Koronavirusi dhe festat e mëdha/ Cilat janë rreziqet për shtimin e infektimeve
Ndërsa rastet e reja me koronavirus po vazhdojnë që të rrite...
Nga Alex Orlando
Gjithçka kaq shpejt. Për disa javë, bota jonë u përmbys, kur një shpërthim epidemik i largët u shndërrua në një pandemi të mirëfilltë. Me vaksinat dhe ndërhyrjet farmaceutike ende në horizont, sjellja njerëzore është bërë një faktor kryesor në luftimin e sëmundjes.
Ndërkohë, kriza aktuale i ka shkaktuar si individëve dhe vetë shoqërisë shumë probleme të shëndetit mendor, nga stresi dhe ankthi, tek izolimi social. Studimet mbi pasojat psikologjik të Covid-19 janë ende në zhvillim e sipër. Sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, në mesin e verës së këtij viti, telefonatat në linjat e këshillimit psikologjik janë shtuar me 10 herë,në krahasim me periudhën para pandemisë.
Për dekada, ekspertët kanë analizuar pasojat e vetmisë afatgjatë, vështirësinë e ndryshimit të sjelljes dhe aftësinë e njeriut për të rezistuar. Këndvështrimet e tyre mund të ndihmojnë në vlerësimin e pasojave të përhershme që do lërë kjo pandemi.
?Stacioni? i izolimit
Nuk është ndonjë sekret që qeniet njerëzore janë krijesa sociale. Për mijëvjeçarë, janë lidhur midis njëri-tjetrit ato që na kanë mbajtur gjallë. Pastaj erdhi viti 2020. Miliona njerëz u gjendën të bllokuar në shtëpitë e tyre, ose plotësisht vetëm ose duke bashkëvepruar me vetëm pak të tjerë.
Gjatë historisë njerëzore, ne kemi evoluar që të mbështetemi për mbijetesë tek të tjerët, thotë Juliana Holt-Lunshtad, profesore e psikologjisë në Universitetin Brigam Jang. ?Truri ynë është përshtatur për të pasur afër të tjerët . Kur kjo na mungon krijon ndjenjën e nevojës për të qenë më vigjilent ndaj sfidave në mjedisin tonë, që duhet të përballohen vetë?- shton ajo.
Dhe kjo gatishmëri e shtuar ka një efekt të drejtpërdrejtë edhe në trupat tanë. Ajo mund të shkaktojë rritje të presionit të gjakut, rrahjeve të zemrës, hormoneve të stresit dhe niveleve të inflamacionit, dhe që të gjitha këto kërcënojnë jetëgjatësinë tonë.
Në një studim të vitit 2010, studiuesit zbuluan se mungesa e lidhjeve sociale është e krahasueshme dhe shpesh më e dëmshme se mbipesha, pasiviteti fizik dhe rreziqet e tjera të njohura të vdekshmërisë. Për shembull, efektet shëndetësore të vetmisë janë krahasuar me pasojat e pirjes së 15 cigareve në ditë.
Fatmirësisht si një alternativë e sigurt, teknologjia ka ndihmuar në plotësimin e boshllëkut. ?Telefonimi i një të afërmi, dërgimi i një mesazh dikujt, apo shprehja e mirënjohjes për dikë mund të ndihmojë shumë në këtë situatë. Studimet kanë zbuluar se shprehja e mirënjohjes, e zvogëlon ndjesinë e vetmisë?- thotë Holt-Lunshtad.
Rezistenca ndaj ndryshimit
Pavarësisht se janë kundër krizës më të rëndë të shëndetit publik në një shekull, shumë njerëz vijojnë të mbeten rezistent ndaj ndryshimit të mënyrave të tyre të jetesës. Edhe pse studimet kanë treguar se mbajtja e maskës në fytyrë ? e kombinuar me distancën sociale dhe larjen e shpeshtë të duarve ? mund t`a frenojë transmetimin e virusit, rezistenca ndaj inercisë së zakonit dhe komoditetit është më e rëndësishme se kurrë.
