Tronditet Venezuela/ Dy tërmete të fuqishme godasin vendin, 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Nga Gordon Brown ?The Financial Times?
Shumica prej nesh po e presim me padurim 2021-in, si vitin e vaksinimit masiv kundër Covid019, si dhe efektet pozitive që ai pritet të sjellë në ekonomi. Por ne s?duhet që ta ngatërrojmë atë me rimëkëmbjen e qëndrueshme globale për të cilën ka nevojë bota.
Ndërsa Kina mund t?i rikthehet shpejt niveleve para-pandemike të rritjes ekonomike, vendet e G7 – madje edhe me një vaksinim të suksesshëm masiv – nuk kanë gjasa të arrijnë nivelet e tyre të mëparshme të prodhimit në vitin 2022. Pa një mbështetje më të madhe të shtetit, papunësia në gjithë Evropën ka të ngjarë të dyfishohet, dhe në rrafshin global deri në 150 milion e më shumë njerëz po i bashkohen grupit të më të varfërve të botës.
Ekonomia botërore po shkon drejt një dekade të karakterizuar nga një rritje ekonomike e ulët dhe një papunësi e lartë. Është e kotë të presësh që vetëm ulja e normave të interesit të rikthejë nivelet e para krizës në investimet private,teksa papunësia po e shkatërron kërkesën.
Kriza e likuiditetit e këtij viti, mund të shndërrohet lehtësisht në një krizë të aftësisë paguese gjatë gjithë kësaj dekade që ka nisur, dhe plagët e papunësisë afatgjatë mund të zgjasin për një brez. Ajo që mungon në menaxhimin e krizës aktuale, është një plan i koordinuar ndërkombëtarisht për të pasur një rritje ekonomike që njeh kufizimet e politikës monetare, në kushtet kur normat e interesit janë afër zeros. Vetëm bashkëpunimi midis SHBA-ë, Evropës dhe Kinës mund t`a ndryshojë situatën. Dhe kjo është arsyeja se përse inaugurimi në janar i presidentit të ri amerikan, duhet të pasohet nga një samit i jashtëzakonshëm i G20 në shkurt. Përfitimet nga një samit i tillë do të ishin shumë të rëndësishme.
FMN beson se nëse vendet e G20, që kanë shumë hapësira fiskale, do të rrisin me 0.5-1 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto shpenzimet në infrastrukturë gjatë viteve të ardhshme, atëherë ekonomia botërore do të zgjerohej me 1 trilionë dollarë shtesë deri në vitin 2025.
Por nëse ne do të arrinim një rritje globale të sinkronizuar, sikurse bëmë në fundin e vitit 2009 pas krizës financiare, efekti shumëzues – nga rritja e tregtisë dhe konsumit – do të ishte dy herë më efektive në nxitjen e rritjes ekonomike. Bota do të përfitonte një divident të mirë nga ky bashkëpunim, duke e rritur me një shtesë prej 2 trilionë dollarë prodhimin botëror. Një stimul fiskal edhe më i guximshëm, duke rritur shpenzimet midis 1-3 për qind të PBB në vitin 2021, mund të sjellë 2/3 e këtyre fitimeve në vetëm një vit.
Por vetëm një iniciativë nga G20mund të na çojë larg:Ne nuk kemi luksin të përjashtojmë vendet me të ardhura më të ulëta në botë, të cilave sipas FMN u duhen rreth 2.5 trilionë për të përshpejtuar rimëkëmbjen e tyre. Fuqia e tyre e kufizuar fiskale, kontraston shumë me atë të Perëndimit. Ndërsa shumica e këtyre vendeve kanë qenë në gjendje të marrin hua në tregun ndërkombëtar, ndihma, lehtësimi i borxheve dhe huadhënia e zgjeruar shumëpalëshe bankare, që mund të kompensojnë rënien e të ardhurave nga taksat,ka ecur me ritme të ngadalta, duke i lënë pas dore programet e kujdesit shëndetësor dhe ato kundër varfërisë.
