Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Nga Liz Peek ?Fox News?
* Katër vjet më parë, mbështetja ndaj Donald Trumpit për t?u bërë president ishte e diskutueshme. Sot, mbështetja ndaj presidentit është bërë e rrezikshme. Njerëzit po humbin punën e tyre, fëmijët po dëbohen nga shkollat, dhe bizneset po bojkotohen, pasi pronarët e tyre mbështesin Presidentin Trump. Imagjinoni ku kemi mbërritur.
Në përgjigje ndaj sulmit të ?demokratëve? ndaj kandidatit Trump në vitin 2016, unë shkrova një artikull me titull:?Pesë arsyet pse një person i arsyeshëm mund të votojë për Trumpin?. Argumentet që vura në dukje atëherë qëndrojnë, madje janë ndoshta sot edhe më bindëse.
E para:Edukimi. Nëse besoni në mundësi të barabarta, dhe doni që të gjithë të rinjtë amerikanë të marrin një arsimim të denjë. Në shumë qytete të drejtuara nga demokratët, fëmijët hispanikë dhe afro-amerikanë nuk e marrin diçka të tillë.
E megjithatë sindikatat e mësuesve dhe mbështetësit e tyre në Partinë Demokratike refuzojnë të marrin përgjegjësitë për dështimet, apo reforma për të dalë nga kjo situatë, duke i katandisur miliona fëmijë zezakë dhe hispanikë si qytetarë të dorë së dytë.
Qyteti i Nju Jorkut shpenzon 28.808 dollarë për çdo nxënës në shkollat publike. Por në vitin 2019 vetëm 28 për qind e fëmijëve zezakë ishin të aftë në matematikë, dhe 35 për qind ishin kalues në gjuhën angleze. Kjo është e papranueshme, por kandidati demokrat Xho Bajden, synon t?u japë edhe më shumë fonde miqve të tij në Shoqatën Kombëtare e Arsimit dhe Federatën Amerikane të Mësuesve. Vetëm gjatë vitit të kaluar, këto 2 sindikata shpenzuan 25 milion dollarë në fushata politike, ku 94 për qind e tyre shkuan për demokratët.
Arsyeja e dytë: ObamaCare. Ndërsa Bajden përpiqet t?i trembë njerëzit, duke thënë se Shtëpia e Bardhë e Trumpit do të nxjerrë nga skema njerëzit me sëmundje kronike, gjë që nuk është e vërtetë, demokratët harrojnë të përmendin faktin se kostoja e primeve të sigurimit nën ObamaCare për njerëzit që nuk marrin subvencione, e dyfishuar midis viteve 2013-2017, duke e bërë të papërballueshme skemën për miliona amerikanë.
Për pasojë, u shtua numri i njerëzve të pasiguruar në vend. Deri në vitin 2019, vetëm 11.4 milionë amerikanë u regjistruan në shkëmbimet e kujdesit shëndetësor. Administrata Trump dëshiron të rrisë numrin e njerëzve me mbulim të shpenzimeve shëndetësore, duke lejuar plane private afatshkurtra më pak të kushtueshme.
Presidenti Trump po përpiqet ndërkohë të ndalë rritjen e kostove të kujdesit shëndetësor duke firmosur një urdhër ekzekutiv që u kërkon kompanive të bëjnë transparencën e çmimeve, gjë që kundërshtohet nga komuniteti mjekësor.
Arsyeja e tretë: Ekonomia. Ndërsa po dalim nga një recesion ekonomik serioz, politika e Trump për taksa më të ulëta, dhe këmbëngulja për marrëveshje më të mira tregtare për punëtorët amerikanë, do të frymëzojë investime dhe zgjerim të biznesit, dhe do të nxisë krijimin e më shumë vendeve të reja të punës.
Kjo është ajo që ndodhi në vitin 2016; sapo u zgjodh presidenti, optimizmi i biznesit dhe konsumatorit u rrit, duke e nxjerrë ekonominë tonë nga letargjia ku kishte rënë dhe duke e futur në binarët e një rritje të kënaqshme ekonomike.