Dhe vetëm informacioni nuk është i mjaftueshëm për të zhvendosur sjelljen e dikujt, edhe kur këto masa mund të nënkuptojnë ndryshimin midis jetës dhe vdekjes. ?Mendoni pak për gjithë amerikanët që janë mbipeshë. A u mjafton atyre që t?i tregoni se si funksionon djegia e kalorive për të rënë shpejt në peshë? Është shumë më e vështirë se kaq?- thotë Greçen Çapman, psikologe në Universitetin Carnegie Mellon.
Studime të tjera, sugjerojnë se disa sjellje mund të jenë një mënyrë për të afirmuar identitetin tonë. Por kjo nuk do të thotë që ndryshimi është i pamundur. Në fakt, shkencëtarët kanë identifikuar teknika specifike për inkurajimin e sjelljes së shëndetshme dhe pro-sociale, sikurse është edhe mbajtja e maskës. Një studim i vitit 2016, tregon se organizimi i një aktiviteti potencialisht argëtues mund të veprojë si një nxitje.
Mbetemi rezistentë pavarësisht sfidave të mëdha
Është e vështirë të mos vlerësohet natyra katastrofike e pandemisë së SARS-CoV. Deri në tetor, virusi tashmë kishte infektuar dhjetëra miliona njerëz dhe vrarë 1 milionë njerëz në të gjithë botën. Gjithashtu, pandemia po krijon probleme të ndryshme psikologjike: Lodhjen e prindërve me fëmijët në shtëpi për shkak të mbylljes së shkollave, paranojën e përgjithshme për ndonjë simptomë e sëmundjes,etj.
Por një sërë hulumtimesh tregojnë se edhe kjo situatë e ka një rezultat shumë pozitiv, rezistencën. Në psikologji, ky term i referohet një kursi të qëndrueshëm të shëndetit mendor pavarësisht ngjarjeve stresuese ose traumatike. Një studim i vitit 2004 zbuloi se rreth 2/3 e njerëzve kanë të ngjarë të shfaqin qëndrueshmëri edhe pasi kalojnë një ngjarje të rëndë. / ?Discover Magazine? ? Bota.al
Ndërsa rastet e reja me koronavirus po vazhdojnë që të rrite...
Nga Doug DaisMundësia e ekzistencës së jetës jashtëtokësore,...
“The Economist”“E imagjinoni çfarë lloj represioni duhet që ...
Nga Jennifer NuzzoSipas fjalëve të Tedros Adhanom Ghebreyesu...
Nga Gordon Brown “The Financial Times”Shumica prej nesh po e...
Vaksinimet kundër Covid-19 janë duke u zhvilluar në Angli, d...
Nga Josh Michaud & Jen KatesMuajin nëntor solli disa nga laj...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Shumë më të rëndësishme se sa z...
Nga Maria Elena CapitanioMe ndryshimin e zakoneve për shkak ...
Nga Jonathan Gornall “Arab News”Do të duhet të kalojnë edhe ...
Nga Kelly SlivkaQeniet njerëzore priren që të magjepsen me o...
Nga Tim HarfordNe i dhamë lamtumirë nënës në prag të Krishtl...
Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza e ka bërë t...
Nga Dmitry Bolkunets “Echo Moskvy”Rezultatet e zgjedhjeve pr...
Ashtu si miliona studentë në të gjithë botën, Greta Thunberg...
Nga Francis Pike “The Spectator”Mund të ketë ardhur koha që ...
Nga Jay Bhattacharya & Christos A. MakridisMedias i shijojnë...
Duke ndjekur ngjarjet komplekse të miratimit të vaksinave të...
50 deri 100 milion njerëz mendohet se vdiqën në të gjithë bo...
Pesha e pandemisë iu bë e qartë mjekes së Urgjencës në një s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...