web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sukseset dhe dështimet me integrimin e emigrantëve në Gjermani

20 Tetor 2020, 06:51, Blog CNA

Nga Emily Schultheis ?Foreign Policy?

* Gelsenkirshen – Gati pesë vjet më parë, kur Muhamad Akur mbërriti në këtë qytet me 260.000 banorë në rajonin perëndimor të Ruhrit, ai ishte aq i etur të mësonte gjermanisht, sa që i kërkoi ndihmë kujtdo që mund ta ndihmonte:mësues, miq dhe madje edhe të huaj në rrugë – me të cilët ai zhvilloi intervista të rreme për të praktikuar gjuhën, dhe për të pasuruar fjalorin.

Atëherë vetëm 15 vjeç, Akur ishte larguar nga qyteti i tij i lindjes Alepo, dhe kishte pasur një udhëtim të vështirë nëpër Siri, Turqi dhe Ballkan, për të arritur deri në Gjermani. Sot, në moshën 20-vjeçare,  jeta e Akur ka ndryshuar plotësisht.

Ai këtë pranverë mbaroi shkollën e mesme, duke dalë me nota shumë të mira në provime ndryshe prej shumë bashkëmoshatarëve të tij gjermanë. Tani, ai shpreson të studiojë për mjekësi, si motra e tij e madhe që ndodhet ende në Siri. Edhe pse pa sukses, Akur kandidoi edhe në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte në landin Nordrhein-Westfalen, për një vend në këshillin e integrimit të Gelsenkirshen, në radhët e socialdemokratëve të qendrës së majtë.

?Shkolla dhe gjuha ishte ndryshe. Dhe unë e pranova atë. Unë e njoh kulturën, tani e di se si sillen gjermanët, cilat vlera përfaqësojnë, dhe jam mirënjohës për këtë. Dhe për shkak të kësaj, ndihem i integruar. Njerëzit flasin gjithmonë për integrimin, dhe shumë prej nesh janë të integruar. Shumë punojnë, paguajnë taksa?- thotë ai.

Në vitet 2015-2016, Gelsenkirshen pranoi mijëra refugjatë si Akur. Ishte një prej shumë qyteteve që e bënë këtë. Por 5 vjet më vonë, emigrimi dhe integrimi mbeten çështje thellësisht përçarëse në vend, dhe kanë ndihmuar në nxitjen e mbështetjes për partinë populiste të së djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD), që në vitin 2017 hyri për herë të parë në parlament.

Ndërsa Gjermania parashikon të ketë fluks të madh të emigrantësh – dhe po shqyrton nëse do t`i pranojë dhe si do t?i pranojë të sapoardhurit – shumë analistë po pyesin nëse pohimi i Merkelit ishte i vërtetë:A është ngritur vërtet vendi në sfidën e integrimit të shumë emigrantëve që ka pranuar vitet e fundit?

Kësaj pyetje nuk mund t?i përgjigjesh, pa u menduar më parë për një pyetje tjetër:Çfarë do të thotë të jesh plotësisht i integruar, dhe kush është përfundimisht përgjegjës për nxitjen e procesit të integrimit? Ka histori suksesi si ajo e Akur dhe shumë të tjerëve që kanë punuar pa u lodhur për të ndërtuar një jetë të re për veten e tyre.

Ka edhe disa të tjerë që me sa duket nuk duan të integrohen; dhe ka të tjerë akoma, të cilëve sistemi ua vështirëson shumë integrimit, edhe nëse këtë e dëshirojnë emigrantët. Por integrimi mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme për komunitete të ndryshme, dhe llojet e ndihmës që merr një emigrant, e gjitha kjo varet nga vendi prej nga vjen dhe arsyeja pse ka ardhur në Gjermani.

?Integrimi kërkon kohë, durim, personel dhe para. Ai nuk funksionon në asnjë mënyrë tjetër?- thotë Melek Topaloglu, kreu i Këshillit të Integrimit në Gelsenkirshen. ?Sigurisht, ndonjëherë nuk funksionon. Por sfidat janë pjesë e procesit, dhe s?ka asnjë formulë magjike për të bërë që gjithçka të funksionojë në mënyrë perfekte?- shton ai.

Ndërsa Gelsenkirchen ka qenë gjithnjë i larmishëm në aspektin demografik – gjatë periudhës së lulëzimit të industrisë së qymyrit dhe çelikut në Ruhr, mijëra punëtorë erdhën këtu nga e gjithë Evropa, si dhe nga Turqia dhe Afrika Veriore – fluksi i të ardhurve në 6 vitet e fundit, e ka vendosur nën presion traditën e vjetër të qytetit dhe jetesën harmonike multikulturore.

Sot, afro 36 për qind e banorëve të qytetit janë më origjinë emigrante, pra ata ose të paktën një nga prindërit e tyre nuk kanë lindur këtu. Shtetasit jo-gjermanë përbëjnë 20 për qind të popullsisë së përgjithshme. Nga këta, rreth një e treta janë me origjinë turke, 12 për qind janë nga Siria dhe 9 për qind nga Rumania.

Por sot qyteti përballet me një krizë ekonomike. Sot, banorët e saj kanë të ardhurat më të ulëta për frymë në të gjithë Gjermaninë, dhe shkallën më të lartë të papunësisë. Për pasojë emigrantët fajësohen shpesh për problemet e qytetit.

Dhe diskutimet rreth integrimit dhe problemet e krijuara nga emigracioni, nuk arrijnë jo rrallë të bëjnë dallimin midis njerëzve për të cilët integrimi po funksionon, dhe atyre për të cilët nuk funksionon. Këto probleme kanë ndihmuar në suksesin relativ të AfD.

Ajo fitoi këtu 17 për qind në zgjedhjet federale të 2017-ës, krahasuar me 12.6 për qind në të gjithë vendin.

Enxhi Seli-Zakarias, që është anëtare e këshillit të qytetit për AfD, pasi u largua nga Shqipëria me prindërit u vendos në Gjermani kur ishte 6-vjeçe, ajo thotë se e kupton shumë mirë se sa i vështirë mund të jetë integrimi. Njëherazi, pikërisht për shkak të përvojës së saj, ajo ka pak durim me ata që nuk bëjnë të njëjtën përpjekje që bëri ajo për t?u integruar në shoqërinë gjermane.

AfD ka një pikëpamje më të rreptë mbi integrimi, që është më e ngjashme me asimilimin: ajo pret jo vetëm që emigrantët të flasin gjermanisht dhe të gjejnë një vend në shoqëri, por që gjithashtu ta përqafojnë plotësisht kulturën, vlerat dhe traditat gjermane.

?Një nga gjërat më me rëndësi që kam dëgjuar në jetën time, ishte kur nëna ime më tha në fillim të klasës së parë:Dëgjo, këtu ne flasim gjermanisht. Kjo ishte pozitive për mua, por sigurisht ishte e vështirë. Emigrantët duhet ta shohin integrimin si një kërkesë?-vazhdon ajo. ?Ne nuk mund të ndjekim thjesht moton:Dyert janë të hapura për të gjithë. Të gjithë janë të mirëpritur. Duhet të ketë një marrëdhënie jep-merr, dhe integrimi funksionon vetëm kur ruan një lloj ekuilibri?- thekson ajo./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga