Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Katya Sedgwick ?The Specator?
Ashtu si shumë amerikanë të tjerë që patën fatin e keq të jetonin nën komunizëm, edhe unë kam pasur shumë reflektime mbi të shkuarën këto javë. Në veçanti, po zbuloj se presidenti i zgjedhur Xho Bajden ka shumë ngjashmëri me udhëheqësin e dikurshëm të Bashkimi Sovjetik, Leonid Brezhnjev.
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Sovjetik gjatë viteve 1964-1982, Brezhnjev nuk ishte një njeri i shëndetshëm. Ai pinte pafund duhan, kishte mbajtur më herët një seri postesh shumë stresuese (imagjinoni si mund të ishte puna nën Josif Stalinin).
Ai luftoi në Luftën e Dytë Botërore, ku u plagos dhe pësoi një gjendje shoku. Mendja dhe trupi i Brezhnjevit u dëmtuan. Goditja e tij e parë e vogël ndodhi në vitin 1951, kur ishte
ende në të dyzetat. Por në përgjithësi ai shfaqej me një shëndet të mirë, deri në dhjetorin e viti 1975 kur pësoi një tjetër arrest kardiak.
Në atë kohë një infermiere e caktuar nga KGB-ja nisi t?i japë qetësues për të kuruar pagjumësinë e tij. Në këtë mënyrë, ai u bë i varur nga ilaçet dhe vazhdoi t?i përdorë ato deri në fund të jetës së tij. Qytetarët e thjeshtë sovjetikë nuk kishin dijeni për asgjë nga këto. Por duke parë në kohë të ndryshme në segmente lajmesh televizive, ishte e vështirë të shmangej përfundimi se Sekretari i Përgjithshëm ishte i paaftë për të qeverisur. E folura e tij ishte i paqartë, dhe lëvizjet të paqëndrueshme. Nga fundi i jetës së tij, ai kërkoi ndihmën e një aparati qëtë ngrinte krahun dhe përshëndeste trupat në një paradë.
Meqenëse burimet zyrtare sovjetike nuk dhanë në asnjë rast asnjë informacion mjekësor, zërat rreth shëndetit të Brezhnjevit u shtuan shumë, po kështu edhe anektodat për të. Në njërën prej tyre, Brezhnjev i kërkon shkruesit të fjalimeve të tij, të përgatiste një fjalim 15-minutësh që do t`a mbante në Kongresin e Partisë Komuniste.
Shkrimtari i dha fjalimin dhe Brezhnev u ngjit në një podium për ta lexuar. Po kaluan 15 minuta, 30 minuta, 40 dhe në fund 45. Kur më në fund mbaroi, ai e qortoi tekst-shkruesin:?Çfarë ishte kjo që bëre? Unë të kërkova një fjalim 15-minutësh!?.
Por autori i fjalimit ia kthen:?Po, unë të kam shkruar një fjalim 15-minutësh, dhe të kam dhënë 3 kopje të tij!?. E njëjta anektodë mund të ritregohet lehtësisht për Xho Bajdenin. Që ka diçka që nuk shkon me presidentin e zgjedhur ne aspektin e shëndetit, kjo është më se e dukshme. Disa ditë më parë, bëri bujë lajmi se Bajden kishte thyer këmbën, ndërsa luante me njërin nga qentë e tij. Por pak më vonë, dëgjova një thashethem se ai e theu këmbën gjatë kohës që pësuar një goditje në tru. Sigurisht që ishin vetëm thashetheme.
Por a nuk është e çuditshme që qarkullojnë pas një fushate të çuditshme presidenciale, gjatë së cilës shumë pak njerëz u paraqitën në tubimet e tij të distancuara nga shoqëria, dhe kur paraqitjet e tij në media ishin të pakta dhe shumë të kontrolluara?
Edhe në ato rrethana fjalimi i Bajdenit ishte i paqartë, ai dukej shpesh i përhumbur dhe bënte shumë ?gafa?, përfshirë harrimin e emrit të ish-shefit të tij Barak Obama. Madje gjatë njërës prej intervistave të tij, ish-zëvendëspresidenti e pranoi se aftësia e tij njohëse testohet ?vazhdimisht?.
