Rama ka ndërhyrë për Ballukun?/ Braho-opozitës: Paraqitini provat në SPAK
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Diktatori komunist rumun Nikolae Çaushesku dhe gruaja e tij Elena, u ekzekutuan 31 vjet më parë nga një skuadër pushkatimi ditën e Krishtlindjes më 25 dhjetor 1989, pas një gjykimi të shkurtër. Çifti ishte arratisur nga Bukureshti me një helikopter, pas një revolte popullore që shpërtheu gjatë një tubimi të thirrur po prej Çausheskut.
Kryengritja u nxit nga shtypja e dhunshme ndaj protestuesve në qytetin perëndimor të Timishoarës, ku u vranë të paktën 4 mijë njerëz. Edhe Elena ishte në panik, pasi fajësohej pjesërisht për krimet e Çausheskut si zëvendëskryeministre e dikurshme në qeveri, dhe si një anëtare me ndikim e administratës së tij.
Ministri i Mbrojtjes, Vasie Milea, u urdhërua të hapte zjarr ndaj protestuesve. Por ai refuzoi dhe kreu vetëvrasje. Por disa thonë se Milea u vra nga Çaushesku. Sido që të jetë e vërteta, ushtria pastaj ndryshoi anë, dhe u rreshtua kundër diktatorit. Pavarësisht se gjeti përkohësisht strehë në një nga pallatet e tij në Snagov, disa orë më vonë ai u arrestua nga një grup ushtarësh. Ata u nxorën para një gjyqi të shkurtër, dhe menjëherë pas tij u ekzekutuan. Teknikisht, Çaushesku u dënua për ?gjenocid? për shkak të urdhrit ndaj ushtrisë për të qëlluar mbi protestuesit në Timishoara.
Çaushesku e mori drejtimin e vendit 3 ditë pas vdekjes së udhëheqësit të mëparshëm komunist George Dej në vitin 1965, me premtimin për t?ia kushtuar jetën e tij lumturisë së popullit të tij, dhe për ?ta ngritur kombin në majat më të larta të socializmit?. Po çfarë shkoi keq? Përgjigja e shkurtër:në thelb gjithçka. Ndoshta urdhri i Çausheskut për të shkatërruar 20 për qind të qytetit të vjetër historik të Bukureshtit, që të ndërtonte pallatin e tij të madh personal, ishte një shenjë e hershme paralajmëruese.
Djali i një familje fshatare nga Rumania jugore, babai i së cilës zotëronte disa dele, dhe një ngastër të vogël toke, Çaushesku u rebelua kundër babait të tij që e rrihte shpesh, dhe iku nga shtëpia në Bukuresht në moshën 11 vjeçare. Aty punoi në fillim si këpucar. U arrestua në moshën 15-vjeçare për përfshirje në një grevë, dhe më pas për propagandë komuniste. Pas luftës u bë Ministër i Bujqësisë, zv/Ministër i Mbrojtjes forcave, dhe në fund u ngjit në krye. Vizitat e tij në vitin 1971 në Kinë dhe veçanërisht në Korenë e Veriut, e frymëzuan ta çonte në një nivel të ri sundimin e tij diktatorial.
Ai donte të ndërtonte një Kore të Veriut evropiane. Për nder të tij mbaheshin parada gjigante. Por qeveria staliniste e Çausheskut nuk mund të mbahej në këmbë as me ndëshkime të ashpra ndaj disidentëve, dhe kur ushtria u kthye ndaj tij, ishte tepër vonë për çdo lloj strategji daljeje. Duke nisur nga fillimi i viteve 1980, Çaushesku vendosi një numër masash shtrënguese, me synim pagimin e të gjithë borxhit të jashtëm të Rumanisë në më pak se një dekadë.
Ai ishte paranojak se mos Rumania pësonte një fat të ngjashëm me Poloninë, e cila ishte zhytur ekonomikisht në krizë, pasi u përpoq të dilte nga një mal me borxhe të jashtme. Strategjia e zvogëlimit të borxhit të jashtëm funksionoi. Por problemi ishte se ajo i çoi rumunët në prag të urisë.
Rreth 15.000 prej tyre vdisnin në vit nga të ftohtit ekstrem, mungesat e karburantit dhe ushqimi jo i mjaftueshëm. Dhe në vitin 1989, kur protestuesit filluan të bërtisnin plot inat gjatë fjalimit të Çausheskut në Bukuresht, ata ishin gati të vdisnin aty në shesh, se sa të vdisnin të ngrirë gjatë atij dimrin shtëpitë e tyre.
Çaushesku ishte aq i fiksuar për ta bërë Rumaninë një fuqi industriale, saqë e zhyti atë në borxhe të mëdha, dhe i shkaktoi popullit vuajtje edhe më të mëdha sesa disa republika Sovjetike. Deri në ditët e tij të fundit, Çaushesku u duk i bindur se Amerika dhe Rusia po komplotonin kundër tij, duke nxitur një grusht shteti. Por në fund, e rrëzoi kriza e gjithanshme që kishte krijuar./CNA.al
The Last Days of Nicolae and Elena Ceausescu
Në Bon, në orët e para të mëngjesit të 24 prillit 1974, poli...
Nga Zaid M.Belbagi “Arab News”Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka...
Nga Julian BagginiDikur kisha në klasë një student tajvanez,...
Nga Jonathan Bernstein “Bloomberg”Ndër të metat e demokracis...
Nga Dominic Green “National Interest”Një politikë e jashtme ...
Vetëm mbajtja e një maske,mbase mund të mos jetë e mjaftuesh...
Armëpushimi i Krishtlindjes së vitit 1914, ishte një armëpus...
Nga Karol MarkowiczGjatë një konference për shtyp, guvernato...
Për muaj me radhë, teoricienët e konspiracionit dhe kundërsh...
2020-a ka qenë padyshim një vit shumë më ndryshe se zakonish...
Në një artikull të datës 21 dhjetor 1918 në Gazetën Shtetëro...
Çdo Krishtlindje, një qytet relativisht i vogël në Bregun Pe...
Në fillim u njoftua, pastaj u mohua, dhe tani u konfirmua ed...
Nga Jon Levine &Mary Kay “The New York Post”Për të paktën 7 ...
Tani kemi lajme të mira nga industria farmaceutike:Ajo ka zh...
Unioni Kristiandemokrat (CDU) i kancelares gjermane Angela M...
Nga Mark BrolinNë Suedi, duket sikur ka kaluar një kohë e gj...
Mungesa e metalit të argjendit, e shkaktuar nga rënia e qyte...
“The Economist”Pas Britanisë së Madhe, vaksinat e para të ko...
Disa shkrimtarë, kalojnë vite në shkrimin e romanit të tyre ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...