web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse presidenti Donald Trump, meriton edhe 4 vjet të tjera në këtë detyrë

1 Nëntor 2020, 07:43, Blog CNA

Nga Kevin Mccarthy ?Fox News?

Çdo katër vjet, amerikanët kanë mundësinë të zgjedhin udhëheqësin e botës së lirë dhe zyrtarë të tjerë, përfshirë anëtarët e Kongresit dhe Senatit amerikan.Këtë vit, vlerësohen se do të votojnë një numër rekord amerikanësh, disa më herët dhe të tjerët në Ditën e Zgjedhjeve.
Kontrasti midis 2 kandidatëve për president është i qartë.Unë do të votoj për presidentin Trump, pasi rekordi i tij përfaqëson ndryshimin midis 4 viteve rezultate konkrete përkundrejt 4 dekadave retorikë.

Presidenti Trump e mori këtë detyrë në një kohë kur pagat për shtresën e mesme kishin ngecur në vend për vite me radhë, kur punët me paga të mirë dhe teknologjia më e mirë ishin larguar ose vjedhur nga Kina, dhe kur terroristët në Lindjen e Mesme kontrollonin territorin një territor sa Britania e Madhe.
Të ashtuquajturit ekspertë, parashikuan që kjo rënie do të ishte ?normaliteti i ri?.
Por republikanët dhe presidenti Trump, e kuptojnë që një rënie e menaxhuar është e papranueshme.Së bashku dhe me politikat tona e ndryshuam prirjen.
Dhe përkundër sulmeve të papara, të pafundme dhe të pabazuara ndaj presidencës së tij, Trump ka prodhuar rezultate historike në ekonomi, siguri kombëtare, energji dhe sistemin gjyqësor. Për 3 vjet derisa erdhi pandemia e koronavirusit, u rritën shumë vendet e reja të punës, u reduktua mbyllja e bizneseve të vogla, dhe u rritën pagat – përfshirë edhe për ata që kishin më pak të ardhura.

Kjo ndodhi sepse republikanët ulën taksat, thjeshtëzuan rregulloret dhe ri-negociuan marrëveshjet e këqija tregtare.Gjatë kësaj kohe Amerika e forcoi pavarësinë e saj energjitike, duke e rritur prodhimin e energjisë. Dhe e bëmë atë në mënyrë të pastër
dhe të sigurt. Në vitin 2019, ne patëm rënien më të madhe të emetimeve të dioksidit të karbonit në atmosferë, teksa në të njëjtën kohë u bëmë prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit.

Ne ndërtuam ekonominë më të madhe në një gjeneratë, dhe do ta bëjmë këtë sërish. Pavarësisht nga problemet ekonomike të shkaktuara sidomos nga pandemia, presidenti dhe republikanët patën të drejtë kur punuan për të rikthyer ekonominë amerikane mbi baza të forta. Përmes paketës më agresive të ndihmës në histori, ne kemi kursyer humbjen e 51 milionë vendeve të punës, teksa gjysma e vendeve të punës të humbura janë rifituar ndërkohë.Ne jemi duke e rikthyer ekonominë amerikane atje ku ishte vetëm 9 muaj më parë. Sa për koronavirusin, një vaksinë e sigurt dhe efektive do të jetë në dispozicion për amerikanët në një kohë rekord, pasi presidenti Trump stimuloi mendjet më të ndritura në sektorin publik dhe privat. Ndërkohë, Kalifati i ISIS është shkatërruar. Udhëheqësi i tij Abu Bakr al-Bagdadi dhe gjenerali terrorist iranian Kasëm Sulejmani kanë vdekur.

Dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Sudani po normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin. Presidentë të tjerë, kanë premtuar ta zhvendosnin ambasadën amerikane në Izrael në shtëpinë e saj të duhur në Jeruzalem, por vetëm Presidenti Trump pati guximin që ta bënte atë.
Veprimet e guximshme të presidentit kanë krijuar besim tek Amerika, si në vend ashtu edhe në skenën botërore. Zgjedhja e presidentit Trump për një tjetër mandat, është ndryshimi midis administratës më pro-jetës në histori, dhe abortit të financuar nga taksapaguesit amerikanë. Është ndryshimi midis një shumice solide dhe origjinale në Gjykatën e Lartë që e interpreton ligjin siç është shkruar, dhe një shumice liberalësh, që synon të anulojë drejtat tona si qytetarë. Pas katër vjetësh, rezultatet janë të qarta:Amerika është më e sigurt, më e fortë dhe më e zhvilluar.

Rreth 56 për qind e amerikanëve i thanë Gallup në shtator, se janë më mirë sot sesa 4 vjet më parë. Koronavirusi, masat bllokuese për shkak të tij, apo trazirat nuk mund të përmbysin realitetin:politikat konservatore, i kanë hapur rrugën një Kthimi të Madh Amerikan. Ndërkohë, kandidati demokrat për president Xho Bajden ka qenë në pushtet për 47 vjet.Ai ishte zëvendëspresident, kryetar i komitetit në Senatit, dhe 2 herë më parë kandidat për nominimin presidencial nga demokratët.Ai nuk arriti asgjë.

Nëse ka një aspekt përcaktues të karrierës së Bajden, është se ai ka gabuar thuajse në çdo çështje me rëndësi publike.E megjithatë demokratët radikalë e mbështesin sot, pasi e dinë se mund ta manipulojnë për të zbatuar një agjendë ekstremiste, që do të shpërbënte institucionet tona, ?ri-formatonte? kapitalizmin, dhe përçante kombin tonë.

Rritja e taksave që ka premtuar Bajden do të godiste shtresën e mesme. Për më tepër, plani i tij ?tranzicional? drejt heqjes dorë nga industria e naftës dhe gazit natyror, do të zhdukte mijëra vende pune, do të rriste kostot për familjet, dhe do të na linte më të varur për energji nga Kina dhe vendet e tjera.
Ai mbështet agjendën më ekstreme pro-abortit në histori:abortet e financuara nga taksapaguesit. Bajden mendon se Amerika ka shumë të meta serioze. Por e kundërta është e vërtetë.Amerika është kombi më i lirë në historinë e njerëzimit.Njerëzit tanë janë krijues, të mirë dhe më bujarët në botë.
Asnjë komb nuk është i përsosur, por Amerika është e vetmja ?e konceptuar në liri, dhe e përkushtuar ndaj idesë se të gjithë njerëzit janë krijuar si të barabartë?.

Nëse besoni në këto parime të shenjta, zgjedhja më 3 Nëntor nuk mund të jetë më e qartë sesa kaq.
Përpara drejt lirisë, ose prapa në socializëm.Përpara drejt prosperitetit ose prapa në varfëri.Të ecim përpara në lirinë personale, apo të bëjmë hapa pas në kontrollin e qeverisë.Si republikanë, është misioni ynë të rivendosim mënyrën tonë amerikane të jetës, të rindërtojmë ekonominë më të madhe në një brez dhe të ripërtërijmë Ëndrrën Amerikane. Kjo është arsyeja pse un do votoj për Presidentin Trump dhe pse ai meriton edhe katër vjet në detyrë.

Shënim:Kevin Mccarthy, është udhëheqësi i republikanëve në Kongresin Amerikan./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga