web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kundërshtarët më të rrezikshëm të Joe Biden si president? Radikalët e majtë në Partinë Demokratike

28 Dhjetor 2020, 07:49, Blog CNA

Nga Victor Davis Hanson ?Fox News?

Joe Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së. Por ai do të përballet me një kundërshtime dhe armiqësi, në një formë që e kanë përjetuar pak presidentë të tjerë. Dhe këtë mund t?ia garantojë krahu më radikal në Partinë Demokratike. Kur kandidati i fundit demokrat u tërhoq nga gara, dhe Bajden u shpall si kandidati zyrtar i PD, u zhdukën që të gjitha historitë e mëparshme negative në media mbi rënien e tij të njohur të aftësive njohëse, dhe skandalet financiare të familjes së tij.

Që nga prilli i këtij viti dhe në vazhdim tutje, Bajden u rrethua një errësirë mediatike rreth tij. Intervistat e tij të rralla, ishin të përgatitura deri në detaje. Komunikatat e Bajden vendoseshin në teleprompter. Konferencat për shtyp ishin gati jo-ekzistente. Përmendja e marrëdhënieve të biznesit të djallit të tij Hanter Biden në Kinë dhe Ukrainë, ishin një tabu për shumë media. Pra dukej se për to ishte një mëkat i rëndë, t?i referoheshin raporteve mbi një e-mail ku Hanter Biden flet në detaje për një shpërndarje prej 10 për qind të të ardhurave të bizneseve të tij për ?Big Guy? (Djalin e Madh), një referencë kjo për të atin Xho Bajden.

Ndryshe nga Donald Trump, Xho Bajden nuk bëri asnjëherë fushatë. Pas zgjedhjeve paraprake, ai ia transferoi fushatën e tij të vjeshtës 2020 vartësve dhe gazetarëve të përkëdhelur, që e sulmuan ashpër Trump. Si president, Bajden nuk mund ta shmangë përgjithmonë median. Ai do të përballet shumë shpejt me takime me udhëheqësit e huaj. Do të duhet të takojë dhjetëra njerëz çdo javë.

A është ai apo kombi i përgatitur për pasojat e kthimit të tij në normalitet, pas gati një viti mashtrimesh mediatike dhe një izolimit të detyruar?

Që të fitonin, demokratët e këshilluar Bajdenin 78 vjeçar të fshihte axhendat radikale, që kishin frikësuar aq shumë votuesit gjatë garave brenda-partiake. Disa herë, demokratët dukej se kishin direkt lidhje me rrëzimin e statujave, protestat, trazirat dhe dhunën, që pllakosën qytetet amerikane për pjesën më të madhe të verës së shkuar.Duke pasur parasysh pazarin faustian të demokratëve me fraksionin e tyre më të majtë, zërat e pakënaqur mbi zgjedhjet e stafit kryesor të Bajden apo skandalet financiare të familjes së tij, do të vijnë më shumë gjasa nga krahu i majtë i partisë së tij, që është më shumë i etur për një presidencë të Kamala Herris. Ata kanë gjasa të jenë një opozitë edhe më e ashpër se sa ajo republikane. Bajden do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, me një mal me dyshime mbi të. Djali, vëllai dhe ndoshta bashkëpunëtorët e familjes së tij, mund të flasin nëse përballen me hetimet e FBI, pse jo edhe me një hetim të veçantë që mund ta çojë drejt procedurave të shkarkimit.

Nëse republikanët mbajnë Senatin dhe fitojnë edhe Kongresin në zgjedhjet e mesit të mandatit në vitin 2022, ata mund të bëjnë atë që demokratët bënë në vitin 2020. Por nëse ata do ta fajësojnë Xho Bajdenin si një përfitues të mundshëm nga bizneset e familjes së tij në vende të huaja, një Senat i kontrolluar nga republikanët mund t?i hapte jo pak probleme.

Bajden i quajti mbështetësit e Trump si ?militantë të shëmtuar? dhe të ?çmendur?. Ai e krahasoi presidentin me Jozef Gëbelsin, propagandistin nazist të Adolf Hitlerit. Bajden e etiketoi Trumpin si presidentin e parë racist të kombit. Gjysmës së kombit amerikan, do t?i duhet pak kohë për t?i harruar të gjitha ato. Riparimi i protokolleve të deformuara të diskursit publik do të kërkojë edhe më shumë kohë, duke pasur parasysh se e majta harroi paralajmërimin e lashtë të Tukididit për të mos shkatërruar institucionet, aftësitë mbrojtëse të të cilave një ditë mund të na duhen. Bajden duhet të shpresojë që FBI të mos kryejë hetime të pavarura ndaj tij, ashtu siç bëri ndaj Donald Trump. Lëreni Bajden të pretendojë se ka një komunitet mjekësor partiak, siç ishte sipas tij rasti me Trumpin. Ai duhet të shpresojë që nëse republikanët mbajnë kontrollin e Senatit në Janar, të mos imitojnë zakonin e demokratëve, duke votuar gati kundër thuajse çdo emërimit të Trump.

Nëse do ta bënte këtë si një parti e shumicës në të dy dhomat e Kongresit, Bajden do të kishte probleme me konfirmimin qoftë edhe një gjykatësi të vetëm. Le të përshëndetim thirrjen e Bajdenit për unitet. Por ai duhet të shpresojë që opozita të mos i bëjë atij dhe partisë së tij, atë që demokratët i bënë kaq hidhur Donald Trumpit./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.foxnews.com/opinion/joe-biden-hunter-biden-media-victor-davis-hanson





Lajmet e fundit nga