Rezultati ishte një rritje e paprecedentë e punësimit, dhe rritja më e madhe e pagave në një dekadë. Të ardhurat e vitit të kaluar, u rritën me 6.8 për qind si rezultat i pagave më të larta. Kjo do të ndodhë sërish. Aktiviteti ekonomik është rikthyer më shpejt në muajt e fundit sesa prisnin ekonomistët, edhe pse pjesa më e madhe e vendit ka qenë e mbyllur, dhe parashikohet më shumë rritje në vitin 2021.
Receta e Xho Bajdenit për taksa më të larta, sidomos për investitorët, do ta ndalnin këtë vrull. Po kështu do të bënte edhe ri-hyrja e SHBA në Marrëveshjen e Klimës në Paris, dhe zotimit për të eleminuar plotësisht karburantet fosile.
Arsyeja e katërt: Pakënaqësia me qeverinë. Amerikanët nuk duan një qeveri më të madhe federale. Sot, falë përpjekjeve të Trumpit për të zvogëluar barrën rregullatore për pronarët e bizneseve të vogla dhe individët, vetëm 36 për qind e amerikanëve thonë që ka shumë më tepër rregullore sesa duhet, ndërsa 36 për qind mendojnë se kemi ?sasinë e duhur të mbikëqyrjes?. Ky quhet progres.
Dhe arsyeja e pestë dhe e fundit:Gjykata e Lartë. Katër vite më parë shkrova se ata që besonin tek tregjet e lira dhe qeveria e vogël, kishin nevojë të mbështesnin një president të përkushtuar në emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë dhe gjykatësve në gjykatat e tjera, të cilët do të mbronin kushtetutën tonë.
Trump i ka tejkaluar pritjet në këtë front dhe çuarja e Emi Barret në Gjykatën e Lartë, do të jetë një mbrojtje tjetër kundër aktivizmit gjyqësor, dhe rritjes së pushtetit federal. Por mos kini ndonjë iluzion: sfidat vazhdojnë.
Këto pesë arsye për të votuar Trumpin, mbeten të rëndësishme edhe sot. Arritjet e tij të shumta – sjellja e pengjeve në shtëpi, marrëveshjet e rishikuara tregtare, frenimi i Kinës, rindërtimi i ushtrisë, forcimi i kufijve tanë, nismat për paqe në Lindjen e Mesme – dhe radikalizmi i së majtës amerikane, e bëjnë edhe më të lehtë zgjedhjen e tij./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Emily Schultheis “Foreign Policy”* Gelsenkirshen – Gati ...
Nëse ju prezantojnë me një çift që është bashkë prej një koh...
Nga Jeff Giesea “American Greatness”* Disa vjet më parë, mor...
Ky vit ka qenë një përvojë e veçantë, apo jo? Jeta jonë pers...
Maria Antoneta është e famshme për bëmat e saj. Apo më mirë ...
Dhënia e dorës të tjerëve ka rrënjë të thella dhe përbën baz...
Falë Teorisë së Relativitetit të Albert Ajnshtajnit, ne e di...
Evolucioni është ndryshimi në tiparet e një specie përgjatë ...
Emri i Kleopatrës të sjell në mend imazhe të Egjiptit të Las...
Nga Daniel Mccarthy “National Interest”Presidenti Donald Tru...
Në atë që mund të cilësohet si një lajm qetësues për ata që ...
Bota e informatikës është e mbushur me terma të çuditshëm:In...
Ishte 30 qershori i vitit 1908, kur në orët e para të mëngje...
Nga Brett Guthrie & Larry Bucshon “The Hill”*Të gjitha jetët...
Nga Jessica Pearce RotondiShtetet e lëkundura, të njohura gj...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Shefi i diplomacisë ruse Se...
Nga Andrew C.Mccarthy “National Riview”Një kompani e ukrainë...
Një grup ndërpartiak prej 29 deputetësh ukrainas, përmes një...
Nga Jay W.Richards, Douglas Axe &William Briggs ”The Federal...
Ndërsa të gjitha barnat mund të jenë të rrezikshme, sidomos ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...