Balla reagon ndaj Athinës: Narta është tokë shqiptare, autoktone
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Pesha e pandemisë iu bë e qartë mjekes së Urgjencës në një spital të Nju Jorkut, Jane Kim, në muajin prill. Pasi kaloi javë duke u kujdesur për të sëmurë rëndë, ajo mësoi për katër të vdekur mes ?familjes? së saj në punë. Tre kishin vdekur nga virusi, një tjetër ishte vetëvrarë. Dhimbja e mpiu, thotë ajo. ?Nuk mendon dot. Nuk lëviz dot. Nuk merr dot frymë?.
Që atëherë, Kim, 39 vjeç, u mbështet tek miqtë, familja dhe terapia për t?i bërë ballë kësaj situate. Ajo është gjithashtu e inkurajuar, se mjekët tani kuptojnë më mirë se si të trajtojnë COVID-19, krahasuar me ato ditë të hershme, plot pasiguri. Por ndërsa rastet rriten në të gjithë vendin, ajo shqetësohet se mjekët do të përballen me një ?tsunami? pacientësh. ?Kam frikë se nuk jemi gati ? emocionalisht, fizikisht, mendërisht ? për ta kaluar përsëri?, thotë Kim. ?Unë nuk jam.?
Ndërsa pandemia COVID-19 u përhap, u tërhoq disi dhe u zgjerua përsëri, ajo ka shkakutar një dëm të jashtëzakonshëm për njerëz si Kim. Vetëm në SHBA, më shumë se 218,400 punonjës të kujdesit shëndetësor kanë marrë virusin dhe të paktën 800 kanë vdekur, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve; rreth 12% e punonjësve të kujdesit shëndetësor amerikan janë infektuar, krahasuar me afërsisht 3.4% të popullsisë së përgjithshme. Dhe shumë më tepër po vuajnë në mënyra të tjera ? më shumë se 40% e mjekëve në Mbretërinë e Bashkuar po raportojnë përkeqësimin e problemeve të shëndetit mendor, sipas një sondazhi të muajit tetori nga Shoqata Mjekësore Britanike. Eshtë e sigurt të thuhet se shumë punonjës të kujdesit shëndetësor nuk ndihen aspak mirë.
Problemi i mbilodhjes së mjekëve shtrihet përtej brigjeve të SHBA. Silvia Giorgis, një anesteziste 49-vjeçare në spitalin Maria Vittoria në Torino, Itali, thotë se mjekët atje punuan me ?adrenalinën e një sfide të re? gjatë valës së parë, por tani janë të irrituar që shumë pak u bë për të parandaluar një rikthim. Ajo është veçanërisht e dëshpëruar nga përhapja e pretendimeve të rreme, se mjekët po ekzagjerojnë rrezikun për të justifikuar izolimet, që janë jopopullore dhe të dëmshme ekonomikisht. ?Ne dikur merrnim ushqime, pica të mjaftueshme për të ushqyer lagje të tëra dhe gjithfarëlloj inkurajimesh, çdo ditë,? thotë Giorgis. ?Nga heronj? na bënë vrasës?.
Fakti që kaq shumë doktorë janë të rraskapitur, mund të rezultojnë në pacientë që marrin kujdes jo të përshtatshëm, duke mohuar potencialisht përfitimet e njohurive tona të reja mbi trajtimet, thotë Dr. Patrick Pavoski, një neurolog 37-vjeçar në spitalin Mercy Health në Muskegon, Michigan. E di që ka nevojë për pushim, por disa nga kolegët e tij kanë dalë pozitivë ose janë të dyshuar për COVID-19. ?Nëse sëmurem, nuk e di se çfarë do të bëjnë,? thotë Pavoski. Kohët e fundit iu desh të largohej nga një pacient për të marrë një moment, për të mbledhur veten. ?Isha aq i rraskapitur, sa po më zinte gjumi në dhomë dhe nuk po dëgjoja asgjë që ishte duke më thënë pacienti?, thotë ai.
Ashtu si punëtorët e tjerë të kujdesit shëndetësor, Pavoski është i zhgënjyer që më shumë njerëz nuk po bëjnë sakrifica për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së virusit. Ai është i mërzitur nga fotot e miqve që mblidhen pa maska ??dhe irritohet, sidomos kur dëgjon se njerëzit po planifikojnë darkat e zakonshme të Krishtlindjes, ndërkohë që disa nga fqinjët po shtrohen në spitale me COVID-19. ?I shikojmë këta njerëz në spitale dhe e dimë që ata nuk mbanin maska?.
Për Kimin, mjeken nga Nju Jorku, ka qenë veçanërisht e vështirë të merret me njerëz që dyshojnë në forcën e pandemisë pavarësisht nga të gjitha provat, nga ngarkesat në rritje, e deri te numri i madh i shtrimeve në spitale, që flet qartë për një fatkeqësi që po shpaloset para syve tanë. Pasi dikush i dërgoi një artikull duke e pyetur nëse rritja e rasteve në qytetin e saj ishte e vërtetë, ajo gati sa nuk e përplasi telefonin pas murit. ?Si munden këta njerëz?? tha. ?Si mund të guxojnë ta thonë këtë?? / TIME Magazine ? Bota.al
Ne jemi në luftë me një virus që është duke vrarë amerikanët...
Nga Roger Kimball “The Spectator”“I zhgënjyer, por jo i befa...
Berlin 1924, rrugët e qytetit tronditen nga një zhurmë e for...
Gënjeshtra më e përmendur nga mohuesit ekzistencës së virusi...
Ju mund ta shihni veten duke u rrëzuar një boshllëk të pafun...
Gënjeshtra më e përmendur nga mohuesit ekzistencës së virusi...
Nga Jeffrey Folks “American Thinker”Le ta themi fare hapur:a...
Nga Janan GaneshAmerikanët po përjetojnë restaurimin e oliga...
Nga David Gardner “Financial Times”Këshilli Evropian duhet t...
Nga Larry Bell “Newsmax”Gjatë fushatës së tij elektorale ane...
Me dy vaksina anti-Covid gati për të marrë miratimin e autor...
Nga Lisa Bortolotti&Anna Ichino “The Conversation”Muajt e fu...
Disa vjet më parë, një studim që shtroi këtë pyetje dha këtë...
Nga Moisés Naím “El Pais”Interneti i sotëm nuk është as glob...
12 tetor 1972, një avion i tipit Fokker F27, i drejtuar nga ...
Kundër koronavirusit, dhe në pritje të vaksinës dhe të një k...
Veprimi më i mençur që mund të bëni në rast se ju shfaqen si...
Nga Carlotta SerioliVrasja e tmerrshme e profesorit francez ...
Nga Katya Sedgwick “The Specator”Ashtu si shumë amerikanë të...
Sulmi japonez mbi bazën ushtarake amerikane në Pearl Harbor,...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...