Fotolajm/ Vip-at e paguar nga Veliaj që protestojnë kundër Ramës
Një pjesë e personazheve publikë, të ashtuquajturit “VIP”-...
Një pjesë e personazheve publikë, të ashtuquajturit “VIP”-...
Nga Simon Sebag Montefiore/?The New York Times?
Revolucioni Bolshevik, i organizuar nga Vladimir Lenini 103 vjet më parë, është ende sot i rëndësishëm në mënyra, që mund të dukeshin të paimagjinueshme në kohën kur u shemb komunizmi sovjetik. Marksizëm-leninizmi e frymëzon ende sot Kinën që të bëhet një superfuqi.
E njëjta ideologji po vazhdon të shkatërrojë Kubën dhe Venezuelën. Ndërkohë, Koreja e Veriut, një monarki leniniste distopiane e pajisur me armë bërthamore po tmerron botën.
Lenini ishte një gjeni i sofistikuar i lojës së fitimtarit të?shumës zero?, simbolizuar me frazën e tij të famshme ?Kto kovo??, që do të thotë?Kush, kë?, pra kush kontrollon kë, dhe më e rëndësishmja, kush vret kë.
Nuk kishte asgjë të pashmangshme në lidhje me Revolucionin Bolshevik. Në vitin 1917, monarkia e Romanovëve po degradonte me shpejtësi, por monarkët mund të kishin shpëtuar veten nëse nuk do të kishin humbur shanset e përsëritura për t?u reformuar.
Monarkitë e tjera absolute të Evropës – osmanët, habsburgët – ranë për shkak se ata u mposhtën në Luftën e Parë Botërore. A do të kishte ndodhur kështu me Romanovët po të kishin mbijetuar qoftë edhe një vit më shumë për të kremtuar fitoren e nëntorit 1918?
Në vitin 1913, policia sekrete e Carit kishte shpërndarë dhe neutralizuar opozitën. Pak para rënies së Carit, Lenini i tha gruas së tij se revolucioni ?nuk do të ndodhë sa të jemi ne gjallë?. Në fund, ishte një kryengritje popullore spontane, e paorganizuar, dhe një krizë e besnikërisë ushtarake që e detyroi Nikollën II të hiqte dorë nga froni.
Kur mbërriti ai moment, Lenini ndodhej në Zyrih të Zvicrës, Trocki në Nju jork dhe Stalini në Siberi. Lenini në fillim mendoi se ishte ?një mashtrim?. Ai ishte me fat që Gjermania e futi atë si një ?bacil? për të nxjerrë Rusinë nga lufta.
Pasi u kthye në Petrograd , Lenini, i ndihmuar nga shokët – radikalët Trocki dhe Stalini, iu desh të përballej me ?shthurjen?e shokëve të tjerë bolshevike, të cilët i propozuan bashkëpunime më të përkohshme me qeverinë , dhe t?i detyrojë ata të binin dakord me planin e një grushti shteti.
Qeveria duhet t?a kishte gjetur dhe ta vriste. Por ajo dështoi, ndërsa Lenini pati sukses. Edhe në ?sulmin?e kryer në Pallatin e Dimrit – ekranizuar në një film propagandistik të vitit 1920 si një triumf i popullit, nuk ishte aspak i tillë.
Leninit iu deshën disa ditë që të pushtonte godinat kryesore të qeverisë, ndërsa pallati i carit ishte gati i pambrojtur, me përjashtim të disa rekrutëve adoleshentë, e pasua nga ndeshja e revolucionarëve me shampanjën që gjetën në kantinën e Carit.
Ai revolucion mund të kishte qenë i përkohshëm, ashtu si shumë revolucione të tjera të dështuara të asaj epoke. Çdo sulmi koordinuar nga ushtritë monarkiste gjatë luftës civile, apo ndonjë ndërhyrje nga ushtritë perëndimore, do të kishte dërrmuar bolshevikët.
Gjithçka varej nga Lenini. Ai madje gati u rrëzua në një grusht shteti nga ana e rebelëve në koalicionin qeverisës. Në disa raste qëlloi më shumë. Më 30 gusht 1918, u qëllua ndërsa po fliste para një turme punëtorësh në një fabrikë në Moskë. Sërish ia doli të mbijetonte.
