Vendimi për Ikballe Berishën/ Lamallari jep detaje: Informacione nga inteligjenca, ka edhe urdhër dëbimi
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndau so...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndau so...
Nga Georgi Gotev ?Euractiv?
Ndërsa institucionet evropiane, besojnë se kanë vendosur rregullat e duhura për liberalizimin e energjisë, dhe për një treg konkurrues të gazit, kompania ruse ?Gazprom? ka marrë nën kontrolli tregut energjetik në Bullgari, duke i hapur kësisoj rrugën shtrirjes së saj në të gjithë Ballkanin.
Kalimi i gazsjellësit rus ?Turkish Stream? përmes Bullgarisë, një degëzim i quajtur ?Balkan Stream? nga kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe etiketuar në mënyrë të gabuar si një zgjatim i rrjetit kombëtar të transmetimit të gazit, është vetëm maja e një ajsbergu që Shtetet e Bashkuara e vunë re vetëm kur deklaruan se do të vendosnin sanksione ndaj ?Turkish Stream?.
Nën hundën e Komisionit Evropian, rusja ?Gazprom? ka marrë kontrollin e pikave më të rëndësishme kufitare të gazsjellësit tranzit bullgar, pa pasur nevojë të paguajë miliarda euro për ndërtimin e tyre dhe pa zotëruar vetë pajisjet, duke anashkaluar kësisoj rregullat e BE-së nën Paketën e Tretë të Energjisë.
Miliardat për ?Balkan Stream? sigurohen nga shteti bullgar, dhe marrja përsipër u krye përmes kontratave afatgjata ndërmjet Gazprom dhe operatorit shtetëror bullgar ?Bulgartransgaz?, që mbulon rezervimin e pothuajse të gjitha kapaciteteve kufitare, sipas të dhënave nga Rrjeti Evropian i Operatorëve të Gazit ( ENTSO-G).
Gati 100 për qind e gazit në Bullgari importohet. Importet dhe eksportet e gazit natyror, varen nga kapaciteti i 7 pikave të hyrjes dhe daljes në gazsjellësat ndërkufitare të gazit në Bullgari.
Një përmbledhje e kapaciteteve afatgjata të rezervuara deri më tani, tregon se Gazprom zotëron të gjitha daljet kryesore të vendit në drejtimin strategjik jugor drejt Turqisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe Serbisë në Perëndim.
Po si po lëviz gazi rus në Bullgari? Deri në fund të vitit 2019, Gazprom furnizonte me gaz natyror të ashtuquajturin degëzim jugor të Evropës, përmes Ukrainës dhe Rumanisë dhe më pas Bullgarisë, Turqisë, Greqisë dhe Maqedonisë.
Nga 1 janari 2020, tranziti nisi të kryhet në drejtim të kundërt, duke ardhur nga Turqia përmes linjës së dytë të gazsjellësit ?Turkish Stream? të sapondërtuar. Rruga e vjetër përmes Ukrainës nuk është më në përdorim. Por Gazprom vazhdon të ketë të drejtat e saj.
Ajo vazhdon të ruajë qasjen në sistemin Negru Voda II dhe III në Rumani, si dhe daljen në kufirin bullgaro-turk Strandzha I – Malkoclar. Përgjatë rrugës së re, gazi i Gazprom hyn përmes kufirit bullgaro-turk në Strandzha II – Malkoclar, që lidh gazsjellësin ?Turkish Stream? me rrjetin kombëtar bullgar të transmetimit të gazit.
Kapaciteti është i rezervuar për më shumë se 90 për qind të sasisë nga Gazprom dhe kompanitë e lidhura me të, nën një kontratë afatgjatë që zgjat deri në 2039. Pas hyrjes në Bullgari, një pjesë e gazit shkon në rrjetin kombëtar të transmetimit të gazit të vendit për nevoja të brendshme, dhe pjesa tjetër kalon në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.