Dhe nuk duhet të jetë e habitshme se pse sipas një sondazhi të ?Zogby?, 55 për qind e votuesve të mundshëm, besonin se Bajden është në fazat e hershme të demencës. Por ajo që habit akoma më shumë, është se zgjedhjet e 3 Nëntorit zbuluan se si 80 milionë amerikanë me sa duket e urrejnë aq shumë Trumpin,sa që mendojnë se administruesit anonimë të presidencës Bajden, do të bëjnë një punë më të mirë në drejtimin e vendit.
Të paktën askush në Bashkimin Sovjetik nuk votoi për Brezhnjevin. Aty zgjedhjet ishin një formalitet, dhe kandidatët e Partisë Komuniste garonin pa asnjë rival përballë. Çdo gjë ishte një mashtrim. Me tonin e tij murrmuritës, Sekretari i Përgjithshëm mbante fjalime televizive të gjata,të mbushura me klishetë e marksizmit, që në përgjithësi ishin krejtësisht të pakuptueshme për publikun.
Ekonomia u rrënua, disidentët iu nënshtruan torturave psikike, korrupsioni u përhap në nivele maksimal, dhe u rrit shkalla e abuzimit me substancat. Ajo periudhë e historisë sovjetike njihet si ?zastoi?, ngecje në vend. Ashtu si Brezhnjev, edhe retorika e Bajden është e mbushur me klishe, por të një lloji tjetër, folklorike. Në një kohë kur parullat politike janë tërheqëse dhe provokuese -?Ta bëjmë Amerikën Sërish të Madhe, Jeta e Zezakëve ka Rëndësi ?në tabelat e oborrit të Bajden shkruhet ?Ditët tona më të mira na presim përpara!? dhe ?Ndërto më mirë!?.
Llogaria e tij në Twitter është plot me fjali të tilla si ?Ky është momenti ynë për të shkruar një kapitull të ri, më të guximshëm, dhe më të dhembshur në jetën e kombit tonë?.Ai është thjesht një djalë i zakonshëm i mërzitshëm, derisa të përplaset me ndonjë votues apo të kafshojë gishtin e gruas së tij.
A është Bajden kandidati i stanjacionit amerikan? Rënia e tij njohëse dhe fizike është gjithnjë e më e vështirë për t?u fshehur, dhe është shumë shqetësuese kur sheh se ajo bëhet objekt spekulimesh. Unë e kam përjetuar më herët diçka të tillë. Qytetarët e lirë të një republike të lirë, nuk duhet të kenë nevojë për një ?Kremlinolog?që ta deshifrojnë atë që nuk shkon me presidentin e tyre./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://spectator.us/joe-biden-leonid-brezhnev-vibes/
Sulmi japonez mbi bazën ushtarake amerikane në Pearl Harbor,...
Nga Olivier Roy “Internazionale”Si humbi kaq rëndë Armenia n...
Dihet që alkooli ka shumë efekte negative mbi shëndetin tonë...
Lumi Nil me një gjatësi prej gati 6.719 km, përshkon 9 vende...
Nëse keni qenë ndonjëherë fëmijë dhe keni dashur që të provo...
Nga John Keiger “The Spectator”Për 4 vite, presidenti Donald...
Nga Francis Fukuyama, Katharine T.Bartlett & Ashish GoelMidi...
Vdekja e parakohshme e gjeniut të muzikës mbetet ende e mbul...
Nga Fabio A.Telarico “Global Risk Insights”Ballkani zhytet s...
“The Economist”Më pak se një vit pasi pandemia e Covid-19 u ...
Nga Gretchen Vogel & Jennifer Couzin-FrankelKur vala e parë ...
Studiuesit e kanë pyetur shpesh veten gjatë kësaj pandemie: ...
Në një të ardhme jo dhe aq të largët, blloqet e çeqeve do të...
A keni menduar kohët e fundit se si distancimi social dhe ve...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Kohët e fundit keni dëgjuar shu...
Nga Donald TrumpSi President, nuk kam asnjë detyrë më të lar...
Nga Paul Taylor “Politico.eu”Partnerët evropianë duhet të pë...
Nga Scott Mcconnell “National Interest”Donald Trump u përbal...
Në një vit tepër të zymtë për gjithë botën, javët e fundit k...
Nga Ariane Tabatabai “Foreign Policy”Të premten e kaluar, Ir...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...