web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush duhet të vaksinohet më parë kundër Covid-19?

6 Nëntor 2020, 07:55, Blog CNA

Në Shtetet e Bashkuara, qasja standarde për shpërndarjen e një vaksine, bazohet në supozimin se do të ketë mjaftueshëm doza në dispozicion. Në një skenar ideal, të gjithë do të ndiqnin rekomandimet e mjekëve të tyre kur bëhet fjalë për t?u imunizuar kundër mikrobeve dhe viruseve.

Por në praktikë, gjërat janë ndryshe. Disa njerëz nuk janë në gjendje të vaksinohen; të tjerët e refuzojnë atë. Rezultati më i mirë i vaksinimit është vaksinimi i mjaftueshëm i njerëzve në mënyrë që së bashku me ata që janë imunë pasi të infektohen, të jenë shumë pak bartës të disponueshëm për patogjenin që të qarkullojë gjerësisht në popullatë, një situatë e njohur si imuniteti i tufës. Por imuniteti i tufës është veçanërisht i vështirë për tu arritur për një sëmundje krejt të re si Covid-19. Duhet kohë për t`a bërë vaksinën të disponueshme për cilindo, dhe pastaj duhet edhe më shumë kohë për ta shpërndarë. Mbi të gjitha, asnjë vaksinë nuk i mbron plotësisht të gjithë ata që e marrin atë.

Por pavarësisht këtyre kufizimeve, një vaksinë sërish mund të ndihmojë. ?Ne s?kemi nevojë për një vaksinë të përsosur për të arritur imunitetin e tufës?- thotë Erik Toner, autori kryesor i udhëzimeve për shpërndarjen e vaksinave të zhvilluara nga Shkolla e Shëndetit Publik Xhon Hopkins Bloomberg.
Sipas Toner, sa më efektive të jetë ajo, aq më pak njerëz do të kenë nevojë për të. Se sa duhet të jetë ky numër, dhe sa shpejt e arrijmë këtë, kjo do të varet nga mënyra se si do të përcaktojmë dozën fillestare të vaksinës.

Që të marrë miratimin e FDA-së, një vaksinë kundër koronavirusit duhet të jetë të paktën 50 për qind efektive, gjë që do të thotë se duhet të ketë të paktën 50 për qind më pak raste pozitive me Covid-19 tek pjesëmarrësit e provave klinike që po e bëjnë vaksinën, krahasuar me një grup kontrolli të pavaksinuar.
Por provat nuk janë në gjendje të përcaktojnë ngjitjen e pjesëmarrësve të infektuar, sepse veprimi kështu do të komplikonte dhe ngadalësonte provat. Por nga ana tjetër, ne nuk dimë shumë mbi mënyrën e transmetimit të koronavirusit, në krahasim me viruset e tjera, ndaj është e vështirë të kuptohet se kur pandemia i ka ndryshuar ndërveprimet tona.
Për shembull, aktualisht fëmijët nuk duket se janë shumë ndikues në përhapjen e virusit, siç bëjnë me gripin.

Por a ndodh kjo për shkak se ata kanë më pak të ngjarë të transmetojnë këtë virus? Apo sepse shkollat u mbyllën në pranverë dhe më pas, edhe nëse u rihapën më vonë, e bënë këtë me masa paraprake si maskat, që nuk merren zakonisht gjatë sezonit të gripit?

Tani e dimë se fëmijët që preken nga virusi, kanë më pak të ngjarë se të rriturit të zhvillojnë infeksione serioze. Por ata asimptomatik dhe presimptomatikë me Covid, janë shpesh shumë infektues, gjë që nuk ndodh me gripin. Ndërkohë, të dhënat kanë treguar se nxënësit e gjimnazeve dhe studentët në universitete janë transmetues të rëndësishëm, dhe gjithashtu kanë më pak të ngjarë të pësojnë komplikime. Duke pasur parasysh këtë dinamikë, nëse një vaksinë e ardhshme provohet të jetë efektive për të gjitha moshat dhe është gjerësisht e disponueshme, shpëtimi i më shumë jetëve, mund të nënkuptojë përparësinë e vaksinimit të fëmijëve dhe të rriturve në moshë të re, edhe pse ata janë në mesin e atyre që Covid ka më pak të ngjarë që t?i dëmtojë.
Potenciali për të mbrojtur ata që janë më të prekshëm nga Covid në mënyrë indirekte, duke e kufizuar përhapjen e tij, tregon se duhet hequr dorë nga një vaksinë që ka efikasitet potencialisht të kufizuar.

Në një studim të botuar në revistën ?Science?, Mark Lipsish, nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard, dhe Natali Din nga Universiteti i Floridës, paralajmërojnë se një vaksinë që i bën simptomat më të buta pa reduktuar infektivitetin e një personi, mund të kthehet në një bumerang, duke çuar në infektimin e njerëzve që do jenë tashmë më pak të kujdesshëm, duke e shtuar kështu përhapjen e virusit. Ata e quajnë këtë ?një skenar të rastit më të keq?.
Ndërkohë, Laura Matrajt nga Qendra e Kërkimit mbi Kancerin?Fred Hutchinson? dhe kolegët e saj zbuluan se vaksinimi në fillim i njerëzve të moshuar do të minimizojë numrin e vdekjeve, përveç rastit kur një vaksinë është të paktën 60 për qind efektive, dhe ka doza të mjaftueshme për të mbuluar afërsisht gjysmën e popullsisë së botës. Në këtë skenar vaksinimi në fillim i grupeve që janë transmetues të nivelit të lartë, pra fëmijët dhe të rriturit midis moshës 20-50, do të sjellë më pak vdekje në përgjithësi nga Covid-19./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga