Pse “normaliteti” ku premton të na rikthejë Bajden do të jetë i tmerrshëm
Nga Ben Shapiro “Fox News”Pasi kaloi 2 vjet duke shmangur py...
Nga Vera Mironova ?Foreign Policy?
Në tetor, një djalë 16-vjeçar në Rusi u qëllua për vdekje, pasi plagosi një polic ndërsa po përpiqej t?i vinte zjarrin disa makinave të policisë. Por ajo nuk ishte hera e parë në familjen e tij që dikush shkelte ligjin. Në vitin 2001, njerku i tij ishte dënuar me 14 vjet burg për terrorizëm, pasi tentoi të shpërthente një tubacion gazi, me gjasë si pjesë e një organizate islamike. Ai incident i shtoi një urgjencë të re pyetjes se çfarë duhej bërë me dhjetëra mijëra fëmijë të anëtarëve të Shtetit Islamik, që ndodhen ende në kampet dhe burgjet e Irakut dhe Sirisë.
Gati të gjithë ata që janë përfshirë në çështjen e riatdhesimit, po i përdorin fëmijët – tashmë viktima të dhunës dhe kaosit – për të çuar përpara axhendat e tyre. Në tetor, disa qeveri perëndimore, përfshirë Suedinë dhe Gjermaninë, dërguan delegacionet e tyre në kampet në Siri, për të biseduar me shtetasit e tyre të burgosur, nëse dëshironin që të riatdhesonin fëmijët e tyre. Asnjë nga gratë me të cilat folën nuk ra dakord. Në llogaritë e tyre në rrjetet sociale dhe në platformën Telegram, shumë prej tyre thanë se e morën këtë vendim për mirëqenien e fëmijëve të tyre:fëmijët duhej të ishin pranë nënave të tyre.
Por privatisht, e theksuan shqetësimin e tyre se lejimi i fëmijëve për t?u riatdhesuar, do të thoshte që qeveria e vendit të tyre do t?i harronte vetë nënat në kampe. Dhe nuk e kanë gabim. Në intervista të ndryshme, disa zyrtarë të qeverive perëndimore, vunë në dukje se qëllimi i tyre kryesor është riatdhesimi i fëmijëve, dhe se janë shumë më pak të shqetësuar mbi atë që do të ndodhë më pas me gratë. Politika zyrtare e Forcave Demokratike Siriane, që mbikëqyr shumicën e kampeve të paraburgimit për anëtarët e Shtetit Islamik, është se vetëm jetimët dhe rastet mjekësore (fëmijët e sëmurë me nënat e tyre), kanë të drejtë që të rikthehen në shtëpitë e tyre. Nënat e pranojnë se u përpoqën t?i nxirrnin fëmijët e tyre prej andej, dhe disa ia kanë dalë. Por në një intervistë, një grua tha se kurdët i kishin paralajmëruar se nëse do të tentonin prapë me këto sjellje, fëmijët e tyre do t?u merreshin dhe dërgoheshin në jetimore të ndryshme në Siri.
Për kurdët e Forcave Demokratike Siriane, pasja më shumë kontroll mbi shumë të huaj, dhe sidomos fëmijëve në kampe, do t?u jepte atyre një pozicion më të fortë në negociatat me qeveritë e vendeve nga vijnë gratë dhe fëmijët. Edhe jetimët e vërtetë nuk riatdhesohen kollaj. Gratë i kanë përdorur jetimët për të shantazhuar gjyshërit në shtëpi, duke u thënë se nëse ata do të paguanin një shpërblim montar, nipi i tyre mund të riatdhesohej. Një rast që e përmendën disa gra në kamp, përfshinte një anëtare 56-vjeçare çeçene të Shtetit Islamik, i njohur si Kadidja, e burgosur në kampin Al-Hol. Për disa muaj, ajo fshehu katër jetimë rusë, që të mos ktheheshin në shtëpi. Publikisht, ajo tha se nuk donte që fëmijët të rriteshin në një vend jo mysliman, teksa gjyshërit ajo i konsideron si të pafe. Por njëkohësisht, ajo raportohet t?u ketë thënë të afërmve të secilit prej jetimëve, se do t?i kthente fëmijët nëse ata paguanin që ajo të kalonte në Turqi.