Në njërin nga veprimet e tij të para si president i SHBA-së, Joe Biden duhet të bjerë dakord me atë që Donald Trump refuzoi gjatë gjithë vitit 2020:emetimin e parave të reja ndërkombëtare, në formën e të drejtave speciale të tërheqjes. Rreth 1.2 trilionë dollarë mund të paguhen në dy këste në vitet 2021 dhe 2023 pa kërkuar miratimin e Kongresit apo parlamentit kombëtar. Do të ishte një akt historik i një lidershipi kolektiv largpamës, nëse vendet e G20 do të bien dakord që pjesa më e madhe të alokimeve të shkojë për Afrikën. Dhe nëse FMN dhe bankat shumëpalëshe të zhvillimit,do të financojë këtë nismë me fonde nga burimet e tyre të konsiderueshme, dhe mbajnë zotimet e tyre për lehtësimin e borxheve kombëtare, atëherë ne do të kemi Planin Marshall të shekullit XXI prej 2 trilionë dollarësh për botën në zhvillim.
Plani global i rritjes ekonomike duhet të jetë edhe më ambicioz. Shumë ekonomi të përparuara,e kanë përdorur hapësirën e tyre fiskale në fazën e shpëtimit. Por në një mjedis me norma të ulëta interesi, investimet për rritjen e produktivitetit, krijimin e vendeve të reja të punës do të japin më vonë frytet e tyre, duke krijuar një rreth ciklik të kërkesës, rritjes dhe të ardhurave nga taksat.
Nëse e arrijmë këtë, alokimi i fondeve që mund të tërhiqen direkt (SDR), na siguron që të gjitha përfitimet e pretenduara nga teoria monetare moderne, dhe një mori burimesh pa norma interesi, pa rreziqe. Dhe nëse do të godasim fort parajsat fiskale, do të mund të riatdhesonim më shumë se 400 miliardë dollarëve që humbin çdo vit në fondet kombëtare të anëtarëve të OECD-së.
Sigurisht, defiçitet do të bëhen të pakontrollueshme nëse inflacioni del nga kontrolli, dhe nëse investimet private janë më të shumta sesa mund të përthithen nga ekonomitë. Por me inflacionin dhe normat e interesit të ulëta, dhe investimet private të reduktuara, sfida e sotme është krejt e ndryshme.
Ajo kërkon rritjen e kërkesës globale, gjë që do të riaktivizojë investimet dhe punësimin, të cilat janë nga ana e tyre çelësi i rritjes ekonomike dhe uljes përfundimtare të borxhit, me përfitimin e të gjitha kombeve, të pasura dhe të varfra./Përshtatur nga CNA.al
Shënim:Gordon Brown, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe.
Burimi: https://www.ft.com/content/e6b2fced-7392-4624-8e4e-ff039e0020dd
Vaksinimet kundër Covid-19 janë duke u zhvilluar në Angli, d...
Nga Josh Michaud & Jen KatesMuajin nëntor solli disa nga laj...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Shumë më të rëndësishme se sa z...
Nga Maria Elena CapitanioMe ndryshimin e zakoneve për shkak ...
Nga Jonathan Gornall “Arab News”Do të duhet të kalojnë edhe ...
Nga Kelly SlivkaQeniet njerëzore priren që të magjepsen me o...
Nga Tim HarfordNe i dhamë lamtumirë nënës në prag të Krishtl...
Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza e ka bërë t...
Nga Dmitry Bolkunets “Echo Moskvy”Rezultatet e zgjedhjeve pr...
Ashtu si miliona studentë në të gjithë botën, Greta Thunberg...
Nga Francis Pike “The Spectator”Mund të ketë ardhur koha që ...
Nga Jay Bhattacharya & Christos A. MakridisMedias i shijojnë...
Duke ndjekur ngjarjet komplekse të miratimit të vaksinave të...
50 deri 100 milion njerëz mendohet se vdiqën në të gjithë bo...
Pesha e pandemisë iu bë e qartë mjekes së Urgjencës në një s...
Ne jemi në luftë me një virus që është duke vrarë amerikanët...
Nga Roger Kimball “The Spectator”“I zhgënjyer, por jo i befa...
Berlin 1924, rrugët e qytetit tronditen nga një zhurmë e for...
Gënjeshtra më e përmendur nga mohuesit ekzistencës së virusi...
Ju mund ta shihni veten duke u rrëzuar një boshllëk të pafun...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...