web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjerimi i BE në Ballkan, po pengohet nga “epidemia” e vetove

27 Dhjetor 2020, 11:05, Blog CNA

Nga Orhan Draga? ?Euractiv?

Maqedonasit janë njerëz emocionalë, dhe ndoshta e kishin të vështirë që ta përballonin ?stuhinë? e emocioneve të ndryshme, ndaj së cilave u ekspozuan në vetëm pak ditë – nga entuziazmi për pjesëmarrjen e parë në Kampionatin Evropian të futbollit vitin e ardhshëm, tek një tjetër bllokadë të re në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ka të ngjarë që këto gjëra të mos janë të krahasueshme, dhe nuk u interesojnë të
gjithë maqedonasit në mënyrë të barabartë. Por ka disa simbole të përbashkëta në hapat e Maqedonisë drejt Evropës, si në futboll, ashtu edhe në politikë.

Ata e kanë pritur suksesin për dekada, por tani për tani, rezultate kanë vetëm në futboll,dhe jo në fushën e integrimit. Fakti që Bullgaria bllokoi çeljen e negociatave të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut, nuk është as risi dhe as ndonjë befasi. Ka një histori e gjatë të pengimit midis fqinjëve në rrugën e fitimit të anëtarësimit në union.

Kështu Sllovenia bllokoi dikur hyrjen e Kroacisë në union, për shkak të kufirit në Gjirin Piran. Ndërkohë, sapo u bë anëtare e BE-së, vetë Kroacia bllokoi negociatat e Serbisë, dhe Bullgaria bëri të njëjtën gjë për pak kohë 3 vjet më parë, për shkak të pozitës ku gjendet sot pakica e saj në Serbi.

Greqia e mbajti peng Maqedoninë për dekada, pa asnjë shans për t?u integruar në Evropë dhe NATO, derisa kjo e fundit e ndryshoi emrin e saj. Gjatë gjithë kohës, BE ka përsëritur se problemet e pazgjidhura të fqinjësisë, nuk duhet të jenë një arsye që një anëtar i unionit të vërë veton ndaj fqinjin të vet, që nuk është ende anëtar.

Por kush do ta besojë tani këtë, veçanërisht pas vetos bullgare? Pra, problemi nuk është pse Bullgaria e kushtëzon pranimin e Maqedonisë në BE, por që Bullgaria e përdor pozicionin e saj i anëtare e BE-së, për të arritur disa nga interesat e saj të politikës së jashtme, ashtu siç kanë bërë më herët shumë të tjerë.
Dhe një akt i tillë është plotësisht i ligjshëm. Por problemi është se Brukseli nuk ka as dëshirën dhe as mënyrën, për të dekurajuar apo parandaluar veprime të tilla të njëanshme të anëtarëve të saj. Ndaj faktit që Bullgaria e kushtëzon Maqedoninë e Veriut me çështje historike dhe ato identitare, Gjermania, si kryesuesja e presidencës së BE-së, po reagon me ftohtësi dhe pa interes:Le ta zgjidhin vetë, dhe ne do t?i ndihmojmë, vetëm nëse ata na telefonojnë…

Në këtë rast, BE po tregon mosinteresimin e vet më të madh dhe më të hapur deri më tani, ndaj hapjes së derës për anëtarët e rinj nga Ballkani. As Brukseli, dhe as kryeqytetet kryesore evropiane nuk po përpiqen të gjejnë ndonjë fjalë ngushëlluese dhe optimiste për ata që janë ende në ?dhomën? e pritjes.
Ata thjesht nuk kanë më vullnet për këtë gjë. Ajo me të cilën po përballen vendet anëtare janë bllokadat dhe vetos brenda vetë BE-së. Si duhet të veprojnë ato me Hungarinë dhe Poloninë, të cilat po bllokojnë miratimin e një buxheti gjigand prej 1.8 trilionë eurosh, pasi përdorimi i tij kushtëzohet nga respektimi i të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit?

Një veto, ajo bullgare, ka të bëjë vetëm me qytetarët e Maqedonisë së Veriut, dhe ndoshta me fqinjët e tyre ballkanikë. Por vetoja tjetër, ajo hungareze dhe polake, ka të bëjë me gjithë Evropën, atë të pasurën. Megjithëse diapazoni i tyre është i ndryshëm, thelbi i tyre është i njëjtë.

Ato nuk sjellin asgjë të mirë as për ata që i përdorin, dhe as për ata ndaj të cilëve vendoset vetoja. Evropa është përballur me muret për një kohë të gjatë, dhe ato ia ka vendosur vetes, dhe funksionimit të saj efikas. Vetoja bullgare mbi çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, dhe akoma më shumë heshtja gjermane mbi këtë çështje, është një kujtesë për Serbinë, se ajo do të hyjë në një BE që do jetë shumë më ndryshe nga sa është sot.

Më shumë gjasa do të jetë një BE e ndarë në disa zona, qarqe, ?shpejtësi?, siç e përshkroi Emanuel Makron dy vjet më parë. Një BE e tillë ekziston tashmë në realitet. Zonat e saj kufizohen nga fuqia ekonomike, e cila është natyrore dhe funksionale.

Deri kur ky realitet të zyrtarizohet përmes reformës së Bashkimit Evropian, do të ketë gjithnjë e më shumë veto. Dhe ato do të jenë më të ashpra, derisa BE-ja të shndërrohet në  një komunitet funksional, jo si ai që kemi sot, të cilin askush nuk dëshiron të lëshojë. Dhënia e miliona eurove ndihmë Ballkanit, për të kapërcyer pasojat e pandemisë ishte një gjest i vullnetit të mirë, por që duhet të pasohet nga të tjerat. Përndryshe, evropianët do të zëvendësohen lehtësisht në Ballkan nga disa lojtarë të tjerë të mëdhenj, të cilat do të jenë të dëmshëm si për BE-në, ashtu edhe për Ballkanin.

Pas vetos bullgare kundër Maqedoninë e Veriut, është e vështirë të pritet një forcim i besimit kudo në Ballkan ndaj BE-së, dhe i dëshirës për t?u bashkuar me të. Vendi i entuziazmit pro-evropian, do të zihet menjëherë nga dikush tjetër, në planet e të cilit mbi Ballkanin nuk ka shumë vend për përparim, siguri, dhe zhvillim të kombeve të rajonit.

Dhe për fat të keq në Ballkanin Perëndimor, ka ende shumë potencial për konflikt, varfëri
dhe korrupsion. Dhe ndërsa Evropa po e nënvlerëson rrezikun që qëndron pas vetos bullgare, Shtetet e Bashkuara kanë një panoramë më të qartë, dhe kërkojnë që probleme të tilla të zgjidhen jashtë procesit të pranimit në BE.

Ashtu si në rastin e negociatave të ngrira për Kosovën, të cilat i riaktivizoi, Uashingtoni po angazhohet si sponsori kryesor i rrugës Ballkanike drejt BE-së. Dhe gjykuar nga deklaratat e Majkëll Karpenter, ish-këshilltari i politikës së jashtme të Xho Bajdenit, që tha se Bullgaria dhe as Maqedonia e Veriut nuk fitojnë asgjë nga konflikti aktual, kjo tendencë do të vazhdojë edhe në administratën e ardhshme amerikane./CNA.al

EU enlargement: Beware the veto epidemic





Lajmet e fundit nga