web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A është e mundur të shmangen pandemitë e ardhshme?

10 Dhjetor 2020, 08:32, Blog CNA

Disa vjet më parë, një studim që shtroi këtë pyetje dha këtë përgjigjja:jo. Dhe kjo për shkak të shumë faktorëve që përfshihen në përhapjen e një epidemie në të gjithë botën.

Një seminar i thirrur nga Platforma Ndërqeveritare e Politikës së Shkencës për Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit , IPBES, ku morën pjesë 22 ekspertë botërorë, jep një përgjigje tjetër:Pandemitë e ardhshme jo vetëm që mund të parashikohen, por është detyra jonë të miratojmë politika të reja, për të garantuar që të mos kemi më kurrë ngjarje të përmasave të tilla.

Mënyra përmes së cilës ne e modifikojmë mjedisin në të cilin jetojmë, duke e përshtatur atë me nevojat tona deri në pikën kur prishim ekosistemet e tëra, ndikon në përhapjen e patogjenëve të rinj dhe lehtëson kërcimin e specieve, ose derdhjen virale nga kafshët tek njerëzit.
Nipah, SARS, Ebola , SARS-CoV-2, janë të gjitha viruse të shfaqur si rezultat i shoqërisë moderne, shkatërrimit të habitateve të kafshëve, dhe bashkëjetesës së detyruar midis kafshëve dhe njerëzve. Koronavirusi i ri i Covid-19, është vetëm një pjesë e botës së pafundme të viruseve.
Vlerësohet se gjitarët dhe zogjtë, mbartin 1.7 milion viruse të ndryshme, që janë ende ?të panjohura?, dhe se mbi 800.000 mund të bëjnë kapërcimin nga njëlloj specie tek tjetra.
?Të njëjtat aktivitete njerëzore që shkaktojnë ndryshimin e klimës dhe humbjen e bio-diversitetit, rrisin edhe rrezikun e pandemive në të ardhmen?- tha Peter Daszak, drejtuesi seminarit.

Zgjerimi dhe intensifikimi i bujqësisë, prodhimi, tregtia, si dhe konsumi i produkteve që nuk janë miqësore me mjedisin, janë të gjithë faktorë që kontribuojnë në rritjen e rrezikut të pandemive. Sipas ekspertëve, është e nevojshme që të ndryshohet strategjia. Pra të ndërhyhet në kohë, përpara se të shfaqet sërish një situatë globale e emergjencës shëndetësore, si ajo që po përjetojmë këto muaj. Dhe për ta bërë këtë, IPBES propozon krijimin e një këshilli ndërqeveritar që merr vendimet e sakta mbi shëndetin global.

Ai duhet të identifikojë zonat më të rrezikuara nga epidemitë, në mënyrë që të ndërhyjë
në një mënyrë specifike. ?Covid na ka treguar qartë rëndësinë e një dialogu në kohë midis politikës dhe shkencës?- nënvizon Ana Larigoderi, sekretare ekzekutive e IPBES.

Parandalimi i shfaqjes së pandemive të reja, përveçse është themelor për shëndetin global, ka edhe avantazhe ekonomike. Vlerësohet se pandemia e Covid -19 i ka kushtuar botës vetëm në shtatë muajt e parë të vitit 2020, nga 8 në 16 trilionë dollarë.

Sipas ekspertëve, kostot e parandalimit të pandemive do të ishin 100 herë më të ulëta, se ato që nevojiten për të përballur një pandemi si kjo aktualja, që është në vazhdim e sipër. Prandaj kjo është një arsye më shumë për të investuar tek parandalimi në botën post-Covid, për të mos e parë kurrë veten në të ardhmen në një situatë kur të detyrohemi e të themi ?Është shumë vonë!?./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:https://www.focus.it/scienza/salute/possibile-evitare-future-pandemie





Lajmet e fundit nga