Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Lisa Bortolotti&Anna Ichino ?The Conversation?
Muajt e fundit ka pasur një përhapje të madhe të teorive të konspiracionit në lidhje me Covid-19, të cilat ose e hedhin tërësisht poshtë ekzistencën e virusit,ose vënë në dyshim variantin zyrtar të origjinës së tij, mënyrën e transmetimit, efektet e tij dhe mjetet shëruese. Shumë prej këtyre teorive janë të papranueshme dhe të dëmshme, dhe është bërë e zakonshme që ato të përshkruhet si të paarsyeshme, madje edhe mashtruese.
Por nuk është e arsyeshme t?i përshkruash ato si shenja të sëmundjeve mendore. Përkundrazi, studimi ynë ka treguar se shumë besime irracionale janë përpjekje për të mbrojtur shëndetin mendor, duke iu përgjigjur nevojës njerëzore për kontroll, mirëkuptim
dhe përkatësi.
Teoria më radikale në lidhje me pandeminë e Covid-19 është mohimi:virusi nuk ekziston, ose nuk është aq i rrezikshëm sa besohet zakonisht. Për disa mohues, Covid-19 nuk mund të na prekë, pasi vetë transmetimi i mikrobeve është një mit.
Për të tjerët, ai është thjesht një ?e ftohur e zakonshme?, dhe efektet e tij të supozuara vdekjeprurëse janë të ekzagjeruara. Përgjegjës për këtë të fundit cilësohen individë dhe organizata të fuqishme (si Bill Gejts apo Big Pharma), me motive që nisin nga fitimi i parave deri tek shtypja e lirisë së njerëzve.
Një tjetër teori popullore,e mohon që virusi kaloi aksidentalisht nga kafshët tek njerëzit. Sipas tyre, ai u krijua qëllimisht nga kinezët në një laborator në Vuhan. Teori të tjera fajësojnë për përhapjen e shpejtë dhe shkatërruese të virusit të mbjellat e modifikuara gjenetikisht,apo edhe përdorimin e teknologjisë 5G.
Që të gjitha këto teori, ndajnë disa tipare të përbashkëta. Ekziston gjithnjë një lloj komploti i paqartë, që bie ndesh me të dhënat zyrtare, dhe ato bazohen zakonisht në prova të kufizuara ose të diskredituara. Por këto tipare të përbashkëta, bazohen në disa nevoja themelore që ndajnë të gjithë njerëzit.
Po pse njerëzit u besojnë teorive të komplotit? Në një situatë të re, njerëzit kanë nevojë për një listë shkaqesh. Dhe ata mund të hartojnë një shpjegim, para se të kenë të gjithë informacionin përkatës, pasi pasiguria është një gjendje e vështirë që të tolerohet.
Në një skenar pandemik, shpjegimi mund të plotësojë një boshllëk të shkaktuar nga dyshimi midis ekspertëve. Ky është padyshim rasti edhe me Covid-19. Shkencëtarët kanë pasur mosmarrëveshje mbi shumë aspekte të Covid-19, nga ashpërsia e kërcënimit deri tek efektiviteti i maskave të fytyrës.
Siç e theksoi studimi ynë i mëparshëm, njerëzit priren të preferojnë shpjegime që i referohen qëllimeve të një personi, sesa atyre që e paraqesin ngjarjen si aksidentale. Në veçanti, ata priren të bëjnë përgjegjës për një kërcënim ?agjentët?, që ata mund të kenë arsye për të mos i besuar.
Kjo është arsyeja pse teori të ndryshme konspirative mbi Covid-19 fajësojnë ?kinezët?,
të cilët kanë qenë prej kohësh në shënjestër të Evropës dhe SHBA-së, apo kompani farmaceutike ndikimi i të cilave kritikohet nga lëvizjet kundër vaksinave.
Të parit e pandemisë si një ngjarje të planifikuar dhe jo aksidentale, i lejon njerëzit të kenë një ndjenjë kontrolli mbi një realitet që është konfuz dhe i paparashikueshëm. Nëse dikush duhet fajësuar, ne mund të rivendosim një lloj ekuilibri, duke kërkuar të ndëshkojmë fajtorët për sjelljen e tyre të ligë.
Gjithashtu, ne mund t?i parandalojmë ata që të na dëmtojnë herën tjetër. Ky iluzion i kontrollit mbi situatën, ndikon në optimizmin tonë mbi të ardhmen, dhe na ndihmon të përballemi me fatkeqësitë në një mënyrë efektive. Por pse njerëzit i përkushtohen një teorie që është e papajtueshme me logjikën,dhe sidomos kur provat për të nuk janë përfundimtare?
Konflikti me versionin zyrtar, lind nga mosbesimi ndaj institucioneve të tilla si qeveritë, shkencëtarët, media dhe autoritetet mjekësore. Ky mosbesim nxit besimin tek ekzistenca e një komploti, dhe është thelbësor për identitetin e grupeve me të cilët njerëzit tashmë shoqërohen.
Teoritë e konspiracionit, priren të zënë fill brenda të ashtuquajturave ?flluska epistemike?. Këto janë struktura sociale në të cilat zërat e kundërt përjashtohen, pak a shumë me qëllim. Kjo ndodh zakonisht në rrjetet e vetë-zgjedhura në mediat sociale si grupet e Facebook ose Twitter, ku bllokohen ata që kanë një pikëpamje tjetër.
Brenda këtyre flluskave, teoritë rreth Covid-19, shndërrohen në diçka që përcakton se kush janë njerëzit dhe çfarë përfaqësojnë ata. Për t?iu kundërvënë përhapjes së teorive të konspiracionit, ne duhet të gjejmë mënyra të tjera për të përmbushur nevojat nga të cilat lindin ato, të tilla si nevoja për kontroll,apo për të kuptuar shkaqet e një dukurie.
Dhe meqë ekspertët nuk mund të japin gjithmonë siguri mbi çdo gjë që dëshirojnë njerëzit, komunikimi miqësor dhe mbi baza shkencore, mund të ndihmojë në rrëzimin e teorive të konspiracionit, dhe të kënaqë dëshirën njerëzore për njohuri dhe kuptim të situatave./Përshtatur nga CNA.al
Disa vjet më parë, një studim që shtroi këtë pyetje dha këtë...
Nga Moisés Naím “El Pais”Interneti i sotëm nuk është as glob...
12 tetor 1972, një avion i tipit Fokker F27, i drejtuar nga ...
Kundër koronavirusit, dhe në pritje të vaksinës dhe të një k...
Veprimi më i mençur që mund të bëni në rast se ju shfaqen si...
Nga Carlotta SerioliVrasja e tmerrshme e profesorit francez ...
Nga Katya Sedgwick “The Specator”Ashtu si shumë amerikanë të...
Sulmi japonez mbi bazën ushtarake amerikane në Pearl Harbor,...
Nga Olivier Roy “Internazionale”Si humbi kaq rëndë Armenia n...
Dihet që alkooli ka shumë efekte negative mbi shëndetin tonë...
Lumi Nil me një gjatësi prej gati 6.719 km, përshkon 9 vende...
Nëse keni qenë ndonjëherë fëmijë dhe keni dashur që të provo...
Nga John Keiger “The Spectator”Për 4 vite, presidenti Donald...
Nga Francis Fukuyama, Katharine T.Bartlett & Ashish GoelMidi...
Vdekja e parakohshme e gjeniut të muzikës mbetet ende e mbul...
Nga Fabio A.Telarico “Global Risk Insights”Ballkani zhytet s...
“The Economist”Më pak se një vit pasi pandemia e Covid-19 u ...
Nga Gretchen Vogel & Jennifer Couzin-FrankelKur vala e parë ...
Studiuesit e kanë pyetur shpesh veten gjatë kësaj pandemie: ...
Në një të ardhme jo dhe aq të largët, blloqet e çeqeve do të...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...