Ajo i la fëmijët të iknin pasi luftëtarët e Shtetit Islamik i kërkuan asaj që ta bënte këtë, dhe mbështetësit e grupit jashtë vendit e kërcënuan se do të ndalonin dërgimin e parave që ata i kishin dhënë më herët. Sipas anëtarëve të tjerë të familjes dhe zyrtarëve të kampit, ai rast nuk ishte unik. Edhe në raste të rralla kur një fëmijë riatdhesohet bashkë me të ëmën, fëmija mund të përdoret sërish. Në një rast në Azinë Qendrore, një nënë e riatdhesuar me fëmijën e saj, pretendoi në mënyrë të rreme, se babai i fëmijës ishte një burrë nga një familje e pasur që kishte vdekur në Siri.
Shërbimi i inteligjencës e dinte që ajo po gënjente. Burri i saj po luftonte në një zonë tjetër 9 muaj para se të lindte fëmija. Për gati 1 vit, tha një zyrtar në një intervistë, ata kanë debatuar nëse duhet t?i thoshin të vërtetën gjyshit të pretenduar të fëmijës.
Se çfarë duhet bërë me fëmijët e luftëtarëve të Shtetit Islamik, mbetet një çështje thelbësore jo vetëm nga një perspektivë humanitare, por edhe nga pikëpamja e sigurisë. Në vendet me një histori të gjatë rebelimesh, rastet e fëmijëve që u bashkohen baballarëve të tyre në luftime nuk janë të rralla.
Dhe ndërsa shumica e vendeve, mezi po përpiqen t?i frenojnë nga radikalizmi fëmijët me prindërit e tyre të radikalizuar, disa vende bëjnë të kundërtën, duke shpresuar që të shmangin trashëgiminë e fëmijëve të besimeve radikale. Për shembull në Taxhikistan, vend që kohët e fundit përjetoi një luftë të përgjakshme civile, fëmijët e lidhur me Shtetin Islamik të kthyer nga Iraku dhe Siria, u vendosen në jetimore.
Njëherazi, ata janë tashmë të rrezikuar të bëhen fytyra e re e Shtetit Islamik apo çfarëdolloj grupi tjetër, dhe sa më shumë që bota i braktis ata, aq më shumë kanë gjasa që ata të ndiejnë se nuk kanë mundësi tjetër. Kjo është arsyeja pse riatdhesimi, me një fokus të kujdesshëm drejt de-radikalizimit dhe ri-integrimit, është thelbësor./Përshtatur nga CNA.al
Burimi:https://foreignpolicy.com/2020/11/25/islamic-state-isis-repatriation-child-victims/
Nga Ben Shapiro “Fox News”Pasi kaloi 2 vjet duke shmangur py...
“Der Spiegel”Zhoao Doria kishte kohë që e priste atë dërgesë...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Ju mund të keni dëgjuar shumë g...
Nga Daniel ImmerwahrNë vitin 1939, pak para pushtimit gjerma...
Për shumicën e perëndimorëve, Rruga e Mëndafshit nxit imazhe...
Që nga fillimi i pandemisë, roli i simptomatikëve ka qenë nj...
Nga Alessio PerroneTani që kompanitë Pfizer dhe Moderna, duk...
Ishte një tragjedi aq e madhe, saqë ukrainasit shpikën një f...
Autoritetet shëndetësore, thonë se arma më e përhapur anti-C...
Nga Andreë Hammond “Arab News”Rreth 3 javë pas zgjedhjeve pr...
Ndaluni një moment dhe pikturoni një banane në mendjen tuaj....
Ndërsa qytetërimi njerëzor u zhvillua në shumë vende të botë...
Nga R.Daniel Kelemen “Politico.eu”Titujt kryesorë në media k...
Në mesin e një lufte tregtare në vazhdim, një beteje përshka...
Përgjigja për pyetjen e madhe “Nga erdhi specia jonë”, ka qe...
“The Economist”Çfarë ndryshimesh mund të sjellë një grindje ...
Nga Paul Hudson “Financial Times”Jemi duke hyrë në një fazë ...
Harold James ka shkruar mbi globalizimin dhe shkatërrimin e ...
Në Ligjin e Mbrojtjes nga Infektimet, të miratuar kohët e fu...
Duket se një vijë e hollë i ka lidhur gjithnjë epidemitë shk...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...