moska ishte një vend si askush tjetër...
Nga Massimo Mantellini “Internazionale”Disa vjet më parë soc...
Nga Ahmed Charai “National Interest”Si shumë njerëz në gjith...
Të paktën 24 planetët jashtë sistemit diellor mund të jenë m...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...