web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse “normaliteti” ku premton të na rikthejë Bajden do të jetë i tmerrshëm

26 Nëntor 2020, 07:37, Blog CNA

Nga Ben Shapiro ?Fox News?

Pasi kaloi 2 vjet duke shmangur pyetjet serioze në lidhje me preferencat e tij mbi politikat, ekipin e tij dhe presidencën e tij të ardhshme, ne tanimë e dimë se çfarë synon të bëjë Xho Bajden nëse Kolegji Zgjedhor, siç edhe pritet, do ta votojë atë si presidenti në dhjetor:Ai do ta ri-lejojë ?kënetën? e Uashingtonit që të vazhdojë biznesin si zakonisht.

Media liberale shpenzoi 4 vjet, duke na sugjeruar që presidenti Donald Trump ishte i zhytur në korrupsion, i pa pranuar në Partinë Republikane, i angazhuar në aventura të rrezikshme në politikës së jashtme. Po këto media na garantuan se do ta mbrojnë demokracinë nga brutaliteti i Trump, se do të jenë në çdo moment vigjilentë, duke luftuar për të parandaluar pranimin si ?normalitetin e ri? të standardeve trumpiane. Në vend të kësaj, media liberale sugjeroi që ne duhet të ktheheshim në ?normalitetin? e vjetër – me të cilin ata nënkuptonin një sistem, në të cilin media dhe demokratët punon dorë për dore për ta gënjyer publikun amerikan mbi përmbajtjen e politikës; dhe ku mençuria konvencionale u trajtua si e vërteta e Ungjillit, pavarësisht se sa e gabuar ishte. Ata kërkuan kthimin në një normalitet, ku marrëdhëniet komode midis korporatave dhe qeverisë cilësoheshin një normë. Ata nënkuptonin një sistem në të cilin të gjitha çështjet e vështira politike shtyheshin për një ditë tjetër; dhe në të cilin skandalet pastroheshin pa u menduar dy herë.

Ai ishte një sistem, në të cilin kufijtë kushtetues tejkaloheshin rregullisht, në emër të përparësive të politikës së majtë; dhe në të cilin retorika e ligë e demokratëve, justifikohej si një nënprodukt natyral i së keqes së lindur tek e djathta; një sistem në të cilën burimet alternative të lajmeve, trajtoheshin si media konspirative. Ky është ?normaliteti?, që kërkonin mediat dhe demokratët. Dhe është normale që ata me sa duket atë do të ndjekin. Bajden po e mbush administratën e tij me të gjithë anëtarët e ?bandës së demokratëve? të establishmentit. Toni Blinken, më i famshmi nga ata që përqafoi marrëveshjes mbi programin bërthamor
të Iranit, dhe që inkurajoi dërgimin e më shumë trupave amerikane në Siri, do të drejtojë tashmë Departamentin e Shtetit, si Sekretar i Shtetit.

Xhenet Jellen, që së fundmi ishte kryetare e Rezervës Federale nën presidencën Obama, do të drejtojë Departamentin e Thesarit. Xhejk Sallivan, këshilltari i sigurisë kombëtar i Bajden kur ky ishte zëvendëspresident, më i famshëm për sugjerimin se marrëveshja me Iranin ishte fryt i negociatave të shkëlqyera (nuk ishte), do të bëhet këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë, media tradicionale do të vazhdojë të mbulojë me servilizëm presidencën e Bajdenit. Këtë javë, ?The Ëashington Post?, pati një shkrim të gjatë kushtuar ?mrekullive të epokës së re Bajden?, me titull ?Establishmenti i Uashingtonit, shpreson që një presidencë Bajden ta bëjë bëjë sërish madhështor shkollimin?.

Në shkrim, vlerësohej normaliteti i vjetër për ?respektin që ka për përvojën dhe ekspertizën?, për ?civilizimin dhe bashkëpunimin dypartiak?, dhe si një mundësi për t?i ?bërë njerëzit bashkë?. Në fakt normaliteti i vjetër nuk ishte i mirë. Kjo është arsyeja pse u zgjodh presidenti Donald Trumpi. Kjo ishte arsyeja pse demokratët gati e humbën Kongresin edhe në këto zgjedhje, dhe pse ata duket se nuk do ta marrin dot kontrollin e Senatin. Sot, media liberale feston rikthimin e normalitetit të vjetër. Kjo festë ka të ngjarë të rezultojë sërish në një reagim të ashpër, që ata nuk mund ta kontrollojnë. Dhe ata do të habiten si kurrë më parë, se pse të gjithë të tjerët nuk ishin dhe aq të lumtur sa ata për rikthimin e ?kënetës demokratike të establishmentit?./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:https://www.foxnews.com/opinion/biden-return-to-normalcy-ben-shapiro





Lajmet e fundit nga