web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gulagët/ Historia e tmerrshme e kampeve sovjetike të punës në Siberi

8 Nëntor 2020, 13:31, Blog CNA

Dihet se Gulagu rus ishte një burg. Fjala ?Gulag? është shkurtesë e ?Glavnoe Upravlenie ispravitel?no-trudovykh LAGerei?, që do të thotë ?Administrata Kryesore e Kampeve Korrektuese të Punës?.

Këto kampe u ngritën për të korrigjuar sjelljen dhe për të ndëshkuar shkeljet, por ato kishin gjithashtu një dobi praktike për Bashkimin Sovjetik. Njerëzit e dënuar jetonin në kushte të tmerrshme. Për pjesën më të madhe të shekullit XX-të, bota nuk ishte në dijeni të asaj që ndodhte në kampet sovjetike dhe asaj që njerëzit aty brenda tyre duhej të duronin.

Gulagët një traditë e lashtë ruse

Brenda 10 vjetësh nga aneksimi që perandoria ruse i bëri Siberisë, carët nisën të përdornin si burg atë territor të stërmadh. Aty përfunduan fshatarë problematikë, bujkrobërit të padisiplinuar dhe pas Skizmës së Madhe që ndodhi në Kishën Ortodokse Ruse në shekullin XVII-të, anëtarët e sekteve që cilësoheshin si heretike. Por kishte edhe kundërshtarë politikë, hajdutë, shkelës të kurorës etj.

Rusia i përdori kampet e punës për të kolonizuar Siberinë

Historianët mendojnë se Rusia ishte e interesuar jo vetëm për dënimin e kriminelëve, por edhe për përqendrimin e punëtorëve të dënuar në vende ku shteti kishte interes. Perandorisë i duhej krah pune për të ndërtuar marinën, dhe këtë e siguroi nga fshatarët e dënuar. Planet gjithnjë e më ambicioze ushtarake dhe civile të Rusisë kërkuan financim, dhe minierat e argjendit në Siberi u mbushën me punëtorë të mërguar. Vetëm në shekullin e XIX-të, aty u dërguan mbi 800.000 rusë.

Kampet e punës ishin thelbësore për industrializimin e Bashkimit Sovjetik nga Stalini

Kur Josif Stalini u ngjit në pushtet, i vendosur për të industrializuar Bashkimin Sovjetik, ai ringjalli një traditë të vjetër cariste:punën e skllevërve. Miliona të burgosur u përdorën si forca e padukshme e punës, duke punuar në projekte të mëdha në kushte të rrezikshme, me pak siguri dhe pa asnjë pagesë. Për shembull mbi 100.000 të burgosur, duke përdorur kazmat, lopatat dhe karrocat, hapën një kanal të gjatë 227 kilometra në vetëm 20 muaj. Dhjetëra mijëra prej tyre vdiqën.

Siberia është shumë e ftohtë, arratisja ishte një sipërmarrje e rrezikshme

Distanca midis Moskës dhe Siberisë është mbi 3400 km, 5 orë me avion ose 15 orë me tren. Shumica e Siberisë shtrihet mbi Rrethin Arktik. Fshati i vogël Ojmjakon, me një popullsi prej rreth 500 rusësh, përballon aty rregullisht temperatura 50 gradë nën zero. Ndërkohë, ajo është një hapësirë e madhe e mbushur me këneta, pyje dhe male.

Dy të burgosurve polakë,iu deshën më shumë se 3 muaj që të ktheheshin në shtëpi, kur ata u arratisën në vitin 1945. Përveç distancave të mëdha, klimës së acartë dhe rojeve të armatosura, të burgosurit që arratisen duhet të përballen me arinjtë, ujqërit dhe derrat siberianë, që njihen si kafshët më të rrezikshme në rajon.

Kampet sovjetike të punës, ishin një ferr i vërtetë

 Kampet ishin të mbipopulluara, të pista, dhe pak të izoluara për t?i bërë ballë klimës së ashpër. Të burgosurve nuk u jepej mjaftueshëm ushqim, rroba, ilaçe apo dru për zjarrin dhe dhuna ishte një normë. Synimi përfundimtar i kampeve ishte që të burgosurit të ishin në përdorim të shtetit.

Nga minierat, tek ndërtimi dhe bujqësia, të burgosurit përdoreshin atje ku ata do të kontribuonin në Bashkimin Sovjetik dhe vdisnin gjatë punës. Kur Gjermania pushtoi vendin në vitin 1941, të burgosurit e dënuar në kampet e punës u transferuan në front për të luftuar. Nëse refuzonin të luftonin ata pushkatoheshin në vend.

Në gulagë kishte edhe fëmijë. Ata keqtrajtoheshin dhe liheshin pas dore deri në pikën që pësonin dëmtime të rënda të përhershme dhe trauma psikologjike. Në vitin 1935, Kodi Penal u ndryshua dhe fëmijët nga mosha 12 vjeç mund të dënoheshin si të rriturit. Nga gati 20 milion njerëz të dënuar në vitet 1930, rreth 40 për qind ishin fëmijë ose adoleshentë.Sleeping quarters in an eastern labor camp

Mbi 1.7 milionë njerëz vdiqën në kampet e punës

Sistemi penal sovjetik ishte një rrjet i gjerë me pothuajse 500 kampe në të gjithë vendin. Rreth 45 milionë njerëz vuajtën dënime të gjata në Siberi. Sipas arkivave vetëm midis viteve 1934-1947, në kampe u dërguan mbi 10 milionë njerëz. Vlerësohet se 1.2-1.7 milion njerëz kanë vdekur në këto kampe midis viteve 1918-1956./ Përshtati në shqip CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga