web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Virusi i pandemisë së 1918-ës u shndërrua në një grip sezonal, a do ndodhë kështu edhe me Covid-19?

14 Dhjetor 2020, 08:09, Blog CNA

50 deri 100 milion njerëz mendohet se vdiqën në të gjithë botën nga pandemia e gripit e viteve 1918-1919 i njohur zakonisht si ?Gripi Spanjoll?. Ishte pandemia globale më vdekjeprurëse që nga Vdekja e Zezë, dhe shumë e rrallë midis viruseve të gripit, pasi vrau më shumë të rinjtë dhe të shëndetshmit, shpesh brenda disa ditësh që nga shfaqja e simptomave të para.

Por ajo që është edhe më e jashtëzakonshme në lidhje me gripin e vitit 1918, thonë ekspertët e sëmundjeve infektive, është se ai nuk u zhduk asnjëherë. Pas infektimit të rreth 500 milion njerëzve në të gjithë botën në vitet1918-1919 (një e treta e popullsisë globale), virusi H1N1 që shkaktoi Gripin Spanjoll u tërhoq por mbeti vërdallë si një grip i rregullt sezonal.

Por ndodh shumë shpesh që pasardhësit e drejtpërdrejtë të gripit të vitit 1918 të kombinohen me gripin e shpendëve apo të derrit, për të krijuar lloje të reja të fuqishme virusesh pandemike, dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi në vitet 1957, 1968 dhe 2009.

Këto shpërthime të mëvonshme epidemike të gripit, që të gjitha të krijuara pjesërisht nga virusi i 1918-ës, i morën jetën miliona njerëzve të tjerë, duke bërë që gripi i vitit 1918 të merrte emërtimin ?Nëna e të gjitha pandemive?. Xhefri Taubenberger ishte pjesë e ekipit shkencor që në fund të viteve 1990, izoloi dhe sekuencoi për herë të parë gjenomën e virusit të gripit të vitit 1918.
Procesi përfshinte nxjerrjen e ARN virale nga mostrat e mushkërive të marra për autopsi nga ushtarët amerikanë që vdiqën nga gripi i vitit 1918, plus një mushkëri e sëmurë e ruajtur në tokën e ngrirë të Alaskës për gati 100 vjet.

Sot drejtuesi i Seksionit Viral të Patogjenezës dhe Evolucionit në Institutin Kombëtar të Shëndetit në SHBA, Taubenberger thotë se analizat gjenetike të gripit të vitit 1918, tregojnë se ai nisi si një grip shpendësh, dhe përfaqësonte një lloj virusi krejtësisht të ri, kur kaloi tek njerëzit pak para vitit 1918.
Testet laboratorike të virusit të vitit 1918, të rindërtuara, tregojnë se proteinat e tij të koduara e bënë atë 100 herë më vdekjeprurëse tek minjtë sesa gripi i sotëm sezonal. Pandemia e vitit 1918 goditi në 3 valë të dallueshme për një periudhë 12-mujore.

Ajo u shfaq për herë të parë në pranverën e vitit 1918 në Amerikën e Veriut dhe Evropë, kryesisht në llogoret e Luftës së Parë Botërore, më pas u rikthye në formën e saj më vdekjeprurëse në vjeshtën e vitit 1918, duke vrarë nga shtatori deri në nëntor,dhjetëra miliona njerëz në të gjithë botën.

Vala e fundit përfshiu Australinë, Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, në fund të dimrit dhe pranverës së vitit 1919. Por a u zhduk gripi i vitit 1918 thjesht pas asaj vale të tretë? Absolutisht jo, thotë Taubenberger. Meqë e gjithë bota ishte ekspozuar ndaj virusit, dhe për këtë arsye kishte zhvilluar një imunitet natyror kundër tij, virusi i vitit 1918 nisi të pësonte mutacione dhe të evoluonte në një proces të quajtur ?ndryshim antigjenik?. Versione pak të ndryshme të gripit të vitit 1918 u rishfaqën në dimrat e viteve 1919-1920, dhe 1920-1921, por ato ishin shumë më pak vdekjeprurëse dhe gati të padallueshme nga gripi sezonal.?Gripi i vitit 1918 e humbi virulencën e tij reale në fillim të viteve 1920?-thotë Taubenberger.

Por është e pabesueshme që sipas analizave gjenetike, i njëjti lloj gripi që u shfaq për herë të parë në vitin 1918,është paraardhësi i drejtpërdrejtë i çdo gripi sezonal dhe pandemik që kemi pasur gjatë shekullit të kaluar. Në një sezon normal të gripit, shkencëtarët e vaksinave mund të gjurmojnë llojet më aktive virale, dhe të prodhojnë një vaksinë që i mbron njerëzit nga ndryshimet në virusin e gripit.
Por shumë shpesh, gjenet virale nga mbretëria e kafshëve përzihen me ato virale që infektojnë zakonisht njerëzit. ?Nëse një kafshë është e infektuar njëkohësisht me dy viruse të ndryshme të gripit, ato gjene mund të përzihen dhe përputhen për të krijuar një virus të ri që nuk ka ekzistuar kurrë më parë?-thotë Taubenberger. Kjo është ajo që ndodhi në vitin 1957 kur gripi i vitit 1918, virusi H1N1, i ndërroi gjenet me një grip tjetër të shpendëve, duke na dhënë pandeminë H2N2, e cila vrau 1 milionë njerëz në të gjithë botën.
Po kështu ndodhi në vitin 1968 me të ashtuquajturin?Gripi i Hong Kongut?, virusi H3N2 që vrau 1 milionë të tjerë. Nëse 50 deri në 100 milion njerëz vdiqën gjatë pandemisë së viteve 1918-1919, dhe dhjetëra miliona të tjerë vdiqën ngjatë shekullit që pasoi për shkak të gripit sezonal dhe shpërthimeve pandemike, atëherë të gjitha ato vdekje mund t`i atribuohen shfaqjes së vetme dhe aksidentale tek njerëzit të virusit ?kokëfortë? të vitit 1918.
?Ne jemi ende duke jetuar në atë që unë do ta quaja ?Epoka pandemike e Vitit 1918?, pra edhe pas 102 vjetësh. Dhe nuk e di sa do të zgjasë kjo?-përfundon Taubenberger./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.history.com/news/1918-flu-pandemic-never-ended





Lajmet e fundit nga