web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SHBA, grupet e majta radikale po komplotojnë një grusht shteti kundër Trumpit

4 Nëntor 2020, 06:58, Blog CNA

Nga Andrea Widburg ?American Thinker?

Një faqe e re në internet po publikon dokumente, imazhe dhe video të brendshme nga grupet radikale të majta,mbi njerëz që punojnë brenda qeverisë federale për të planifikuar një grusht shteti nëse presidenti Donald Trump ri-zgjidhet në detyrë.

E vetmja mënyrë për t?i mposhtur këta njerëz dhe ideologjinë e tyre, është që Trump të korrë një fitore dërrmuese që i jep mandatin e plotë për të rivendosur rendin kushtetues të Amerikës. Uebsajti quhet ?Sun Rise?. Në të, ndër të tjera thuhet:Kjo faqe përmban dokumente, imazhe, video dhe komunikime të brendshme të rrjedhura nga Lëvizja Sunrise dhe grupime të tjera radikale të së majtës amerikane.

Ajo ka tërhequr shumë vëmendje që kur publikoi 2 video. Në njërën punonjësit federalë diskutojnë mbi mënyrën e rrëzimit të qeverisë Trump nga brenda, dhe videon tjetër aktivistët e ANTIFA-s bëjnë plane për një luftë në shkallë të plotë, dhe që përfshin edhe vrasjen e njerëzve.

YouTube e ka hequr tashmë videon e dytë. Sidoqoftë, ?Black & Blonde Media? ka arritur të bëjë publike qët ë dyja videot:Nëse keni parë videon e mësipërme, keni dëgjuar anarkistët radikalë që thurrin plane për një grusht shteti në shkallë të plotë, të mbushur me gjakderdhje. Aty një grua shpjegon se pse vlen sipas saj Amendamenti i Dytë.

Për ata që besojnë në republikën demokratike kushtetuese të Amerikës, nëse je duke luftuar kundër një qeverie shtypëse, duhet që të armatosesh. Dhe nëse jemi duke u mbrojtur kundër të majtëve radikalë që bëjnë një grusht shteti, ne mund të kemi nevojë të armatosemi.

Ajo që është pothuajse më shqetësuese është arroganca dhe siguria e punonjësve federalë. Ata  besojnë vërtet se burokracia është dega kryesore e qeverisë. Me njohuritë dhe fuqinë e tyre mbi sistemin, ata synojnë të dyfishojnë ?rezistencën? që nisën që në janarin e vitit 2017.

Përveç videove, Sunrise Exposed ngarkoi shumë dokumente nga Lëvizja radikale Sunrise. Një nga dokumentet titullohet ?Guide ndaj veprimeve në zgjedhje? ku mes të tjerash thuhet:?Ne e dimë që Trump ka thënë gënjeshtra mbi legjitimitetin e votimit përmes postës, dhe se media e krahut të djathtë po e pikturon të majtën si nxitëse të dhunës. Ne e dimë që demokratëve të establishmentit u mungojnë parimet për t?u përballur me Partinë Republikane për taktikat e saj të pandershme dhe përçarëse. Ne e dimë që Marrëveshja e Re e Gjelbër nuk mund të miratohet ndërsa Trump është ende në detyrë, dhe pritja për 4 vjet të tjera do të kishte pasoja katastrofike për komunitetet tona?.

Ndërkohë, ekziston edhe një dokument me titull ?Burimet e aktivizmit për punonjësit federalë?. Nëse Trump humbet dhe refuzon të largohet nga detyra, dokumenti jep të gjitha llojet e informacioneve rreth ngadalësimit, sabotimit të punës në prapaskenë, rrjedhjes së informacioneve konfidenciale, mosbindjes ndaj urdhrave, etj.

Pra ky dokument  mbron atë që ?njerëzit e kënetës? kanë bërë tashmë për katër vjet.

Megjithëse aktivistët e pikturojnë veten si viktima të një tiranie trumpiane, ajo që ata po bëjnë është shpërdorimi i të drejtësisë tyre kushtetuese, për të çuar përpara kauzat e tyre të majta, ku që të gjitha ato do të shkatërronin Kushtetutën.

Nuk po vazhdoj më tej. Mjafton të dëgjoni deklaratat e Xho Bajden dhe Kamala Herris, apo të rishikoni platformën e partisë Demokratike për t?u njohur me kërkesat e aktivistëve. Personat në video, janë krahu paraushtarak i partisë Demokratike. Nëse demokratët nuk do të mund të përdorin procedurat kushtetuese, për t?i dhënë një fasadë ligjshmërie përmbysjes së parimeve kushtetuese, këto grupe paraushtarake janë të gatshme që të ndërhyjnë.

E vetmja gjë e sigurt që mund të mposhtë këta terroristë të majtë në SHBA, është që një numër i madh amerikanësh të zgjedhin Trumpin për një mandat të dytë. Me këtë mandat, Trump mund të thajë më në fund ?kënetën?, dhe të përdorë sistemin e drejtësisë penale kundër radikalëve të rrezikshëm./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga