Xhejms Bond në jetën reale/ Nga u frymëzua Jan Flemingu?
Disa shkrimtarë, kalojnë vite në shkrimin e romanit të tyre ...
?The Economist?
Pas Britanisë së Madhe, vaksinat e para të koronavirusit kanë marrë autorizimin e përdorimit emergjent në SHBA, dhe duke nisur nga kjo javë edhe ne Bashkimin Evropian. Kjo ka çelur një fazë të re në betejën kundër Covid-19.
Zbulimi i vaksinave që duken efektive në mbrojtjen ndaj Covid-19, ka rritur shpresat se shoqëritë do të jenë në gjendje të rikthehen së shpejti në normalitet. Pasi të jetë imunizuar një pjesë e mjaftueshme e popullsisë, do të ketë më pak nevojë për kufizime që parandalojnë grumbullimet e mëdha, festat dhe të gjitha gjërat që u ndalën në mars.
Fatkeqësisht, një rritje tjetër e rasteve me Covid-19 në SHBA dhe Evropë, po tregon se sa shumë larg janë ende vendet nga normaliteti. Javët e ardhshme – normalisht më të ngarkuarat për shërbimin shëndetësor dhe shpenzimet sociale – do të jenë jetike në parandalimin e një përshpejtimi të mëtejshëm të rasteve që mund të mbingarkojnë spitalet. Situatë aktuale nënvizon nevojën për përmbajtje dhe vigjilencë të vazhdueshme gjatë muajit janar, kur shumë njerëz më shumë preferojnë të festojnë, sesa të ruajnë diatancën sociale. Numri i rasteve të reja, është rritur shumë pavarësisht rivendosjes së kufizimeve pas verës.
Por kjo, nga ana tjetër ka thithur shumë nga kapaciteti i sistemeve të kujdesit shëndetësor për të trajtuar dhe mbrojtur popullatat. Qeveritë nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të vendosin sërish kufizime më të ashpra. Suedia, vendi që është përpjekur gjatë gjithë pandemisë t?i lërë qytetarët e saj sa më shumë të lirë, ka marrë oferta mbështetje nga fqinjët e saj nordikë për të ndihmuar spitalet e saj të tej-populluara me të sëmurë.
Rritje e shpejtë e rasteve të reja,është e përhapur në të gjitha ekonomitë e zhvilluara. Gjermania, që në përgjithësi e shmangu më të keqen e valës së parë krahasuar me fqinjët e saj, ka hyrë në një bllokim të rreptë që nga e mërkura e kaluar.
Masat përfshijnë mbylljen e shkollave dhe dyqaneve. Franca është duke zbatuar një orë policore që nis tashmë në orën 20:00, përfshirë natën e Vitit të Ri. Italia po mendon të zgjerojë orarin e ndalimin të qarkullimit dhe të udhëtimeve jo të domosdoshme. Belgjika ka zgjatur masat e saj kufizuese gjatë pushimeve, dhe do t?i lejojë familjet të ftojnë për festa vetëm një mik të rritur. Nga e mërkura, kryeqyteti anglez Londra do të jetë nën masat më të rrepta kufizuese në vend.
Kjo gjë është për të ardhur keq, dhe vështirësohet nga fakti se po ndodh pak ditë para periudhës së pushimeve, kur familjet dëshirojnë të jenë bashkë. Dhe ato mund të injorojnë çdo lloj udhëzimi nga qeveria britanike, që po përpiqet të anulojë festimet e Krishtlindjeve.
Dëshira për t?u çlodhur apo për të hequr dorë nga masat kufizuese është e kuptueshme. Lufta kundër koronavirusit ka përfshirë një sakrificë të madhe dhe izolim, dhe të gjitha këto kanë bërë që njerëzit t`i dëshirojnë fort festimet e zakonshme mes familjarëve dhe miqve. Por është pikërisht kjo dëshirë për kontakt njerëzor, nga e cila përfitojnë viruset. Covid-19 u shfaq pak para Vitit të Ri Hënor në Kinë. Kufizimet që vendosi qeveria kineze kundër lëvizjes jashtë provincës Hubei, ku mendohet t`a ketë origjinën virusi, ndihmuan ndoshta në reduktimin e përhapjes. Në SHBA, festimet dhe udhëtimet me rastin e Ditës së Falënderimeve, çuan në një rritje të madhe të infeksioneve. Vendi përjetoi javën e shkuar, javën e tij më vdekjeprurëse të pandemisë.
Javët e ardhshme, kur qytetarët në shumë vende do të privohen nga kënaqësitë normale të sezonit të festave, përveç sakrificave të bëra tashmë gjatë gjithë vitit, do të jenë nga javët më të vështirat e pandemisë. Megjithatë, fillimi i programeve të vaksinimit nënkupton se viti i
ri do të sjellë shpresë për fillimin e fundit të saj./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.ft.com/content/a8ead1c6-c0f8-4da8-9159-4ea5c894f6e6
Disa shkrimtarë, kalojnë vite në shkrimin e romanit të tyre ...
Nga Vittorio Da Rold “Business Insider Italia”A po përsërite...
Një grua e re afro-amerikane ka dhënë një nga kontributet më...
Nga Elisabeth BrawZakonisht, shumica e njerëzve, nuk i kusht...
Pacientët e shtruar në spital me Covid-19, janë më të rrezik...
“AFP”Ndërsa qeveritë e Ballkanit po përpiqen që të sigurojnë...
Nga Francois Murphy “Reuters’Një marrëveshje bërthamore e vi...
Nga Alex OrlandoGjithçka kaq shpejt. Për disa javë, bota jon...
Ndërsa rastet e reja me koronavirus po vazhdojnë që të rrite...
Nga Doug DaisMundësia e ekzistencës së jetës jashtëtokësore,...
“The Economist”“E imagjinoni çfarë lloj represioni duhet që ...
Nga Jennifer NuzzoSipas fjalëve të Tedros Adhanom Ghebreyesu...
Nga Gordon Brown “The Financial Times”Shumica prej nesh po e...
Vaksinimet kundër Covid-19 janë duke u zhvilluar në Angli, d...
Nga Josh Michaud & Jen KatesMuajin nëntor solli disa nga laj...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Shumë më të rëndësishme se sa z...
Nga Maria Elena CapitanioMe ndryshimin e zakoneve për shkak ...
Nga Jonathan Gornall “Arab News”Do të duhet të kalojnë edhe ...
Nga Kelly SlivkaQeniet njerëzore priren që të magjepsen me o...
Nga Tim HarfordNe i dhamë lamtumirë nënës në prag të Krishtl...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...