Sikur ndonjë nga ato ngjarjet`a kishte eleminuar Leninin, historia do kishte qenë tërësisht ndryshe.
Pa Leninin nuk do të kishte pasur as Hitler. Ngritja e Hitlerit, i detyrohet kryesisht mbështetjes nga elitat konservatore, që kishin frikë nga një revolucion bolshevik në Gjermani, dhe që besonin se vetëm ai mund t?a mposhtte marksizmin.
Dhe pjesa tjetër e tij radikale e programit politik, ishte e justifikuar me kërcënimin e një revolucioni leninist. Edhe anti-semitizmi dhe anti-sllavizmi i tij dhe mbi të gjitha pushtimi i Bashkimit Sovjetik në vitin 1941, u mbështet nga elita dhe populli gjerman për shkak të frikës së asaj që nazistët e quajtën?judeo-bolshevizmi? .
Pa Revolucionin e 1917-ës në Rusi, Hitleri ka të ngjarë të përfundonte si një piktor kartolinash. Pa Leninin dhe Hitlerin, dhe shekulli i XX-të mund të ishte shumë ndryshe. Lindja do të dukej më shumë si Perëndimi. Mao, që u ndihmua shumë nga sovjetikët në vitin 1940, nuk do të dominonte dot Kinën, që mund të sundohej ende nga familja e nacionalistit Çang Kai -Shek.
As guerilet e frymëzuara nga revolucioni bolshevik nga malet e Kubës deri në xhunglat e Vietnamit,nuk do të kishin ekzistuar ndonjëherë. Kim Jong -un, karikatura e Stalinit, nuk do të ekzistonte. Nuk do të kishte pasur asnjë Luftë të Ftohtë.
Bolshevikët krijuan revolucionarët e parë profesionistë, policinë e parë të shtetit totalitar, ishin ata që u mobilizuan në emër të luftës ndaj kundërrevolucionit . Bolshevizmi ishte një mendësi jo tolerante dhe paranojake e të parit të botës.
Ajo i justifikoi vrasjet në masë të gjithë armiqve, reale dhe të mundshëm, jo vetëm nga Lenini apo Stalinit, por edhe Mao, Pol Poti në Kamboxhia etj. Dhe nxiti ndërtimin e kampeve të punës, politikat ekonomike katastrofike, dhe traumat e mëdha psikologjike.
Sot presidenti rus Vladimir Putin po zbaton deri diku të njëjtat praktika me shokët e tij ish-oficerë të KGB-së, trashëgimtarë të policisë sekrete të Leninit dhe Stalinit. Ai zbaton taktikat leniniste të ?konspiratsia? dhe ?dezinformatsiya?, për të minuar demokracitë botërore./Përshtati në shqip CNA.al
Dihet se Gulagu rus ishte një burg. Fjala “Gulag” është shku...
Njerëzimi i ka zhvilluar luftërat e veta më të hershme duke ...
Më shumë sesa thjesht fakte dhe shifra, statistikat e mëposh...
Nga Georgi Gotev “Euractiv”Ndërsa institucionet evropiane, b...
Kafeina është ilaçi më popullor psikoaktiv në botë. Njerëzit...
Studiuesit kanë zhvilluar një trajtim me spraj të hundës, që...
Nga Reda Cherif, Fuad Hasanov& Michael Mina “Health Affairs”...
Nga Rich Lowry“National Riview”Performanca e Trump në zgjedh...
Në fund të muajit gusht, Administrata Amerikane e Ushqimit d...
Nga Gwynne DyerNdërsa nuk ka dalë ende rezultati përfundimta...
Dihet se zorra është linja e parë e mbrojtjes kundër infeksi...
Në Shtetet e Bashkuara, qasja standarde për shpërndarjen e n...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Në shumë aspekte, nuk mund të k...
Njerëzit që janë prekur nga koronavirusi, do të infektojnë r...
Duke mbajtur një maskë në fytyrë ne i mbrojmë të tjerët, mbr...
Nga Pierre HaskiElementi i parë që duhet nënvizuar në lidhje...
Nga Doug Schoen “Fox News”Ndërsa shkruaj, zgjedhjet presiden...
Ekzistojnë plot 7 forma të ndryshme të sëmundjes së Covid-19...
Për shkak të pandemisë së Covid-19, votimi në presidencialet...
Nga Andrea Widburg “American Thinker”Një faqe e re në intern...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...