Me ndërtimin e Rrymës Ballkanike si vazhdim i ?Turkish Stream?, gazi rus do të marrë një drejtim të ri drejt perëndimit drejt Serbisë. Ekspertët janë shprehur të habitur nga riemërtimi i ?Balkans Stream? si ?zhvillimi i rrjetit kombëtar të transmetimit të gazit të Bullgarisë?, pasi projekti është ai i një gazsjellësi tranzit, dhe nuk parashikon ndonjë devijim në rrjetin e brendshëm të transmetimit të gazit të ?Bullgartransgaz? në Bullgarinë Veri-Perëndimore, që ka nevojë për gazifikim.
Nëse ?Balkan Stream? do të ishte në interesin e Bullgarisë, rrjeti kombëtar i transmetimit të gazit do të nderonte me shumë degë, në mënyrë që të arrinte tek sa më shumë vendbanime dhe konsumatorë në Bullgarinë e Veriut.
Ndërkohë ?Bulgartnasgaz? ka bërë të kundërtën:ka investuar mbi një gazsjellës tranzit, që është tërësisht në shërbim të Gazprom, si vazhdim i gazsjellësit ?Turkih Stream?. Në perëndim, vazhdimi i kësaj të fundit e lë Bullgarinë në qytetin kufitar serb, Zajeçar, ku Gazprom Export dhe kompanitë e lidhura me të ruajnë 80 për qind të kapacitetit.
Në jugperëndim, gazi rus arrin në Maqedoni në daljen Kyustendil-Zhidilovo. Gazprom ka atje 100 për qind të kapacitetit eksportues. Në jug, Gazprom furnizon Greqinë, dhe ka rezervuar gati 100 për qind të kapacitetit të pikës dalëse Kulata-Sidirokastro.
Pasojat për tregun e gjerë evropian të gazit janë të rënda. Greqia do të tejmbushet me gaz nga Korridori Jugor i Gazit dhe terminalet LNG, por është e izoluar nga qarkullimi i gazit që kalon nëpër Bullgari. Gazprom ka tashmë kontrollin e linjave transportuese të gazit në jug.
Sipas disa ekspertëve, momenti i së vërtetës do të vijë kur ?Balkan Stream? të vihet në punë, dhe do të bëhet e qartë, se ai është në shkelje të hapur të Direktivës Evropiane të Gazit, pasi Gazprom zotëron më shumë se 50 për qind të kapacitetit të saj./ Përshtati në shqip CNA.al
Kafeina është ilaçi më popullor psikoaktiv në botë. Njerëzit...
Studiuesit kanë zhvilluar një trajtim me spraj të hundës, që...
Nga Reda Cherif, Fuad Hasanov& Michael Mina “Health Affairs”...
Nga Rich Lowry“National Riview”Performanca e Trump në zgjedh...
Në fund të muajit gusht, Administrata Amerikane e Ushqimit d...
Nga Gwynne DyerNdërsa nuk ka dalë ende rezultati përfundimta...
Dihet se zorra është linja e parë e mbrojtjes kundër infeksi...
Në Shtetet e Bashkuara, qasja standarde për shpërndarjen e n...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Në shumë aspekte, nuk mund të k...
Njerëzit që janë prekur nga koronavirusi, do të infektojnë r...
Duke mbajtur një maskë në fytyrë ne i mbrojmë të tjerët, mbr...
Nga Pierre HaskiElementi i parë që duhet nënvizuar në lidhje...
Nga Doug Schoen “Fox News”Ndërsa shkruaj, zgjedhjet presiden...
Ekzistojnë plot 7 forma të ndryshme të sëmundjes së Covid-19...
Për shkak të pandemisë së Covid-19, votimi në presidencialet...
Nga Andrea Widburg “American Thinker”Një faqe e re në intern...
Nga Thomas PikettyÇfarë do të bëjnë shtetet përballë rritjes...
Nga Giulia Guerrini “Emerging Europe”Pavarësisht nga disa pë...
Nga Scott Walker “Fox News”Kë dëshironi në krye të ekonomisë...
Një studim që përfshin më shumë se 5.000 pacientë me Covid-1...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...