Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në Ligjin e Mbrojtjes nga Infektimet, të miratuar kohët e fundit në Gjermani, kultura ka një status të përmirësuar ligjor, kur qeveria po lufton pandeminë e koronavirusit duke kufizuar disa të drejta themelore të parashikuara në kushtetutën gjermane. Më parë, në dekretet për kulturën pasqyrohej kriza – duke përfshirë mbylljen javore të teatrove, sallave të koncerteve, muzeve dhe vendeve të tjera dhe ndalimin në bllok të shumicës së aktiviteve artistike dhe të argëtimit në pranverë dhe përsëri në nëntor 2020.
‘Gjë e mirë:’ Statusi i ri për kulturën
Këshilli Gjerman i Kulturës e mirëpriti ndryshimin e legjislacionit që tani i jep kulturës një status të veçantë.
Me rregullat e reja, shkroi të enjten në Twitter drejtori i këshillit Olaf Zimmermann, “Kufizimet e aktiviteteve kulturore për shkak të pandemisë duhet të justifikohen nga qeveria federale dhe ato të landeve. Dhe kjo është një gjë e mirë!”
Të enjten, në një shkrim të titulluar “Corona përballë Kulturës” në faqen e internetit të Këshillit, Zimmermann mirëpriti faktin se kultura më në fund përmendet si një sektor më vete, një masë që këshilli e kërkoi javën e kaluar.
Merret parasysh ‘rëndësia e lirisë artistike’
“Institucionet kulturore janë shumë më tepër sesa vende për të kaluar kohën e lirë,” argumenton Këshilli, dhe shton se kjo bëhet tani shumë e qartë nga vendimi i së mërkurës i parlamentit kombëtar gjerman, Bundestagu dhe nga Këshilli Federal, Bundesrat, dhoma e sipërme që përfaqëson 16 landet federale të vendit.
“Teatrot, muzetë, bibliotekat, sallat e koncerteve, kinematë dhe të gjitha vendet e tjera të veprimtarisë kulturore janë shumë më tepër sesa thjesht vende argëtimi. Ato janë vende ku përfaqësohen artet, të cilave u është dhënë mbrojtje e veçantë sipas nenit 5, paragrafi 3 të Ligjit Themelor, ” shkruhet në artikull.
Këshilli thekson atë që e konsideron si pikë kryesore në legjislacion: “Në rast ndalimesh ose kufizimesh në fushën e kulturës, duhet të merret parasysh mjaftueshëm rëndësia e lirisë artistike”.
Sektorët kulturorë dhe krijues të Gjermanisë dhe industria e aktiviteteve, fuqia e tyre e punës duke përfshirë vendet e punës që nga ndërtimi i skenave te shitja e biletave, janë goditur rëndë në pandeminë e koronavirusit, si gjatë kufizimit të parë në fillim të këtij viti ashtu edhe kufizimit të dytë, më të lehtë, por ende në vazhdim. Shumë njerëz janë të papunë që nga marsi.
Alarm i madh
Teatrot dhe kinematë që investuan në pajisje të kushtueshme dhe masa për të përmbushur rregullat e rrepta të higjienës dhe distancës u tronditën, kur iu kërkua të mbyllen edhe një herë në fillim të nëntorit. Industritë gjermane të koncerteve dhe aktiviteteve gjithashtu pothuajse janë bllokuar krejtësisht.
Njerëzit që punojnë në këtë sektor dolën në rrugë në Berlin muajin e kaluar për të tërhequr vëmendjen për gjendjen e tyre të vështirë. “Këta muajt e kaluar, ju na bëtë të ndiejmë se kemi vlerë më pak se makinat, aeroplanët dhe lojtarët e futbollit. Në pandeminë aktuale, megjithatë, ne jemi një nga sektorët e ekonomisë në një pozitë shumë më të keqe financiare se të tjerët, shkruan muzikantët dhe humoristët gjermanë në një letër të hapur.
Nënshkruesit theksuan vështirësitë ekzistenciale, duke shtuar se “disa sipërmarrës dhe njerëz të vetëpunësuar kanë kryer vetëvrasje nga dëshpërimi i plotë”. Ka ardhur koha, shkruanin vetëm disa javë më parë, që qeveria të veprojë.
Ndoshta ligjvënësit e morën për zemër një vërejtje të Till Brönner-it, muzikant dhe fotograf i suksesshëm ndërkombëtar i xhazit: “Ky nuk është një problem luksi”./ DW
Duket se një vijë e hollë i ka lidhur gjithnjë epidemitë shk...
Një nga studimet e para të bazuara tek imazhet spektroskopik...
“Fox News”Avokati personal i presidentit Donald Trump, Rudi ...
Gjatë gjithë viteve të arta të “Pax Americana”, familja Kene...
Nga John Lichfield “Politico.eu”Dy vjet më parë, në nëntorin...
Nga Tim Judah “The Economist”Ndërsa vendet evropiane do të k...
Sa njerëzve u ka ndodhur që duke ecur nëpër shtigjet e varre...
Me rastet zyrtare të koronavirusit në të gjithë botën që e k...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Amerika po futet sërish në bllo...
Një vit më parë, nëse shikoje dikë që mbante maskë, mendja t...
Një test i shpejtë për të treguar nëse një person ka qenë i ...
Viti 2020 ka qenë i mirë për Peter Turkin, për shumë arsye p...
Nga Natalie Goodnow “The Hill”“Pse shpresoj të vdes në moshë...
Edhe pse jemi në një pandemi, nuk ka vetëm Covid-19. Sëmundj...
1. Ulises S.Grant dhe Robert Li (9 prill 1865)I vetmi akt ci...
Nga Rick Fuentes “American Thinker”Të mbështetur nga media k...
Ata që vizitojnë sot luginën e lumit Piave në Itali, nuk do ...
Nga Benjamin Quenelle “Les Echos”Ish-Bashkimi Sojetik po lëk...
Al Kapone ishte gangsteri i fundit. Ai hyri në botën e krimi...
Njerëzit që nuk kanë aktivitet fizik, kanë thuajse 2 herë më...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...