Studimi/ Këta janë tipat e njerëzve, që e kanë më të vështirë ta përballojnë karantinën
Për të ndihmuar në mposhtjen, ose të paktën në mbajtjen nën ...
Kancelarja Angela Merkel, u tha gjermanëve se duhet të presin të përballen me një ?dimër të vështirë?, teksa mediat gjermane raportuan një rritje të frikshme të rasteve të reja me koronavirus ditën e enjte.
Francezët po përgatiten për jetën nën një karantinë të re 1-mujore, ndërsa ekspertët i kërkuan Spanjës të kufizonte në një mënyrë më agresive rastet e reja. Duke folur në parlament një ditë pasi ajo dhe guvernatorët e 16 landeve gjermane ranë dakord mbi kufizime te reja për të frenuar përhapjen e virusit, Merkel tha se vendi po përballet ?me një situatë dramatike në fillim të sezonit të dimrit?.
Agjencia e Kontrollit të Sëmundjeve tha se autoritetet lokale raportuan 16.774 teste të reja pozitive me Covid-19 të mërkurën, duke e çuar totalin në gati gjysmë milionë raste.Instituti Robert Koh regjistroi 89 vdekje të tjera, duke e çuar në 10.272 numrin e viktimave në total.
Sipas kufizimeve të reja që hyjnë në fuqi të hënën, restorantet, baret, ambientet sportive
dhe ato kulturore gjermane do të mbyllen për 4 javë, së bashku me sallonet e bukurisë dhe shtëpitë publike. Takimet janë të kufizuara në 10 persona maksimumi nga 2 familje,teksa nuk këshillohen udhëtimet jo të domosdoshme.
Merkel tha se autoritetet nuk kishin zgjidhje tjetër përveç reduktimit në mënyrë drastike të kontakteve sociale, pasi treçereku i infeksioneve në Gjermani nuk janë më të gjurmueshme.?Nëse do të presim derisa të mbushen të gjitha pavionet e kujdesit intensiv, atëherë do të jetë tepër vonë?-tha ajo.
Ndërkohë lideri i opozitës Alekander Gauland i partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, e akuzoi qeverinë e Merkel për ?propagandë të kohës së luftës?. Ai e krahasoi pandeminë me trafikun, duke argumentuar se shoqëria pranon një numër të caktuar viktimash nga aksidentet rrugore çdo vit,por nuk ka kërkuar ndalimin e ngarjes së makinës.
Ministrat gjermane të Financave dhe Ekonomisë, njoftuan një fond të ri ndihme prej 10 miliardë eurosh për bizneset e prekura nga masat kufizuese shtesë. Ekonomia më e madhe e Evropës, ka qenë në gjendje të japë një ndihmë financiare të madhe, për të amortizuar goditjen e ekonomisë nga pandemia.
Ndërsa Franca njoftoi të mërkurën vendosjen e njënjë bllokimi të dytë kombëtar, shumë vende kanë hezituar të marrin masa të tilla drastike për herë të dytë brenda1 viti, duke qenë të shqetësuar për pasojat negative ekonomike që shkaktojnë ato.
Edhe qeveria britanike është nën presion, për të zhvilluar një strategji kombëtare për të luftuar valën e dytë të pandemisë së Covid-19.Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk bëhet diçka më tepër tani, numri i njerëzve të shtruar në spital me këtë sëmundje mund të 3-fishohet.
Por qeveria e Boris Xhonson i ka rezistuar deri tani thirrjeve për një bllokim kombëtar, pavarësisht se normat 14-ditore të infektimit janë dukshëm më të larta sesa në Gjermani, dhe numri i të vdekurve është 4 herë më i madh. Sekretari britanik i Komuniteteve, Robert Jenrik, tha të enjten se virusi është më ?shumë i përqendruar në disa vende?, duke këmbëngulur se më e mira do të ishte që kufizimet e ashpra të vendosen në vatrat më të nxehta.
Në Spanjë, autoritetet kanë vendosur kufizime në rritje ndaj lëvizjes së lirë të qytetarëve, jetës së natës apo tubimeve sociale. Por deri tani nuk kanë urdhëruar mbylljen në shtëpi të spanjollëve, teksa kjo gjë e frenoi valën e parë të infeksioneve në pranverë, por e dëmtoi shumë ekonominë.
Disa rajone spanjolle, si Katalonia dhe La Rioja, i kanë mbyllur tashmë baret dhe restorantet, ndërsa rajonet e tjera kanë vendosur kufizimin e jetës së natës. Por kufizimet e reja nuk janë shoqëruar me një paketë të re ndihme, çka ka nxitur protesta të ashpra në Barcelonë nga pronarët e bizneseve të cilët duke u rënë tenxhereve brohoritën:?Duam të punojmë!?
Spanja ka regjistruar zyrtarisht më shumë se 1.1 milionë raste me Covid-19, ndërsa numri i viktimave është të paktën 35.000. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mbajtën të enjten një samit virtual në lidhje me menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia,dhe pasojave të tij shëndetësore, sociale dhe ekonomike. Zyrtarët e lartë të BE-së u bëjnë thirrje udhëheqësve të fusin në përdorimin testet e shpejta të virusit, të cilat janë më pak të besueshme sesa testet standarde, por japin shumë më shpejt përgjigjen. Ata u kërkuan udhëheqësve kombëtare të ndajnë informacione rreth kapacitetit të tyre në pavionet e kujdesit intensiv,në mënyrë që pacientët të trajtohen edhe përtej kufijve nëse është e nevojshme./Përshtatur nga CNA.al
Për të ndihmuar në mposhtjen, ose të paktën në mbajtjen nën ...
Kjo festë që zhvillohet më 31 tetor të çdo viti, ka qenë një...
Dy studime mbi mënyrën se si përhapen në ajër spërklat, zbul...
Nga Matt Purple “The Specator”Një nga citimet e mia të prefe...
Studiuesit në Spanjë, kanë zbuluar së fundmi se 82 për qind ...
Origjina e Papatit gjurmohet tradicionalisht tek Shën Pjetri...
Nga Shama Tobin “American Thinker”Ish-senatori i Floridas, B...
A kishte Homeri të drejtë? A na e rrëfeu atë që duhet? Këto ...
Deri në vjeshtën e vitit 1940, pjesëmarrja e Italisë në Luft...
Që nga shpërthimi i parë epidemik i Covid-19 në Vuhan, hipot...
Kur partneri juaj porosit një porcion më të madh me patate t...
Sa i sigurt duhet të jeni mbi sondazhet zgjedhore? Sipas një...
Një valë e dytë e koronavirusit të ri, është duke e përfshir...
Nga Walter Russell Mead “The Wall Street Journal”Shanset jan...
Covid-19 po e ndryshon botën në disa mënyra. Disa ndryshime ...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Rexhep Tajip Erdogan, është...
Nga Andrew A.Michta “The Wall Street Journal”“Vdekje Amerikë...
Një nga korporatat më të mëdha dhe më dominuese në histori, ...
Nga Michael Herron&Daniel A. Smith “The Conversation”* Dhjet...
Nga Christian Whiton “National Interest”* Në vitin 2016, kur...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...