Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK, Klodjan Braho gjatë raportimit të tij në Komi...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho gjatë raportimit të tij në Komi...
Berlin 1924, rrugët e qytetit tronditen nga një zhurmë e fortë. Frika i lë vend habisë kur mësohet autori i krimit:një djalë 12-vjeçar. I riu Verner kishte shkaktuar një shpërthim, duke testuar një lloj rakete eksperimentale të ndërtuar posaçërisht për të thyer një rekord shpejtësie.
Por ajo i kushtoi shumë shpikësit të ri, që u çua nga babai i tij në komisariatin policor të zonës. Në vitet që do pasonin, Verner do të bëhej inxhinieri i frikshëm Von Braun, i cili do të drejtonte projektin që do të çonte njeriun në Hënë. Djali nuk ishte një nxënës i shkëlqyer, sidomos në lëndët që do të diktonin profesionin e tij.
Edhe pse ishte në fakt një muzikant i shkëlqyer, pasi luante shumë mirë në piano dhe me violonçel, thuhej se ai kishte shumë boshllëqe në matematikë. Pika e kthesës ndodhi në momentin kur e ëma i dhuroi një teleskop, i cili i ngjalli dashurinë për shkencën. Momenti i dytë vendimtar, ndodhi në vitin 1927 me leximin e esesë ?Die Rakete zu den Planetenräumen? (Raketat në hapësirat ndërplanetare) të Herman Obert.
Entuziazmi i djalit ishte aq i madh, sa qëi shkroi një letër shkencëtarit të madh, i cili e inkurajoi të riun të vazhdonte pasionin e tij për shkencën.
Tre vjet më vonë ai u bë ndihmësi i tij, duke bashkëpunuar me Obert në ?Shoqërinë për udhëtime në hapësirë? të themeluar nga ky i fundit. Në vitin 1931 Obert dhe bashkëpunëtorët e tij arritën që një nga raketat e tyre të arrinte të fluturonte deri në60 metra lartësi.
Mjerisht, sukseset ishin jetëshkurtra. Pas përplasjes së një rakete eksperimentale mbi një godinë të braktisur, policia ndaloi lëshimin e raketave me peshë më shumë se 5 kg. Por faktori kryesor që çoi në falimentimin e kompanisë, ishte mungesa e përhershme e fondeve të nevojshme.
E vetmja mundësi do të kishte qenë bashkëpunimi me ushtrinë, por kjo do t?i jepte fund pavarësisë së shoqërisë, gjë që askush nga shkencëtarët nuk ishte i gatshëm ta bënte. Von Braun e pranoi këtë kompromis, duke siguruar një të ardhme të suksesshme për veten, ndërsa pjesa tjetër e kompanisë u fundos.
Në vitin 1933 nazistët u ngjitën në pushtet, ndërsa një vit më vonë Verner mori doktoratën në Fakultetin Inxhinierik të Berlinit, me një tezë mbi shtytjen që do të tërhiqte vëmendjen e ushtrisë. Partia Naziste u interesua menjëherë për inxhinierin e ri, që shumë shpejt nisi të eksperimentonte me raketat për qëllime luftarake.
Përpjekjet e Von Braun arritën kulmin më 8 shtator 1944, kur raketa e tij goditi Parisin dhe disa orë më vonë Londrën. Ishte raketa V2, një armë e aftë të mbante një kokë shpërthyese prej rreth 800 kg eksploziv. Emri i raketës përcillte në mënyrë të përsosur idenë e synimeve gjermane: V-ja ishte shkurtesa e emrit?Vergeltungswaffe?(arma e hakmarrjes).
Por fati i luftës ishte vulosur, dhe Rajhu ishte i destinuar të humbte. Von Braun e kuptoi se ishte më mirë të hiqte dorë. Prandaj, ai vendosi t?u dorëzohej amerikanëve, duke bërë gjithçka që të mos binte në duart e rusëve, duke pasur parasysh trajtimin mizor që sovjetikët kishin ndaj forcave SS.
Pas dorëzimit tek amerikanët, ai do të niste të bashkëpunonte me ta. Mbi të gjitha, detyrat për të nuk do të ndryshonin shumë. Në vitet 1950, ai vazhdoi aktivitetin me zhvillimin e raketave gjatë Luftës Koreane, dhe projektoi raketën e parë ?Redstone?, tëaftë të mbantebombën bërthamore.
Më 25 maj 1961, erdhi edhe pika e kthesës. Pas sukseseve hapësinore të Bashkimit Sovjetik, Xhon Kenedi deklaroi se SHBA-ja do të dërgonte një astronaut në Hënë brenda 10 viteve të ardhshme. Kështu nisi programi i famshëm ?Apollo?, që falë raketës Saturn V të zhvilluar nën drejtimin e Von Braun, do t?i jepte mundësi njerëzimit të pushtonte Hënën.
Disa ditë pas suksesit të madh, Von Braun shkoi përpara Komisionit Hapësinor të Shteteve të Bashkuara. Arsyeja? Të bindte komisionin të miratonte planin e tij për një udhëtim në Mars deri në 1981! Fatkeqësisht, plani ambiciozi shkencëtarit gjerman u hodh poshtë./Përshtatur nga CNA.al
Gënjeshtra më e përmendur nga mohuesit ekzistencës së virusi...
Ju mund ta shihni veten duke u rrëzuar një boshllëk të pafun...
Gënjeshtra më e përmendur nga mohuesit ekzistencës së virusi...
Nga Jeffrey Folks “American Thinker”Le ta themi fare hapur:a...
Nga Janan GaneshAmerikanët po përjetojnë restaurimin e oliga...
Nga David Gardner “Financial Times”Këshilli Evropian duhet t...
Nga Larry Bell “Newsmax”Gjatë fushatës së tij elektorale ane...
Me dy vaksina anti-Covid gati për të marrë miratimin e autor...
Nga Lisa Bortolotti&Anna Ichino “The Conversation”Muajt e fu...
Disa vjet më parë, një studim që shtroi këtë pyetje dha këtë...
Nga Moisés Naím “El Pais”Interneti i sotëm nuk është as glob...
12 tetor 1972, një avion i tipit Fokker F27, i drejtuar nga ...
Kundër koronavirusit, dhe në pritje të vaksinës dhe të një k...
Veprimi më i mençur që mund të bëni në rast se ju shfaqen si...
Nga Carlotta SerioliVrasja e tmerrshme e profesorit francez ...
Nga Katya Sedgwick “The Specator”Ashtu si shumë amerikanë të...
Sulmi japonez mbi bazën ushtarake amerikane në Pearl Harbor,...
Nga Olivier Roy “Internazionale”Si humbi kaq rëndë Armenia n...
Dihet që alkooli ka shumë efekte negative mbi shëndetin tonë...
Lumi Nil me një gjatësi prej gati 6.719 km, përshkon 9 vende...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...